web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çiljeta dhe Ingridi i mësojnë djemve karatenë

20 Shkurt 2016, 15:20, Lifestyle CNA

Një ?gangsta? si ajo nuk mund mos zgjidhte një disiplinë të arteve marciale, kështu që Çili ka zgjedhur që ta rezgjistrojë vogëlushin e saj në një kurs karateje.

Në një foto të postuar nga vetë këngetarja në profilin e këngëtares në Instagram, shfaqet 3-vjeçari, që qëndron ulur në një palestër, duke ndjekur me vëmendje instruktorin.

Krahas djalit të Çiljetës, në foto shfaqet edhe shoku i tij i ngushtë, i cili është regjistruar së bashku me të në këtë kurs.

Cili është? Paridi, djali i mikes së mirë të Çilljetës, Ingrid Gjoni.





Lajmet e fundit nga