web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

INTERVISTA/ Tritan Shehu: PD-ja të marrë masa për deputetët që spiunojnë debatet

28 Shkurt 2016, 11:27, Aktualitet CNA

Ish-kryetari i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Tritan Shehu, e sheh si shqetësues transmetimin në media të debateve në mbledhjet e Grupit Parlamentar.

Në një intervistë për ?Panoramën?, Shehu sqaron se do të ishte mirë që kryetari i Grupit Parlamentar të mbante një qëndrim lidhur me këtë çështje. Sipas ish-kreut të PD-së, publikimi në media i debateve bëhet për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe lidershipin e saj në opinionin publik.

Kemi një ashpërsim të toneve të PD-së ndaj Kuvendit, ju e mbështesni ketë?

Unë do t?i konsideroja vendimet e qëndrimet e fundit të PDsë në përputhje me një linjë konstante të saj, në përpjekjet për dekriminalizimin e institucioneve. Absolutisht është e drejtë dhe e domosdoshme diçka e tillë. Lufta ndaj kriminalitetit e korrupsionit është dhe duhet të jetë diviza jonë, në mënyrë të palëkundur. Është ky ?kancer?, kërcënimi më i madh për të sotmen e të nesërmen e shoqërisë sonë, vlerave tona, të ardhmes sonë europiane. Është unike që Parlamenti i një vendi të pranojë me ligj që duhet dekriminalizuar, ashtu siç bëri nën presionin e PD-së Kuvendi ynë. Kjo është e trishtë. Por më tragjike është fakti se përsëri ka hezitime paradoksale për ta implementuar realisht këtë proces jetik. Pa folur këtu për korrupsionin! Në këto kushte, pa asnjë lëkundje, i takon përsëri PD-së për të ?shtyrë? për fillimin e këtij ?pastrimi? të domosdoshëm.

Media po publikojnë mbas mbledhjeve me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar të PD-së ?procesverbale? të atyshme. Ju si ish-kryetar si do ta vlerësoni këtë?

Po është e vërtetë që shpesh po ndodh diçka e tillë, që pa dyshim edhe mua më ka shqetësuar. Besoj se të njëjtin sensacion kanë pasur dhe kolegët e mi. Së pari unë dua të them që është normale të debatohet dhe të ketë mendime të ndryshme, kritika, sugjerime në një grup parlamentar.

Në PD ka pasur gjithmonë grupe deputetësh ?luftarakë?, që asnjëherë nuk u janë shmangur debateve, me qëllimin përmirësimin e aktivitetit të tij apo të partisë. Kjo është një e drejtë thelbësore e gjithsekujt dhe bën pjesë në parimet e demokracisë. Kështu unë nuk komentoj mendimet e ndryshme të kolegëve, ndaj ose jo të njëjtin opinion me ata. Ndërsa në lidhje me sa ju pyesni për ato publikime të medias, unë nuk mund të konfirmoj nëse janë apo jo besnike me realitetin ato që janë shkruar në formë ?procesverbalesh?.

Por, sidoqoftë, në të dy rastet kemi të bëjmë me një situatë të papëlqyeshme, ndaj së cilës duhet reaguar. Dhe kjo mendoj se është detyrë së pari e kryetarit të Grupit tonë Parlamentar. Në qoftë se ato që publikohen janë sajesa të medias, veçanërisht duke qenë të përsëritura, bëhen me keqdashje, për të krijuar opinione të deformuara e dëmtuese për PD-në, pra duhen përgënjeshtruar.

Po nëse janë të vërteta ato që pasqyrohen?

Kjo do të ishte një çështje tjetër, që do ta përcaktoja e shëmtuar. Unë mbështes çdo debat në forumet e partisë, qoftë dhe të ashpra. Por kur këto zhvillohen me ?dyer të mbyllura?, ngelin brenda atyre mureve.

Ky është një rregull elementar i demokracisë dhe konstruktivitetit të çdo force serioze politike. Transmetimi i detajuar e i përsëritur i tyre jashtë, nga pjesëmarrës në mbledhje (dhe këtu unë nuk bëj asnjë insinuatë për debatuesit), pa asnjë dyshim do të bëhej me dashakeqësi, për të dëmtuar imazhin e partisë, kryetarit të saj, apo forumit përkatës. Në fakt, unë do ta konsideroja këtë edhe si një provokacion ndaj vetë personalitetit të personave në gojën e të cilëve vihen shprehjet e publikuara. Gjithsekush sot, nëse dëshiron, mund të bëjë vetë e direkt publike objeksionet e mendimet e tij në rrugë normale. Pra këtu do të kishim të bënim edhe me një vepër të dënueshme moralisht e politikisht, larg principeve të etikës. Dhe kjo do të ishte shumë më shqetësuese, sesa në rastin që do të kishim të bënim me sajesa të medias.

Dhe si mendoni ju se duhet reaguar për këtë opsion?

Së pari, me një sensibilizim të opinionit të përgjithshëm, atij politik, të medias, për ta dënuar moralisht si vepër, pra në parim fenomenin. Së dyti, me kriticizëm të fortë brenda PD-së ndaj këtyre ngjarjeve apo ndaj atyre që do të bënin veprime të tilla tinëzare. Së treti, përsëri është detyra e kryetarit të Grupit Parlamentar të marrë të gjitha masat që veprime të tilla, jo vetëm mos të përsëriteshin, por dhe të ?ndëshkohen? konform normave demokratike. E imagjinoni dot se cili do të ishte reagimi në qoftë se ndodhi të tilla do të kryheshin gjatë mbledhjeve të mbyllura të Grupit Parlamentar të ndonjë prej partive demokratike e të konsoliduara simotra?! Mund të ketë pasur raste sporadike dhe aty, por ato janë trajtuar me shumë shqetësim e seriozitet.

Me këtë ju thoni që nuk duhet të ketë kritika?

Absolutisht jo. Gjithsekush ka të drejtë të shprehë opinionet e tij. Unë nuk e kam fjalën për këtë gjë dhe as për ata që debatojnë. Në përgjigje të pyetjeve tuaja unë theksova se ?loja? duke publikuar në media disa ?procesverbale? të atyre mbledhjeve, është e qëllimshme, dashakeqe dhe dëmtuese për PD-në. Kjo krijon vetëm një konfuzion. A është kjo një sajesë e ndonjë mediaje apo një komunikim keqdashës me median nga brenda një takimi të tillë, kjo është një çështje që duhet të vërë në lëvizje mekanizmat, cilado qoftë e vërteta, për ta sqaruar, për të marrë masat përkatëse konform të gjitha rregullave të demokracisë e respektit reciprok.

Po ju si i vlerësoni qëndrimet dhe veprimet e PD-së dhe z. Basha në tërësi?

Kjo pyetje do të kërkonte një përgjigje të gjatë. Por unë do të jem shumë përmbledhës. Pa asnjë dyshim, PD po tregon në pozicionet e qëndrimet, edhe në këto vite në opozitë, përsëri vlerat e mëdha të saj, ndjenjën e thellë të përgjegjshmërisë ndaj vendit, rolin e vetëm e të pazëvendësueshëm si opozitë e kësaj qeverisjeje jo thjesht të paaftë, por dhe pa asnjë vizion zhvillues.

Në fakt, rreth 2,5 vite nga humbja e zgjedhjeve e qeverisje të majtë, ne kemi një PD me ide të qarta e shumë energjike në veprimet e saj. Ndoshta duhet ta propagandojmë më mirë atë që ne vetë bëjmë. P.sh. ligji për dekriminalizimin i miratuar ka qenë në vetvete një betejë e madhe e luajtur brenda e jashtë Shqipërisë, shumë e vështirë kjo, por e fituar nga PD-ja, mbi një të keqe që kërcënon jo vetëm Kuvendin tonë e disa bashki, por mbarë vendin.

Është unik ky në të gjithë Europën. Krahas kësaj, një sërë lëvizjesh, protestash, programesh, afrimi njerëzish, riorganizimesh etj. janë kryer në një periudhë rreth dyvjeçare. Secili nga këto ?aksione? ka rëndësinë e tij, si gurët në ndërtimin e ?murit?. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për veprimet e ditëve të fundit. Ajo që kemi bërë në këtë periudhë është merita të gjithë, që nga anëtari i thjeshtë e simpatizanti, por pa dyshim merita të veçanta ka kryetari i partisë. Kjo është e vërteta. Dhe ne duhet t?i vëmë në dukje këto, t?ia vëmë në dukje opinionit, pa lejuar mbingopjen e tij nga negativizma.

Nga ana tjetër, ne duhet t?i thellojmë arritjet tona, pa dyshim duke evidentuar dhe të metat, por duke u shprehur qartë e konkretisht se çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen. Tashmë që jemi rreth 14 muaj nga zgjedhjet politike, ka shumë rëndësi që të transmetojmë në opinion më shumë optimizëm për fitoren tonë, evidentim pozitiv për atë që kemi bërë në këtë periudhë, ide e platforma vizionare për të ardhmen, duke kritikuar ashpër gabimet e arbitraritetet e mëdha të kësaj qeverisjeje.

Në PD ka pasur gjithmonë grupe deputetësh ?luftarakë?, që asnjëherë nuk u janë shmangur debateve, me qëllimin përmirë- simin e aktivitetit të tij apo të partisë. Kjo është një e drejtë thelbësore e gjithsekujt dhe bën pjesë në parimet e demokracisë.

NGA JUXHIN MUSTAFARAJ/Panorama





Lajmet e fundit nga