Mbahet protesta e 27-të kundër qeverisë, qytetarët drejt Kryeministrisë
Këtë të premte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 27-...
Këtë të premte po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 27-...
Një studim i ekspertëve të Bankës së Shqipërisë vuri në dukje se bankat në vendin tonë e kanë shpërndarë portofolin e tyre të kredisë në sektorë të njëjtë.
Niveli i ngjashmërisë rezulton akoma dhe më i lartë, kur në aplikim përfshihet faktori risk, i përfaqësuar nga raporti i huave me probleme. Studimi i posaçëm për këtë çështje i ekspertëve të Bankës së Shqipërisë vë dukje se diversifikimi i ulët i sektorit bankar shqiptar e ekspozon sektorin ndaj goditjeve të mundshme, të cilat mund të cenojnë qëndrueshmërinë financiare.
Kështu nisur nga ngjashmëria e lartë që karakterizon sektorin bankar shqiptar, kërkohet monitorim i kujdesshëm i investimeve me rrezik, të ndërmarra në sektorë të njëjtë.
Studimi nxjerr në pah se, pavarësisht madhësisë së bankave portofolet e kredisë janë të ngjashme. Sektori në të cilin është përqendruar më shumë kredidhënia e bankave është sektori i tregtisë, riparimit të automjeteve dhe artikujve shtëpiakë me rreth 23.4% të totalit të sektorit bankar.
Ndërsa sektorët më të ekspozuar ndaj rrezikut të kredisë, rezultojnë sektori i tregtisë, ndërtimit, industria përpunuese, transporti dhe kredia konsumatore, të cilët karakterizohen nga një nivel i ulët i koeficientit . Si rezultat i marrëdhënies së ndërsjelltë të kredive me probleme, këta sektorë rezultojnë me një nivel të lartë të raportit të kredive me probleme, thuhet në studim. Nisur nga kjo logjikë, ngjashmëria mes çifteve të bankave për këta sektorë, duke marrë parasysh rrezikun e kredisë, paraqitet e lartë.
Aplikimi i metodologjisë për periudhën para krizës (dhjetor 2008), paraqet një nivel ngjashmërie më të ulët, për rrjedhojë ekspozim më të ulët ndaj rreziqeve potenciale si rezultat i diversifikimit të portofolit të kredisë së dy bankave të sektorit bankar.
Struktura sektoriale e ekonomisë së vendit, evidenton disa sektorë specifikë, të cilët kanë kontribuar pozitivisht në rritjen ekonomike. Zgjerimi i tyre me ritme të shpejta në vite, mbështetur nga kushtet e favorshme makroekonomike dhe kërkesa e lartë e brendshme, kanë bërë që këta sektorë të jenë tërheqës për orientimin drejt tyre të investimeve të sektorit bankar.
Ndër këta sektorë përmendim: sektori i industrisë nxjerrëse, prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, ndërtimit, transportit dhe bujqësisë. Kjo ndarje i referohet grupimit të biznesit, megjithatë mbështetje me financim ka pasur edhe grupimi i individëve, konkretisht me kredinë konsumatore dhe me atë për blerje të pasurive të paluajtshme.
Aktiviteti kreditues në vend mbizotërohet nga sektori bankar, ku afërsisht 96% e kredisë akordohet nga bankat, 3.2% nga institucionet financiare jobanka dhe 1.1% nga shoqëritë e kursim-kreditit. Kreditimi i ekonomisë shqiptare ka kaluar nëpër cikle të ndryshme zhvillimi, duke regjistruar nivele të larta zgjerimi dhe njëkohësisht periudha ngërçi.
Roli ndërmjetësues i sektorit bankar shqiptar u bë më i dukshëm pas vitit 2004, si pasojë e disa zhvillimeve në të, ku përmendim: privatizimi i bankës më të madhe në vend, Bankës së Kursimeve në 2004 dhe shtimi i një numri bankash të huaja, si dhe përmirësimi i bazës rregullative. Aktiviteti kreditues nga viti 2001-2004, edhe pse me bazë të ulët, shënonte një rritje mesatare vjetore prej 33%, duke përbërë mesatarisht 7.4% të PBB-së së vendit.
Vitet 2004-2008, kanë regjistruar normat më të larta të rritjes së kredisë, mesatarisht 57%, duke përbërë mesatarisht 24% të PBB-së së vendit. Gjatë këtyre viteve, rritje më të shpejtë të kredisë, edhe pse karakterizohen nga një bazë më e ulët, njohën kredimarrësit individë (mesatarisht 67.2%) sidomos kredia hipotekare, meqenëse kërkesa për këtë lloj kredie u rrit
dukshëm. Ndërsa, subjekti biznes regjistroi një rritje mesatare prej 45%.
Prirja rënëse e kreditimit vijoi edhe në vitet në vazhdim, duke kulmuar me vlera negative rritjeje (korrik 2013-korrik 2014) kryesisht si rezultat i ngadalësimit ekonomik dhe performancës së ulët të portofolit të kredisë.
Teksa Gjykata e Tiranës ka përcaktuar administratorin e përk...
Horoskopi ditor për diten e hënë – 28. mars 2016Përfitoni ng...
TCH bën të ditur se javët e fundit OSHEE ka marrë masa të la...
Sacra Corona Unitta është themeluar në vitin 1981. Organizat...
Nga Uilliam Sidis që hyri në Harvard në moshën 9-vjeçare, Le...
Në Beograd, mijëra njerëz marshuan të dielën kundër NATO-s d...
Deri në rënien e komunizmit Shqipëria ishte vendi më i izolu...
Papa Françesku i bëri thirrje botës me rastin e Pashëve që t...
Katër persona janë arrestuar gjatë 13 operacioneve antiterro...
Deputetja demokrate Majlinda Bregu shprehet se vrasja e kris...
Latini kishte të drejtë kur thoshte “Errare humanum est”, fj...
Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në fshatin Vreshtas të Fieri...
Aktivistët e shoqërisë civile kanë hedhur akuza mbi policin ...
Keto foto tregojne ate cfare ndodh vertet tek parku i liqeni...
Te kujtosh Pashken duke ngrene e pire birre e raki si derr n...
Më 28 Dhjetor 2015, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka fi...
Sipas ligjit të dekriminalizimit ai do të duhet të lërë mand...
Historiani Bernd Fischer në librin dhe studimet e tij numëro...
Me dhjetëra mijëra emigrantët e bllokuar në Greqi, vendi po ...
Gëzim Llojdia1. Editori i gazetës” Dielli” SHBA,Dalib Greca ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...