Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Zviceranët do të votojnë të dielën për një iniciativë të Partisë konservatore të djathtë Popullore, e cila do ta lehtësonte mjaft dëbimin e të huajve që kryejnë krime.
Sipas mendimit të Partisë Popullore Zvicerane, SVP, votimi për të ashtuquajturën iniciativë të zbatimit nuk do të kishte qenë fare i nevojshëm. Sepse në vitin 2010 kjo parti arriti të zbatojë një “iniciativë dëbimi”. Shumica e zviceranëve votoi atëherë në një referendum për rregulla më të ashpra për dëbimin e të huajve që shkelin ligjin. Por drejtësia, sipas SVP, e ka minuar iniciativën, me vendimet e saj shumë të buta, e mbështetur nga politika, mendon SVP. Tani qytetarët duhet ta zbatojnë sërish, me një referendum të ri “vullnetin e popullit”, shpreson SVP.
Se pse duhet të ashpërsohet reagimi ndaj të huajve që kryejnë krime, këtë e shpjegon Presidenti i SVP, Toni Brunner: ” Përballë rrymave të mëdha migratore dhe të problemeve të lidhura me to, tani duhet që drejtësia në Zvicër të fitojë sërish peshën e duhur.” Shumë njerëz gati nuk guxojnë të dalin nga shtëpia për shkak të frikës, thotë Brunner. “Fakt është: shumica e krimeve të dhunshme si p.sh. përdhunimet, kryhen nga të huajt”, shprehet Brunner.
Shpejtësia e madhe dhe sharjet – me kaq i thua lamtumirë Zvicrës
Në dallim nga “iniciativa e dëbimit” e herës së kaluar, këtë herë propozohet një mekanizëm i detajuar, se në cilat rrethana duhet ta humbasë dikush si të thuash automatikisht të drejtën e qendrimit në Zvicër, pa pasur mundësi apelimi. Sipas këtij mekanizmi, do të ketë dy kategori veprash penale. Ai që akuzohet për vrasje, për plagosje të rëndë trupore, për trafikim njerëzish ose edhe për shpërdorim të mjeteve sociale, do të dëbohet menjëherë nga vendi. Që vrasës të kapur duhet të largohen nga vendi, këtë e kuptojnë edhe kritikët e iniciativës. Por në veprën penale të shpërdorimit të mjeteve sociale ka dyshime: ai, që ndër qindra mijëra punonjësit e huaj, midis tyre edhe menaxherë gjermanë dhe francezë, jep të dhëna të gabuara, për të siguruar përfitime sociale, mund të përfshihet lehtë në këtë rregullore.
Po kaq shpejt do të përfundonte jashtë Zvicrës një i huaj, po të kryejë një vepër penale të kategorisë së dytë. Këtu bëjnë pjesë lëndime të lehta trupore, dhunim i pronës së tjetrit dhe kërcënimet ndaj nëpunësve. Kur dorasit i është dashur të vuajë në dhjetë vitet e mëparshme një dënim me heqje lirie apo me gjobë, pavarësisht se për cilat shkaqe, dhe kur atyre u shtohet një vepër penale e kësaj kategorie, sërish nuk do të ketë falje. Nëse njëherë e ka parakaluar dikë djathtas në autostradë dhe nëse vite më vonë i bërtet një polici, mund t’i thuash lamtumirë qendrimit në Zvicër, sado i kërkuar të jesh si punonjës me funksion drejtues në një sipërmarrje zvicerane. Një e katërta e njerëzve që jetojnë në Zvicër ka një pasaportë të huaj. Prandaj Heinz Karrer, President i Shoqatës Zvicerane të Sipërmarrësve thotë:”Kjo iniciativë e dëmton në mënyrë masive ekonominë zvicerane.” Kritikët thonë se bandat e vjedhësve, kjo inisiativë nuk i frikëson. Stefan Egli, nga “Komiteti kundër Inisiativës së Zbatimit” thotë: një vjedhësi nuk i intereson, nëse lejohet apo jo të hyjë në Zvicër, sepse ai ndodhet këtu gjithsesi ilegalisht dhe vetëm me synimin për të kryer vjedhje.”
Rrezik për demokracinë?
Shumë zviceranë e kundërshtojnë para së gjithash për arsye parimore iniciativën. Ata i shqetëson që gjykatat faktikisht nuk do të kenë mundësi të kryejnë punën e tyre, dëbimi do të kryhej automatikisht, nëse i kryen veprat penale të sipërpërmendura. Komiteti kundër Iniciativës mendon që është “barbare” që ndryshimet e ligjit do të vlejnë edhe për të ashtuquajturit “Secondos”, pra për pasardhësit e migrantëve që jetojnë në Zvicër, por që nuk e kanë pasaportën zvicerane.
Jo më i ashpër është apeli i 120 profesorëve të drejtësisë të Zvicrës. Në të thuhet: “Synimi i iniciativës është që të eleminohet plotësisht gjykimi i gjyqtarit për pasojat e veprave penale në të drejtën e të huajve. Me këtë zhvendosen nga fundamentet parimet e veprimit të shtetit juridik, veçanërisht parimi i përpjestueshmërisë.”
Vërtet që kundër iniciativës është krijuar një front i gjerë. Në të bëjnë pjesë e gjithë qeveria, parlamenti, shumica e partive, kishat dhe Shoqata Ombrellë e Ekonomisë. Por megjithatë sondazhet parashikojnë një garë gjoks më gjoks midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të iniciativës, në një kohë që kundërshtarët kohët e fundit kanë përparësi të lehtë./DW
Protestat armiqësore kundër të huajve në Bautzen und Klausni...
Ndihma e Moskës e ka ndihmuar Asadin, por historia e kryengr...
Armëpushimi në Siri që filloi sot, është respektuar në përgj...
Në fund të marsit shpallet vendimi kundër Vojisllav Shesheli...
Një shtetas i Shqipërisë i moshës 29 vjeçar është gjetur sot...
Vizita e parashikuar e kryeministrit të Serbisë, Aleksandër ...
Bëhet fjalë për pesha të rënda si Clint Eastwood, aktori dhe...
Armëpushimi në Siri është i brishtë e megjithatë ai mbetet s...
Edhe kjo mungonte. Tani edhe Greqia tërheq ambasadoren nga V...
Ekonomia amerikane u rrit me ritme më të shpejta se ç’ishte ...
Presidenti i ri i Republikës së Kosovës është zgjedhur Hashi...
Luftëtarët nga grupi islamik Al-Shabaab kanë sulmuar një hot...
Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit në Kuve...
Mjekësia precize mund të bëhet baza për revolucionarizimin e...
I quajnë “Mission Impossible”, por asgjë nuk është e pamundu...
Parashikimet mbi krizë e BE-në janë po aq arrogante sa dhe a...
Raporti vjetor i Amnesty International është më shumë se kur...
Matt Bissonnette, një prej trupave speciale që kryen operaci...
Prokuroria e Posaçme e Kosovës, tha se ka ngritur të enjten ...
“Më votoni për president dhe do t’iu them se kush i rrëzoi K...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...