Video/ Agron Llakaj: Unë e dua gjelbërimin, Stop betonizimit të liqenit
Aktori Agron Llakaj është shprehur kundër ndërhyrjeve në Par...
Përfaqësuesit e PD, Malltezi dhe Olli deklarojnë se rezistenca për mbrojtjen e mushkërive të Tiranës do të vazhdojë deri në fund
Kreu i Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi dhe kreu i Këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës dënuan sot vendimin e KQZ për të mos dëgjuar zërin e qytetarëve në një referendum lokal, si dhe në të njëjtën kohë denoncuan punimet brutale me beton dhe makineri të rënda që vazhdojnë sipas projektit klientelist të Veliajt brenda Parkut të Liqenit.
?Vendimi i sotshëm i KQZ i ka rrënjët tek betonierët e klientëve të dyshes Rama-Meta që vijnë në këtë park për të hedhur beton përditë. Për përfaqësuesit e qeverisë në KQZ, mushkrit tona nuk janë çështje e rëndësishme qe ia vlejnë të bëhet referendum. Për ata të qeverisë në KQZ më e rëndësishme është tesera e partisë sesa Tirana dhe mushkrit e fëmijëve tanë?, tha Malltezi.
Pak ditë më parë, Partia Demokratike dorëzoi në KQZ kërkesën për mbajtjen e një referendum lokal, ku qytetarët e Tiranës të shpreheshin për punimet e Bashkisë në Parkun e Liqenit dhe në Parkun Rinia.
?Sovraniteti i qytetarëve është dhënë për fat të keq me konçension, i është dhënë me koncesion klientëve të Edi Ramës dhe të Ilir Metës. Për fat të keq vendimi i sotëm i KQZ-së ishte në përputhje të plotë me betonierët e klientëve të Edi Ramës dhe të Ilir Metës. Për fat të keq, u quajt, ?Nuk është çështje e rëndësisë së veçantë?. Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton që 500 qytetarë të Tiranës vdesin çdo vit nga sëmundje të lidhura me cilësinë e ajrit në Tiranë. Këtyre 500 qytetarëve, ata atje që kanë më të shtrenjtë teserën e Partisë se sa Shqipërinë, u thonë se ?Nuk është një çështje e rëndësisë të veçantë?. Kjo është një çështje e rëndësisë së veçantë për shumë e shumë qytetarë, dhe ka të bëjë me betonierët të cilat janë këtu. Vendimmarrja e sotme e KQZ-së ishte turp dhe ishte në kundërshtim të plotë qoftë me Kushtetutën, qoftë me parashikimet e dispozitave kryesore Kushtetuese. Ne do t?i qëndrojmë të gjitha rrugëve ligjore pavarësisht se në këtë vend nuk ka pushtet që nuk e kanë uzurpuar pushtët e shtetit. Kjo është një gjë shumë e rëndë sepse ne po kërkonim që qytetarët të shpreheshin. Le t?i pyesin qytetarët e jo ti shumëzojnë me zero. Ndërkohë këtu dhunohen të paktën 5 ligje dhe bëhet sikur s?është asgjë. Kjo është shumë e turpshme, kjo është në kufijtë e të paimagjinueshmes që këtu sovraniteti në vend që të kalojë nga qytetarët kalon nga pushtat e shtetit, nga klientët e Edi Ramës dhe Ilir Metës?, tha Malltezi.
Duke komentuar vazhdimin e punimeve edhe sot, me makineri të rënda dhe me betoniere, kreu i Këshilltarëve të PD, Olli tha:
?Jemi përpara asaj që kemi deklaruar shumë herë më parë, paligjshmëria absolute. Të futësh me dhjetëra betoniere në sipërfaqen e Liqenit të Tiranës, të ndotësh ambientin, të betonizosh të vetmen mushkëri të gjelbër, e cila ka dhe përcaktime shumë të qarta për specifikat e saj dhe të pretendosh se nuk ka nevojë për leje mjedisore apo për studim mjedisor, është paradoksi më i madh. Vandalët e pushtetit që kanë uzurpuar sot pushtetin qendror dhe atë vendor, që po e përdorin Erion Velinë si një qen sulmues për të kafshuar mushkëritë e gjelbërta, të jenë të bindur për diçka; nuk do të kalojnë betejën me drejtësinë sado që të vonojë ajo dhe të jenë të bindur që do të përballen dhe do të ndëshkohen nga ligji. Kanë shkelur në mënyrë absolute të paktën pesë ligje të firmosur dhe nga ata vetë. Drejtësia mund të vonojë por nuk do të harrojë. Nuk do të kemi park por do të kemi një masiv betoni që dhe nga pikëpamja formale do të jetë shumë i dëmshëm për fëmijët që do të luajnë aty dhe ju jeni të ndërgjegjshëm se nuk mund të luajnë fëmijët mbi beton sepse vetëm vriten dhe do të dërmohen. Ne kemi ndërmarrë aksionin tonë politik. Kemi patur në një linjë do të thoja me gëzim të jashtëzakonshëm, të gjitha lëvizjet e vërteta civile dhe qytetare. Qytetarët kanë qenë përkrah nesh në këtë betejë të kësaj natyre dhe besoj nuk ka fitore më të madhe për një parti politike të ketë në krah opinionin mbarë qytetar përtej bindjeve politike. Kemi bërë rezistencë dhe do të vijojmë të bëjmë rezistencë si me format demokratike të protestës dhe të qëndresës ashtu dhe me format që lejon dhe parashikon ligji.?
Aktori Agron Llakaj është shprehur kundër ndërhyrjeve në Par...
Takimi i Asociim Stabilizimit Shqipëri- BE do të zhvilohet n...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, shkruan se Edi Rama...
Komisioni për Reformën në Drejtësi ka arritur konsensusin e ...
Pas arritjes së marrëveshjes mes palëve politike, e cila ven...
Një shtetas 55-vjeçar italian është duke u hetuar nga po het...
Arben Llalla, historian dhe publicist, njohës i çështjes gre...
Betonizimi i Parkut të Liqenit vijon të shtohet nga dita në ...
Nisma Thurje i është përgjigjur deklaratave të ministrit të ...
Policia e Shtetit ka arritur të arrestojë një tjetër bashkëp...
Në një deklaratë për shtyp, ministri i Drejtësisë, Ylli Manj...
Mediat belge kanë përgënjeshtruar lajmin për arrestimin e te...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesat e shoqëri...
Një shtetas 52-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës...
Palët politike në vend kanë arritur të bien dakord se në var...
Një shtetas amerikan shfaqet në një video në tentativë e sip...
Dy tragete janë përplasur në portin e Durrësit për shkak të ...
Kryetari i PD-së së Vlorës, Meminaj denoncon ngjarjen nga ve...
Një varkë me peshkatarë është përmbysur në Grykën e Vilunit ...
Objektivi i BIRN vizitoi disa lagje të Tiranës dhe zbuloi pa...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...