Akreditimi/ Agjencia britanike nis me 6 universitetet e para
Akreditimi i institucioneve të arsimit të lartë nga agjencia...
Romët vazhdojnë të përballen me kushte të vështira jetese, diskriminim dhe përjashtim social. Edhe pse vendi ynë ka ratifikuar një sërë konventash për të drejtat e njeriut, instituconet shqiptare janë ende shumë larg zbatimit të tyre për komunitetin rom.
Historia ka treguar që marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe romëve kanë qenë të largëta dhe të ftohta, duke i konsideruar ata si qytetarë të ?dorës së dytë?. Por në ndryshim nga vende të tjera të Evropës, në Shqipëri nuk ka patur konflikte dhe persekutime raciale.
Për të kuptuar se cilat janë perceptimet e qytetarëve për komunitetin rom sot, Historia Ime ka zhvilluar një sondazh online. Sondazhi ka qendruar i hapur për 25 ditë dhe ka konsistuar në pyetje që lidhen me mënyrën e jetesës, edukimit dhe punësimit.
Ajo që bie në sy nga sondazhi, është se shqiptarët nuk e kanë aspak problem punësimin e një personi nga komuniteti rom apo edukimin e fëmijëve të tyre bashkë me ata romë, por kur bëhet fjalë për ta bërë pjesë të familjes, këtu janë përgjigjur ?Nuk do të më pëlqente por do ta pranoja?.
Një tjetër e dhënë e sondazhit ku qytetarët duken të painformuar apo ?të lëkundur?, është për diskriminim. Të pyetur nëse diskriminimi ndaj komunitetit rom ndodh pa arsye apo ata provokojnë me sjelljen e tyre, 29.03% e personave nuk kanë asnjë informacion dhe 27.96% e tyre mendojnë se romët provokojnë me sjelljen e tyre. Vetëm 43.01% e të anketuarve nuk janë dakord me këtë gjë.
Më poshtë ju njohim me rezultatet e këtij sondazhi.
Në progres raportin e vitit 2015 për Shqipërinë, thuhet se një nga fushat ku haset më tepër mangësi për respektimin e të drejtave të njeriut është komuniteti Rom dhe Egjiptian. Të gjithë kemi qenë dëshmitarë për karvanin e ngjarjeve të dëbimit të romëve nga banesat e tyre gjatë këtij viti.
Romët shpesh jetojnë në banesa informale, pa leje ndërtimi apo dokumenta pronësie, por kjo nuk do të thotë që kanë më pak të drejta se pjesa tjetër e popullsisë.
Në tetor të këtij viti, bashkia vendosi ripyllëzimin e zonës së ?Liqenit të thatë? duke larguar prej andej dhjetra familje rome, pa asnjë zgjidhje afatgjatë strehimit. Të njejtin problem e kanë përjetuar edhe familjet rome në zonën e ?Selitës? ku do të kalojë Unaza e Madhe e qytetit. Familjet aty jetojnë prej vitesh, por në mungesë të dokumentave të pronësisë, iu është ofruar vetëm dy vite qera, një tjetër zgjidhje jo afatgjatë.
Nga ana tjetër ky komunitet nuk e ka të lehtë as mundësinë për të jetuar në banesa sociale. Ata përballen me rregulla të rënduara apo shfaqje diskriminimit kur bëhet fjalë për banesat sociale, gjë që shkakton ndarjen fizike të këtij komuniteti nga mazhoranca.
Përsa i përket shkollimit të fëmijëve romë, ndonëse përfshirja e tyre është përmirësuar paksa, sipas të dhënave të fundit, 16.1% e fëmijëve ndjekin arsimin e detyruar dhe vetëm 2.1% e tyre përfundojnë shkollën e mesme. Pas gjithë këtyre fakteve mund të thuhet se intsitucionet shqiptare janë mospërfillës ndaj komunitetit rom./historiaime
Akreditimi i institucioneve të arsimit të lartë nga agjencia...
Kujdes! Pamje të rënda !Një shitës në pazarin e peshkut, ka ...
Deputeti socialist, Ben Blushi, ka shpallur platformën e tij...
Pas dhjetëfishimit të taksës së hapësirës nga 150 në 1500 le...
Kamerat e policisë kanë filmuar momentin kur një ish-deputet...
Deputeti i Partisë Socialiste ka thënë dje në Komisionin e S...
Gratë e Partisë Demokratike zhvilluan dje një protestë kundë...
Një muaj pas rritjes të cmimit të transportit urban, citynew...
Jeta juaj ne çift do shkëlqejë edhe me shume gjate kësaj dit...
Ajo është një figurë e kredhur në mister; e portretizuar gja...
Këshilli i Mandateve dhe Rregullores ka rrëzuar kërkesën e P...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle është s...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë e cilëson të shkë...
Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Durrë...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ndihet krenar kur e akuzojnë se ë...
Xhoi, 28 vjeç, jeton në verilindje të Tiranës. Disponon një ...
Këshilli i Rregullores dhe Mandateve është mbledhur mbrëmjen...
Antimitingu i Kryebashkiakut Erion Veliaj ka kushtuar rreth ...
Në Shqipëri, burime të parlamentit i thanë Zërit të Amerikës...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...