Gara për drejtuesit e policisë në qarqe, përfundon renditja e kandidatëve/ Tre emrat që kryesojnë listën
Është mbyllur procesi i vlerësimit për kandidatët që synoj...
Është mbyllur procesi i vlerësimit për kandidatët që synoj...
Situata është e jashtëzakonshme dhe po përkeqësohet nga ora në orë. Qytetarët shqiptarë duhet ta marrin vesh se Edi Rama jo vetëm refuzon që të pezullojë Armando Prengën nga punimet e Parlamentit por tashmë ka depozituar në Kuvend një kërkesë ku refuzon kalimin e vendimit për zbatimin e ligjit për dekriminalizimin. Ai kërkon që ne në vend të zbatimit të këtij ligji sipas një vendimi që e përcakton vetë ligji në nenin 6 – pra ligji i dekriminalizimit në nenin 6 thotë që Parlamenti do të miratojë një vendim për të përcaktuar afatet, formularin e vetëdeklarimit etj – por tani deklaron se duhet një ligj tjetër për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit.
Ndërkohë që dje, në dhunim të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi precedentin Kokëdhima, Këshilli i Rregullores dhe Mandateve përsëri refuzon të çojë në Gjykatën Kushtetuese Rakip Sulin, përfituesin e qindramijë eurove parave të gjakut, kërbaçit mbi shqiptarët nga banda e OSHEE-së të cilat ky i merr me lopatë si qera në shkelje dhe thyerje të Kushtetutës. Dhe siç e patë nga ana tjetër, në komisionet hetimore vazhdon në një formë apo tjetër bllokimi siç ishte rasti i djeshëm refuzimi i ish ministrit Cani si personi që ka dijeni për vjedhjen e të dhënave në serverin e Tatimeve.
Është pra një strategji e Edi Ramës për të goditur thelbin e marrëveshjes politike të Dhjetorit 2014 që i dha fund bojkotit të opozitës. Marrëveshjes politike të arritur me opozitën me ndihmën e Parlamentit Europian, të popullorëve dhe socialistëve europianë, që ka të bëjë me reforma kyç për vendin siç është dekriminalizimi që është përshëndetur jo më shumë se dy javë përpara nga Sekretari Amerikan i Shtetit në Tiranë.
Pyetja shtrohet pse ky provokim?! Dhe pse tani kur Komisioni i Venecias ka sjellë opinionin e dytë për Reformën në Drejtësi. Kjo është një lojë perfide e Edi Ramës me anë të së cilës ai kërkon ti shpëtojë një Reforme në Drejtësi. Ai kërkon ti shpëtojë Byrosë Kombëtare të Hetimit, jo nën Saimir Tahirin por nën Prokurorinë. Ai kërkon ti shpëtojë një drejtësie të pavarur sepse e di që një drejtësi e pavarur ka të paktën 12 shkaqe të njohura publikisht për ta marrë atë si të pandehur dhe për ta çuar para drejtësisë.
Në Grupin Parlamentar sot kemi diskutuar gjatë për këtë situatë. Dhe pas një diskutimi të gjatë por konstruktiv, të hapur e demokratik, vendimi është bllokimi i seancës parlamentare nesër nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nëse maxhoranca nuk reflekton.
Nesër është edhe afati i fundit për të kaluar aktin e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. Nëse Edi Rama prapë refuzon të pezullojë ligjërisht, jo vullnetarisht, Armando Prengën, nëse Edi Rama dhe të tijtë refuzojnë tia dorëzojnë Gjykatës Kushtetuese të drejtën që vetë Kushtetuta dhe Gjykata e aserton për të gjykuar mbi mandatet e 3 deputetëve që kanë përfituar miliona pasuri publike të shqiptarëve, Koço Kokëdhimës, Rakip Sulit dhe Valentina Leskajt, nëse Edi Rama refuzon ti japë fund përpjekjes së tij mjerane për të ndalur të pamundurën, transparencën për çështjet ku kemi hetim parlamentar siç janë ato të serverit të tatimeve dhe të emërimeve dhe shkarkimeve në administratë, edhe njëherë zgjedhja është e Edi Ramës por me aktet e sotme Edi Rama duket se e ka bërë zgjedhjen.
Ai kërkon të ndalojë dekriminalizimin në mënyrë që me kriminelët që ka ardhur në pushtet dhe me të cilët po qeveris ti ketë në krah. Ai kërkon që milionat e shqiptarëve e taksave të shqiptarëve të vazhdojnë të përfundojnë në xhepat e ministrave të korruptuar, deputetëve në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligji të mos veprojë. Ai ligji që vepron për atë që lyen fasadën pa leje të mos veprojë kur këta të vjedhin milionat e shqiptarëve.
Do të përballet me vendosmërinë tonë nesër në Parlament sikundër i jap fjalën që nuk do të shpëtojë dot nga një drejtësi e reformuar, nga një prokurori e reformuar, nga një kapacitet hetues për korrupsion në nivele të larta. Venecia ka folur qartë. Venecia na ka dhënë të drejtë. Herët a vonë Prokuroria Speciale Antikorrupsion do të ketë të bëjë me shkaktarin e kësaj krize të gjithanshme që quhet Edi Rama.
25-vjeçarja Leslie Varner zbuloi mesazhet që partneri i saj ...
Mbledhja e grupit parlamentar te PD ka pasur debate te forta...
Të dënuarit thanë se kanë marrë leje për të organizuar festë...
Policisë Krujës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminal...
Shoqata për mbrojtjen e tregtarëve dhe tregut ka kryer sot n...
Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar 5 ndryshime të rej...
Romët vazhdojnë të përballen me kushte të vështira jetese, d...
Akreditimi i institucioneve të arsimit të lartë nga agjencia...
Kujdes! Pamje të rënda !Një shitës në pazarin e peshkut, ka ...
Deputeti socialist, Ben Blushi, ka shpallur platformën e tij...
Pas dhjetëfishimit të taksës së hapësirës nga 150 në 1500 le...
Kamerat e policisë kanë filmuar momentin kur një ish-deputet...
Deputeti i Partisë Socialiste ka thënë dje në Komisionin e S...
Gratë e Partisë Demokratike zhvilluan dje një protestë kundë...
Një muaj pas rritjes të cmimit të transportit urban, citynew...
Jeta juaj ne çift do shkëlqejë edhe me shume gjate kësaj dit...
Ajo është një figurë e kredhur në mister; e portretizuar gja...
Këshilli i Mandateve dhe Rregullores ka rrëzuar kërkesën e P...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle është s...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Ev...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona evropianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...