Si ta kuptojmë atë që po ndodh në Aeroportin e Vlorës?
Si ta kuptojmë atë që po ndodh në Aeroportin e Vlorës/ 7 K...
Si ta kuptojmë atë që po ndodh në Aeroportin e Vlorës/ 7 K...
Gazetari dhe analisti Andi Bejtja ka komentuar përplasjen mes Edi Ramës dhe Ben Blushit në Elbasan, ku mbështetësit e kryeministrit shanë, fishkëllyen, nxorën jashtë dhe tentuan të dhunonin deputetin socialist. Bejtja thotë se pamjet në Elbasan nuk ishin thjeshtë të turpshme, por ishin shokuese. Bejtja ka thekuar se edhe Duçja, kur ndodhej në situata të tilla, nuk e stimulonte turmën, por sa për sy e faqe, e sfumonte. Ai ka shtuar se situata dhe tensioni mund të përshkallëzohen më tej në ditën në vijim. Andi Bejtja mendon se Edi Rama mund të fitojë përballë Blushit, por moslejimi i garës mund të jetë më shumë se frikë, ka të bëjë me çështje personaliteti dhe psikologjike.
Beteja politike mes Edi Ramës dhe Ben Blushit duket se po kthehet në betejë fizike. Ben Blushi është kërcënuar me jetë, fyer, sharë dhe është nxjerrë me dhunë nga mbledhja në Elbasan. Cili është komenti juaj për këtë situatë?
Pamjet që pamë dje ishin jo thjeshtë të turpshme, por shokuese. E para se si në vitin 2016, dy dekada e gjysmë pas vendosjes së demokracisë, akoma kemi parti të tilla, sidomos liderë të tillë. Kemi pasur raste të ngjashme edhe më parë në historinë e Shqipërisë. Kujtoj garën e z. Nano me z. Rama dhe nuk i kemi parë këto skena, dhe kur i shikon tani, pas 25 vitesh, dhe për çfarë, për një garë, që fundja e fundit, edhe vetë Rama e di që e ka të fituar. Kjo është e turpshme jo vetëm për atë parti dhe për atë lider, por për të gjithë shoqërinë shqiptare. E them sinqerisht, mua gati-gati më mbushet mendja që nëse ne do të kemi këto formacione partish dhe këto lloj sjelljesh, Shqipëria nuk ka shpresë. Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte sesi lideri i partisë i përjetonte këto skena, deri në një farë mënyre i dinte çfarë do të ndodhte dhe nuk ndërmori asnjë masë, qoftë dhe verbalisht, që kjo të ndalohej. Edhe vetë Duçja kur i ndodhnin kështu gjërash nuk i stimulonte, por të paktën sa për sy e faqe, i sfumonte. Unë dua të nënvizoj, duke e parë më nga larg këtë çështje, jo thjeshtë atë çka ndodhi me Ben Blushin dhe që mund t?i ndodh çdokujt që garon, ka të bëjë më atë që, nëse ky është niveli i këtyre partive, i këtyre liderëve në Shqipëri, atëherë Shqipëria ka shumë pak shpresë. Prandaj edhe në teorinë politike thuhet që niveli, demokratizimi dhe cilësia e një partie është e ardhmja e vendit. Pra, parë në këtë këndvështrim kjo është dëshpëruese dhe ka lidhje me të ardhmen më shumë sesa me të tashmen.
Mendoni se pas sulmit qëndron vetë Edi Rama?
Unë nuk mund ta them këtë, por pash heshtjen për të gjithë atë që pa, që nëse nuk vepron ose nuk merr masa, qoftë dhe mbrapa, është një gjë shumë e trishtë. Nuk mund të them që mund ta ketë organizuar, por vetë mënyra, sjellja, fjalori i tij i mëparshëm, gjuha që ka përdorur ndaj kandidatit, herë fyese, herë me tone të ndryshme, ka qenë e gjitha, të mos themi akt i përgatitur në moment, por është një akt i parapërgatitur nga gjuha verbale dhe moslejimi i garës. Në këtë aspekt unë them po.
A mund të ketë skenarë të tjerë të ngjashëm dhune ndaj Ben Blushit?
Nuk është problemi thjeshtë dhuna fizike. Unë e shoh si mungesë të demokratizimit dhe tek mungesa totale e garës dhe rivalitetit. Kjo që i ndodhi Ben Blushit mund t?i ndodh kujtdo nesër. Nëse do të vazhdohet me këtë frymë, dhe për më tepër, nëse akte të tilla parapërgatiten verbalisht, situata me fjalime disamujore, të dalë në televizor dhe për më tepër, që nuk merren masa pas një akti të tillë, kjo është edhe më e keqe dhe i hedh benzinë një zjarri të propogandizimit të shfrenuar që nuk të çon në asnjë vend. Ajo që shoh me shqetësim, është se në një farë mënyre, çdo parti ka fytyrën e liderit të vetë dhe kjo është arsyeja që PS ka fytyrë të shëmtuar, për vetë socialistët dhe për të gjithë Shqipërinë. Kjo është shqetësuese sepse jemi koshientë se Partia Socialiste është forca kryesore në Shqipëri edhe për nga numri, është një parti e cila ka pasur demokraci të brendshme në krahasim me partitë e tjera, ka pasur garë, ka prodhuar figura, ka prodhuar kryeministra më shumë se partitë e djathta. Dhe një parti e tillë të ketë këto skena në 2016, kjo nuk është dëshpëruese vetëm për socialistët por është dëshpëruese për të gjithë shqiptarët. Unë e shoh të vështirë që Blushi të gjejë gjuhën në atë parti, me atë lloj atmosfere dhe në atë lloj situate. Edhe një gjë dua të nënvizoj: nëse deri dje, edhe ata që kishin dyshime ose pikëpyetje, që është apo nuk është Blushi politikan i mirë, është apo nuk është lider në kuptimin e plotë të fjalës, ai dje me atë qëndrim dhe me atë sjellje tregoi që është lider në kuptimin e plotë të fjalës.
Pse Edi Rama nuk u hap rrugë zgjedhjeve? A ndihet ai i frikësuar dhe i sfiduar nga Ben Blushi?
Unë nuk jam në mendjen e Ramës për të thënë është apo nuk është i frikësuar, por jam i sigurt që nëse hapet gara Rama mund të fitojë, por moshapja e garës dhe moslënia e garës flet shumë dhe tregon më shumë se frikë. Kjo është çështje personaliteti, çështje psikologjike dhe gjithashtu çështje demokracie. /Sot
Kur konkuistadorët spanjollë lundruan drejt Amerikës Qëndro...
Simpatizantët socialistë kanë “kryqëzuar” deputetin socialis...
Në 13 janar të vitit 1953, gazeta zyrtare e Partisë Komunist...
Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu mendon se Ilir Meta do...
Qytetarët e grupimit “Për Publiken” i janë drejtuar me një l...
Në fillimi të muajt janar, Mercury Films (një kompani filmas...
Një raport i Pentagonit i shpërndarë për publikun nga Fronti...
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasuris...
Policët italianë që do të monitorojnë kufirin tokësor shqipt...
Një ditë pas atentatit që iu në Tiranë, 37 vjeçarit Viljon ...
Ben Blushi nuk ka nevojë për mbrojtjen time, sepse po tregon...
Aktori hollivudian është shprehur se nuk dëshiron të plaket ...
Kur vjen puna për shpikje, shqiptarët janë të parët. Madje n...
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur ...
Ambientalisti Sazan Guri, është shprehur se kryebashkiaku i ...
Kastriot Myftaraj shprehet se nëse nuk do të kishte mbështet...
Intervista që moderatori Ardit Gjebrea realizoi me autorin e...
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka folur në një intervistë për ...
Një motoçiklist është aksidentuar me mjetin e tij, ndërsa ës...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...