web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arta Dade: Të zgjedhim kryetarin me parimin një anëtar, një votë

19 Mars 2016, 17:07, Aktualitet CNA

Në fjalimin e saj në Kongres, deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, ka përsëritur edhe një herë kërkesën për të zhvilluar zgjedhje për kryetarin. Ajo tha se Partia Socialiste duhet të shkojë në zgjedhje për kryetar me parimin një anëtar, një votë, i cili do të udhëheqë partinë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

?Momenti është i rëndësishëm edhe për debatin brenda partisë. Të respektohen rregullat. Ose ndryshojmë rregullat ose krijojmë institucione paralele. Përgjegjësitë në të gjitha rastet mbeten kolektive. Të nderuar delegatë ju duhet të siguroni që ajo që ka ndodhur nuk duhet të përsëritet. Nuk duhen bërë hapa pas le ta nisim sot këtë sprovë të demokracisë, të vendosim të hapet gara për kryetarin e PS. T?i japim mandat kryetarit me një anëtar një votë që të na udhëheqë në zgjedhjet e ardhshme?, tha Dade

Deputetja socialiste i kërkoi që të kryhet edhe një analizë e qeverisë për këto vite. Ajo tha se duhet reflektuar se cfarë është përmbushur dhe cfarë mund të bëhej më mirë. Ajo kërkoi nga qeveria që të dërgojnë përpara drejtësisë aktorët e djeshëm të politikës.

?Mblidhemi në një momente të rëndësishëm pasi kemi kaluar ¾ të mandatit qeverisës. Është pjekuri politike të ndalimi dhe të reflektojnë çfarë kemi përmbushur nga programi dhe çfarë mund të bënim më mirë dhe nuk kemi pasur mundësi ta realizojmë dhe çfarë nuk kemi pasur mundësi as ta nisim dhe ta realizojmë. Kjo do të na jepte më shumë besueshmëri tek publiku dhe do të mbante shpresën se kjo mazhorancë e njeh realitetin. Pika jonë e referimit nuk është e djeshmja dhe as aktorët e së djeshmes. Ata dhe Berishën kemi dështuar T?i çojmë para drejtësisë shpresoj ta bëjmë në të ardhmen?, u shpreh Dade.





Lajmet e fundit nga