Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Për shekuj, kalaja mesjetare në Tepelenë ishte një bastion i sunduesve lokalë në jug të Shqipërisë, duke ofruar pamje të shkëlqyer mbi lumin Vjosë dhe malin e Golikut.
Në këto dy dekadat e fundit, megjithatë, shumë banorë janë larguar në Tepelena dhe nga qytete të tjera në rajonet e Shqipërisë dhe janë zhvendosur në Tiranë dhe qytete të tjera të mëdha në kërkim të vendeve të punës dhe mundësive të jetës.
Qendrat e vjetra historike si dhe qytetet industriale dhe minerare e kanë humbur shkëlqimin dhe infrastruktura e tyre është lënë pas dore.
Tani Tepelena dhe disa qytete e fshatra të tjera po rigjallërohen dhe infrastruktura e tyre po rindërtohet si pjesë e programit të ?Rilindjes Urbane?, drejtuar nga qeveria e qendrës së majtë udhëhequr nga Edi Rama.
?Ne duam të përçojmë mesazhin se ata [qytetarët] mund të jetojnë po aq mirë në zona të vogla urbane,? i tha BIRN Alfred Dalipi, zv. ministër për zhvillimin urban dhe kreu i sekretariatit të përzgjedhjes së projekteve të infrastrukturës bashkiake.
?Duke rindërtuar infrastrukturën në qytete të vogla ne mund t?i japim bizneseve vendore një shans zhvillimi dhe njerëzit nuk do të ketë arsye për të braktisur qytetet e vendlindjes,? shtoi ai.
Programi filloi dy vite më parë dhe qeveria ka ofruar dhjetëra miliona euro për këtë qëllim përmes Fondit për Zhvillim Rajonal.
Tepelena ishte një nga qytetet e para të vogla që përfitoi. Rivitalizimi i saj filloi dy vite më parë dhe qyteti tani ka një shesh kryesor të rikonstruktuar dhe një park të vogël, ndërsa ndërtesat përreth kanë fasada të reja dhe rrugët ndriçim të ri.
Ndërkohë, qytete të tjera më të vogla me 5,000 deri në 10,000 banorë kanë marrë gjithashtu para për të rinovuar sheshet, bulevardet dhe rrugët e tyre. Rrugët në zonat urbane po financohen nga një pjesë tjetër e Fondit për Zhvillimin Rajonal.
Të 61 bashkitë mund të aplikojnë për projekte infrastrukture disa herë gjatë një viti. Aplikimet vlerësohen dhe përzgjidhen nga Komiteti për Zhvillimin Rajonal, që drejtohet nga kryeministri dhe përfshin të gjithë anëtarët e qeverisë dhe katër anëtar të shoqatave të qeverisë vendore.
Qeveria ofroi 88 milionë euro në vitin 2014 dhe 87 milionë euro në 2015 për zhvillimin rajonal dhe thuajse gjysma e kësaj sasie u përdor gjithashtu për rilindjen urbane të qyteteve të vogla. Pas raundit të parë të aplikimeve në vitin 2016, qeveria ka ofruar 28 milionë euro për zhvillimin rajonal.
Rilindje Urbane apo thjesht dekorim:
Në zgjedhjet e fundit vendore në qershor 2015, kandidatët e koalicionit qeverisës morën kontrollin e 45 nga 61 bashkive, 15 bashki qeverisen nga partitë opozitare dhe një nga një partie e minoritetit grek.
Shoqata Shqiptare e Bashkive, që prezanton 15 bashkitë e drejtuara nga kryebashkiakë opozitarë, vë në pyetje dispozitat kyçe të programit të rilindjes.
Agron Haxhimali, drejtor i shoqatës, tha se programi i Rilindjes Urbane ishte një shembull i prioriteteve të gabuara.
Ai e akuzoi qeverinë se ka humbur dhjetëra milionë euro në fasada dhe dekorime ndërsa ka dështuar t?i ofrojë qytetarëve atë për të cilën kanë më tepër nevojë ? rrugë më të mira dhe lidhje hekurudhore mes fshatrave, kryeqytetit dhe qendrave të tjera të mëdha, që do t?i sillnin mundësitë e punësimit në pjesë të tjera të Shqipërisë në vend të qyteteve të mëdha.
?Miliona euro po shpenzohen për dekorim të qendrave të vogla të qyteteve, që nuk mund të rigjallërojnë bizneset apo të sjellin ndonjë të re te komunitetet që jetojnë atje,? tha ai.
?Ajo që bashkitë kanë nevojë është integrimi i zonave rurale me ato urbane. Qeveria nuk duhet të harrojë se 55 për qind e shqiptarëve jetojnë në zona rurale,? tha për BIRN Haxhimali.
Shoqata e bashkive opozitare gjithashtu e akuzon qeverinë se ka qenë disi politike në procesin e përzgjedhjes dhe në mbështetjen e bashkive që qeverisen nga Partia Socialiste krahasuar me ato të opozitës.
?Shpërndarja e fondeve nuk është e drejtë dhe diskriminon bashkitë e opozitës,? tha në një deklaratë javën e shkuar Shoqata Shqiptare e Bashkive.
?Ne duam që kryeministri të rishqyrtojë projektet bashkiake sipas kritereve teknike, jo atyre politike,? shtoi ajo.
Shoqata iu referua fondeve të fundit, të dhëna më herët këtë muaj, ku vetëm tre nga 45 projektet infrastrukturore të miratuara ishin të bashkive opozitare.
Alfred Dalipi, mohon të ketë pasur paragjykim politik në shpërndarjen e fondeve.
?Ne i japim shtetasve shqiptarë të njëjtat mundësi pavarësisht se ku jetojnë apo për kë votojnë,? tha ai për BIRN.
?Mund t?ju siguroj se kur programi të ketë përfunduar nuk do të ketë asnjë qendër urbane që nuk ka marrë fondet për përmirësimin e infrastrukturës,? shtoi ai.
Përveç kryebashkiakëve opozitarë, arkitektët dhe ekspertët urbanë bëjnë thirrje për kujdes më të madh dhe transparencë mbi zbatimin e projekteve.
Ledian Bregasi, kreu i Unionit të Arkitektëve dhe Planifikuesve Urbanë Shqiptarë i tha BIRN se organizata i tij nuk është dakord me mënyrën se si bashkitë i përzgjedhin arkitektët për të përgatitur planet arkitekturore dhe urbane.
Në vend që t?ia japin projektet studiove përmes procedurave rutinë të prokurimit, ata duhet ta bëjnë përmes konkurrimeve të hapura që të inkurajojnë debat publik rreth çdo qyteti të rikonstruktuar, tha ai.
?Po humbet mundësia të organizohen konkurrime arkitekturore për secilin projekt dhe për të hapur një diskutim të gjerë për to,? tha ai. ?Projekte të tilla transformuese duhet të përmirësojnë ndjesinë, përfshirjen dhe jetën kulturore të qyteteve,? shtoi ai.
Bregasi thotë se shumë projekte kanë rënë në duart e pak arkitektëve dhe studiove të mëdha pa i dhënë një mundësi të voglave të konkurrojnë me ide të mira.
?Ky është gjithashtu një shans i humbur për disa studio të vogla dhe të mesme arkitekturore vendase që mund të kishin shtuar kapacitetet dhe nivelet ndërsa punonin për këto projekte,? përfundoi ai./BIRN
Fatjona Mejdini është gazetare e Balkan Insight për lajmet nga Shqipëria.
Kryetarja e FRESSH, Joleza Koka është thumbuar nga një socia...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ku...
Në një raport të fundit të përpiluar nga Intelligence Unit, ...
Shqipëria renditet ndër vendet më pak të lumtura në botë, si...
Një shtetas 55-vjeçar në qytetin e Korçës ka kërcënuar se do...
Policia ka identifikuar autorin e grabitjes me armë zjarri t...
Kryeprokurori, Adriatik Llalla, ka firmosur urdhrin për krij...
Nga Habjon HasaniNjë lobist amerikan i cili është i lidhur m...
Bashkia e Tiranës tha se në ndërtimin e Këndit të Lojërave t...
Prezantuesja Rudina Magjistari ka kryer një kallëzim penal n...
Fatos Lubonja, ka komentuar në emisionin “Fakt” të Çim Pekës...
Policia e Korçës ka arrestuar dy persona për veprën penale “...
Prezantuesja Rudina Magjistari ka kryer një kallëzim penal n...
Një grabitje me armë ka ndodhur më datë 9 nëntor 2015, në rr...
Zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Shalës, Cërrik ku u gj...
Deputeti socialist, Ben Blushi ka përfunduar librin e tij më...
Kisha Ortodokse Autoqefale ka reaguar ashpër për disa fotogr...
Qazim Sejdini rezulton të jetë një ga kryebashkiakët më të p...
Shoqata e Gjuetarëve ka zhvilluar sot një protestë përballë ...
Fotot që shihni janë tek rruga hyrëse për në qytetin e Pogra...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...