Përse Basha u prit “pa dëshmitarë” nga zonja Nuland?/ Nga Mero Baze
Ndërsa Lulzim Basha u nis drejt Uashingtonit në një udhëtim ...
Përgjatë një shekulli histori Shqipëria ka pasur periudha kur nuk ka pasur parlament, as parti, as president, as mbret dhe as kushtetutë, por vështirë të gjendet një periudhë shtetërore kur nuk ka pasur qeveri e kryeministër. Institucioni i kryeministrit dhe qeverisë mbeten të pazëvendësueshëm për administrimin e shtetit dhe burimeve të tij njerëzore, financiare apo sociale. Nga ana tjetër, në bibliotekat shqiptare gjenden me qindra libra mbi ngjarje e protagonistë politikë, mbi emra të veçantë, krahina apo tradita të veçanta, por librat që tregojnë inventarin e shtetit kanë qenë e janë më pak se gishtat e dorës.
Modelin e parë e ofroi Teki Selenica diku rreth viteve ?20, botimet e të cilit vijojnë edhe sot të jenë një burim referimi serioz për të gjithë studiuesit e jetës politike, shtetërore e sociale të shtetit shqiptar. Institucionet kërkimore, ato që paguhen me taksat qytetare dhe që kanë përgjegjësinë të bëjnë edhe memorien historike të vendit, shpesh kanë rendur pas axhendave politike të ditës, duke prodhuar më shumë politikë sesa shkencë, më shumë fjalë konsumi sesa akte serioze botimi e referimi.
Nga ana tjetër, të shkruash për historinë politike dhe sidomos mbi aktorët politikë dominues përgjatë një shekulli, duket se është një temë pa interes publik, e konsumuar nga konsumi i mediave të reja e tradicionale, si dhe një fushë-studimi ku ka pak për të thënë. Ky këndvështrim është dhe mbetet i gabuar. Një dëshmi e saktë e këtij përfundimi është edhe libri ?Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë? me autor një gazetar që pas viteve në media ka patur durimin, aftësinë dhe projeksionin të memorizojë njerëzit që drejtuan shtetin shqiptar në një këndvështrim krejt unik. Qafoku nuk ka qëllim të merret me analizat politike, korrespodencat dhe aktet juridike të qeverive, por merret me një aspekt të veçantë, ? përshkrimin cilësor të të gjitha të dhënave që lidhen me kryeministrin, qeverinë, mandatin, fatin politik dhe tiparet e saj kryesore në memorien shtetërore e publike.
Kur brezat e sotëm mësojnë se një numër i madh politikanësh, të cilët kanë drejtuar qeveritë shqiptare në më shumë se një shekull kanë pasur fat tragjik për shkak të regjimeve politike represive, ose që janë braktisur nga historia e shteti që kanë drejtuar, atëherë bëhet e pamundur pajisja e tyre me dije profesionale e cilësore historike duke u bazuar vetëm në preferencat zyrtare të trajtimit të historisë. Brezat e rinj meritojnë shumë më tepër informacion, meritojnë të njohin emrat dhe ngjarjet, të dinë të thënat e të pathënat e qeverive shqiptare, në mënyrë që më pas, me mendje të hapur e të pavarur të krijojnë një vizion e pikëpamje të qëndrueshme mbi bilancet e tyre politike dhe vendin që ata kanë ose meritojnë në memorien historike.
Shqipëria e kaloi me festime të mëdha 100 vjetorin, harxhoi miliona për aktivitete deri tek torta absurd në themelet e pallatit të inauguruar nga Nikita Hrushovi, por asnjë nuk arriti as në këtë jubile të shlyejë borxhin e shtetit ndaj shtetarëve të tij, ? të ketë një varr në tokën shqiptare për të gjithë kryeministrat dhe burrështetasit që kanë drejtuar këtë vend. Shumë prej tyre prehen në vende të tjera, shumë prej tyre janë lënë në harresë nga debatet publike, shumë prej tyre nuk kanë pinjollë që të investojnë në memorizimin e tyre dhe ndaj, shumë prej tyre trajtohen ende si të huaj në vendin e tyre.
Duke shfletuar faqet e librit, me ndjesinë e një lexuesi e kërkuesi të pasionuar të historisë politike, kupton se autori, Roland Qafoku ka harxhuar shumë kohë dhe energji për të hulumtuar të dhëna, fakte e detaje, të cilat gjenden diku të lënë në harresë, ? në arshivat e periferisë apo të vendeve të tjera, në arkivat familjarë, në libra memorialistikë shqip e të huaj, si dhe në kujtime personale të bashkëkohësve. Libra të tillë përballen me sfidën se çdo detaj duhet trajtuar me rëndësi, se njësia matëse e një emrr duhet të jetë e njëjtë për të 33 emrat e tjerë, se hapësira që i kushtohet gjithsecilit duhet të jetë proporcionale, se fotoja e njërit kërkon foton e gjithsecilit, dhe se në rastet e Shqipërisë, ? secili duhet çliruar nga balta që i kanë hedhur apo mitet që i kanë ngritur regjimet, për ta shfaqur ashtu siç është, ? njerëzor, individ, shtetar dhe një prej Tyre.
Rrezikun evident që publiku i sotëm t?i kushtojë rëndësi e vëmendje vetëm emrave më të njohur ? kryeministra, apo atyre që ende janë në jetë apo për më tepër, janë në politikën aktive, ? autori e ka përballuar me korrektesë profesionale dhe punë sistematike. Ai nuk merr anë, nuk bën gjyqtarin, nuk i trajton me diferencë ?të djeshmit? apo ?të sotmit?, por kërkon tek gjithsecili të njëjtat tregues e standarde vlerësimi dhe në fund, paraqet një histori që shfaqet ashtu siç ka qenë e është historia jonë: me pak ditë të mira dhe me shumë ditë të trishta, me regjime ku individë të veçantë kanë shumë më tepër pushtet e rëndësi sesa institucionet, me sundimtarë që vetë i kemi zgjedhur me aq pasion sa edhe i kemi rrëzuar, me fate që shpesh nuk përcaktohen prej nesh por edhe kur janë të tilla nuk janë gjithnjë zgjedhja më e mirë.
Libri nuk është nga ato që lexohen njëherë dhe më pas u gjendet një vend në raftet e bibliotekës, por një burim informacioni intensiv dhe i shumanshëm, për të cilin njeriu, sidomos ai që merret me jetë publike, me kërkime shkencore dhe ka pasion historinë politike, ? ka nevojë ta lexojë e rilexojë. Pra, më shumë sesa një titull mbetet një arkiv politik e institucional intensiv e unik, i punuar me kujdes dhe në detaje, i lexueshëm, i kuptueshëm dhe i referueshëm. Si i tillë memoria profesionale e 33 kryeministrave të Qafokut është një kontribut serioz, që mbush një hapësirë të rëndësishme në memorien e munguar të historisë politike shtetërore dhe që ka shumë më tepër sesa 33 arsye për të mbetur në të njëjtën stendë biblioteke me ?Shqipërinë? e Teki Selenicës, themeluesin e kësaj memoriestike rreth një shekull më parë.
Ndërsa Lulzim Basha u nis drejt Uashingtonit në një udhëtim ...
Një grup prej 60 italianësh dhe shqiptarësh janë përfshirë n...
Oficerët e Policisë Gjyqësore të Sektorit të Krimeve të Rënd...
Pronarët e pronave në Shqipëri gjejnë të drejtën e tyre në G...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle, ka rea...
Citynews ka mundur të sigurojë të plotë kallëzimin penal nda...
Gjergji Koki është zgjedhur Kryetar i Partisë Socialiste në ...
Një grup vajzash që të merrnin sytë nga bukuria kanë bërë fo...
Duket se kryeministri Edi Rama ka një kundërshtarë të fortë ...
Studentët dhe pjestarë të shoqërisë civile, të cilët kanë pr...
Në kuadër të ristrukturimit për të reduktuar borxhet, kompan...
Beppegrilloblog.com as nuk taksohet dhe as nuk kontrollohet ...
BBC news i ka dedikuar një shkrim biografisë së diktatorit E...
Një raport i publikuar këtë të mërkurë, i përgatitur nga Rrj...
Avokati i Ben Çamit ka kërkuar ndryshimin e masës së siguris...
Gazetari Ilir Babaramo ka sulmuar nëpërmjet një shkrimi Arma...
Ardit Gjebrea është paditur sot në gjykatë nga babai i Alda ...
Administratori i kompanisë “Kassel” Kastriot Ponari ka dhunu...
Pas përfundimit të seancës parlamentare, e cila u mbyll me r...
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar kundër kërkesës së Partisë De...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...