"Na kanë shkelur, nuk i falim lotët e rinisë"/ Protestë në Korçë kundër qeverisë
Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar këtë të shtunë...
Protesta qytetare kundër qeverisë ka vijuar këtë të shtunë...
Ligji i ri i Kthimit dhe Kompensimit të Pronës, i miratuar nga qeveria Rama, po vë në dyshim vokacionin europian të Shqipërisë. Presidenti i Republikës, me këtë deklaratë të fortë në një intervistë për Televizionin Klan, përcjell edhe shqetësimin e autoriteteve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, pas vizitës së tij zyrtare në Strazburg.
?Por ajo që është më shqetësuese ka të bëjë me faktin e ligjit të ri, të miratuar nga qeveria shqiptare, i cili është një ligj ku për herë të parë, zyrtarisht dhe publikisht, përfaqësohet dhe shprehet një qëndrim antievropian të një qeverie në Shqipëri. Praktikisht duke vendosur që një agjenci administrative rishikon dhe ndryshon vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut do të thotë që Shqipëria, qeveria shqiptare praktikisht ka abroguar dhe nuk njeh më Konventën Evropiane. Për më tepër që çështja e njohjes dhe kthimit të së drejtës së pronës te pronari është një nga pesë përparësitë kyçe të procesit të integrimit të Shqipërisë?.
Miratimin e këtij ligji, kreu i shtetit, e cilëson si shkelje që qeveria po i bën një prej 5 prioriteteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
?Refuzimi që bëhet përmes ligjit aktual për të njohur dhe për të kthyer të drejtën e pronës te pronari, automatikisht ka refuzuar zbatimin e njërës prej këtyre pesë përparësive dhe pesë kërkesave kryesore që Bashkimi Evropian i ka adresuar Shqipërisë si kushte për hapjen e negociatave dhe vazhdimin e procesit të integrimit të Shqipërisë. Natyrisht kjo bëhet përmes një akti ligjor, por në fund të fundit janë aktet ligjore ato të cilat përcjellin frymën politike, përcjellin qëndrimin politik?.
Presidenti i Republikës e konsideron si shprehje të një presioni të hapur të qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese deklaratën e Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, se gjykata nuk duhet ta pezullojë këtë ligj, që sipas tij, praktikisht ka hyrë në fuqi dhe po zbatohet.
?Nuk ka asnjë diskutim dhe argument që e hedh poshtë faktin se ky është një presion i hapur jo vetëm politik, por në këtë rast është edhe një presion publik, përderisa kuraja e presionit ndaj Gjykatës Kushtetuese, e cila deri më tash ishte konsideruar si një gjykatë që kishte ruajtur një standard pavarësie dhe integriteti, e cila aktualisht po refuzon të marrë një vendim për pezullimin e këtij ligji që përcjell përveç të tjerash, edhe frymën antievropiane të atyre që e kanë prodhuar dhe paraqitur këtë ligj, tregon që kapja politike e Gjykatës po kthehet në një shqetësim serioz dhe mbërritja deri te kapja politike e Gjykatës Kushtetuese komprometon shumë rëndë procesin e reformës në Drejtësi. E minon realisht procesin e reformës në Drejtësi. E bën tërësisht të pabesueshëm çdo angazhim dhe çdo deklamim për të reformuar sistemin e Drejtësisë?.
Ka nxitur më shumë se një herë gjetjen e konsensusit politik për miratimin e reformës në Drejtësi. Nishani thotë se tashmë baza është, rekomandimet e Komisionit të Venecias, sipas tij, janë pikat orientuese për forcat politike dhe parlamentin.
?Reforma nis te largimi i ndikimit tërësisht politik të grupit politik, të klasës politike mbi sistemin e drejtësisë. Rekomandimet që erdhën nga Komisioni i Venecias ishin padyshim një pikë shumë e mirë orientuese, e cila duhet të vazhdojë të mbetet si pikë orientimi për parlamentin shqiptar, për partitë politike në parlamentin shqiptar për të qasur parimet e efiçencës, të pavarësisë dhe të përgjegjësisë dhe të përgjegjshmërisë të sistemit të Drejtësisë në raport me qytetarin dhe në raport me ligjin?.
Si një nga elementët kyç të reformës në Drejtësi, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani konfirmon mbështetjen e tij, që Byroja Kombëtare e Hetimit, të jetë një organizëm i pavarur.
?Byroja Kombëtare e Hetimit është një mekanizëm dhe një gjetje dhe një propozim pozitiv në gjykimin tim, që qoftë grupimet dhe partitë politike, qoftë edhe partnerët tanë e kanë rekomanduar dhe e kanë fokusuar si një zgjidhje, e cila do të japë. Dhe unë besoj se një instrument i tillë profesional, tërësisht i pavarur dhe jashtë influencave dhe ndikimeve politike do të japë vërtet rezultate pozitive në luftën kundër krimit të organizuar, që është bërë shqetësues, shumë serioz gjatë kohëve të fundit në Shqipëri, por edhe korrupsionit në nivelet më të larta, të administrimit të pasurive vlerësuese, ekonomike dhe financiare të vendit?./TV Klan
Deputeti socialist Erion Braçe e ka konsideruar Kryetarin e ...
• Një armë zjarri automatik model 56• Një armë zjarri pistol...
Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare njëherësh edh...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur ...
Aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë të shumtë kanë ng...
Forcat e policisë së shtetit dhe ato të Bashkisë Tiranë janë...
Të ishte gjallë kurvi të shihte se Shqipëria nuk futet dot n...
Nga Ornela LiperiSi do të mbijetojë biznesi prej rreth 3 mil...
Legjenda britanike e muzikës rok ”Rolling Stones” dha dje në...
Videoja ku dy qenë pit bull po kafshojnë një njeri në Cape T...
Kryetari i Parisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot në 25-v...
Po bëhen gati dy vjet nga vrasja misterioze e bankierit Arta...
Disa femra zihen me njëra-tjetrën teksa dikush i filmon.Fjal...
Për shumicën prej jush prania ime në këtë sallë, në këtë eve...
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka kërcënuar hapur qeverinë se d...
Një foto e publikuar nga faqja “Jeta osh qef” në rrjetet soc...
Mesila Doda ish-deputetja e Partisë Demokratike është prezan...
Në mbledhjen e Këshillit kombëtar të PDIU kreu I saj ka folu...
Në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës, akrepat e orës do t...
Një shtetas 35-vjeçar është vetëplagosur me armë të ftohtë d...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...