web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Blushi: Shqiptarët ikin si viktima të qeverive të tyre

18 Shkurt 2016, 19:18, Aktualitet CNA

Fjalimi i deputetit Ben Blushi në seancën e sotme parlamentare

Po miratojme sot nje ligj per rregjistrimin e emigranteve shqiptare jashte vendit.

Une besoj se eshte i vonuar.Duhej ta kishim bere kete akt cdo dite ne keta 20 vjet.

Emigrantet kane qene, jane dhe do te jene nje nga dy motorret e zhvillimit ekonomik dhe demokratik te Shqiperise.

Duke ikur ata i kane dhene Shqiperise poaq shume sa ata qe kane qendruar dhe kete e them pa hezitim.Ne qe jetojme ketu perfitojme nga kontributi i tyre.

Dikush me ka thene se nese ata shqiptare qe kane ikur jane te marre ne qe i kemi detyruar te ikim jemi te cmendur.Duhet te jete e vertete.

Te marret kane ndihmuar qe cmendurija jone te jete me pak e demshme.

Se pari ata kane furnizuar ekonomine tone duke punuar e vende te tjera dhe se dyti i kane dhe shprese ketij vendi te pashprese.

Mjerimi padrejtesia,varferia,izolimi qe kane pesuar shume shqiptare nga politikat e dobeta te qeverive tona ka gjetut nje prehje ne emigracion.

Por para se te flas per diasporen dua te them dy fjale per emigracionin qe vazhdon dhe vazhdon pa u ndalur.

Pse ikin shqiptaret me shume se kushdo tjeter nga vendi i tyre?

Cfare i shtyn te emigrojne ne kete mase?Cfare mungon ne Shqiperise?Uji,toka,ajri,dielli malet,deti,mineralet,lumenjte?Perkundrazi.Te gjitha keto i kemi ne masen e duhur.Ajo qe na ka munguar dhe do te na mungoje eshte shpresa per nje qeverisje te mire.

Shqiptaret nuk ikin nga thatesira as nga urija, as nga lufta.

Ata ikin si viktima te qeverive te tyre.

Vitin e kaluar iken 100 mije.Sikur te mos ktheheshin nga policite evropine ndoshta do kishin ikur edhe me shume.

Nese ikja vazhdon ne kete mase dhe lindjet vazhdojne te bijen nen nivelin e mesatares evropiane sigurisht qe ne do te jemi nje vend me i vogel ne disa dekada.Fatkeqesisht Shqiperia po zvogelohet.Ajo po emigron ose po perton te shtohet.Shifrat flasin per nje popullsi me te vogel e cila vjen duke u tkurrur.Ne 25 vjet kemi humbur 1 milion ne 50 vitet e ardhshme mund te humbim dhe gjysem milioni nese vazhdojme me keto shifra.

Nese para dhjete vitesh kemi patur numrin me te larte te lindjeve ne evrope gati 16 ne 1000 banore tani jemi pothuajse ne 11 femije per nje mije banore dhe nese nuk duam te zvogelohemi me shume se kaq duhet te bejme dy gjera:te frenojme emogracionin duke nxitur kthimin e dispores dhe te shtojme apo stimulojme lindshmerine me cdo forme dhe cdo mjet pa dyshim edhe financiar.Me pak shqiptare do te thote me pak pune,me pak te ardhura dhe me shume varferi.

Disa dite me pare isha ne Kukes.Ky qytet eshte realisht simboli i zbrazjes se Shqiperise.Aty e kupton se cfare i ka bere qeverisja e keqe nje populli i cili ka vetem nje bisede nga mengjesi deri ne darke:si te ikim.Kur takoj njerez kaq pesimiste nga veriu ne jug me duket sikur Shqiperia eshte kthyer ne nje burg per te varferit.Ata duken si te zene ne cark si te mbyllur ne nje kafaz.

Megjithate ceshtja sot per ne eshte kjo:

Emigrantet nuk na duhen vetem per vota.Ata na duhen per te ndryshuar Shqiperine.Ne ankohemi se ne vend kemi pune por nuk kemi fuqi puntore te kualifikuar.

E dini kush jane shqiptaret me te kualifikuar?

Jane emigrantet.

Jeta i ka detyruar te mesojne zanate te cilat ne vendin e tyre ndoshta nuk do ti merrnin kurre.Emigracioni eshte shkolla me e mire profesionale e shqiptareve.Prandaj them se ceshtja eshte si ti bindim keta njerez te kthehen.A ka mundesi qe nje pjese e tyre te kthehen dhe te investojne ketu?Une them se po.

Nese 7 ne 10 shqiptare qe jetojne ne Shqiperi duan te ikin nga Shqiperia,te pakten 6 emigrante ne dhjete duan te kthehen.

Nese qeverisim me mire Shqiperine emigrantet kane me shume arsye te vijne.Nese inkrajojme investimet e tyre ata mund ti grumbullojne therrmijat e kursimeve te jetes se te ndertojne ketu ne turizem,ne bujqesi dhe ne sherbime.

Une besoj se ka ardhur koha per nje adsministrate disporike.Djem dhe vajza te rritur jashte apo te shkolluar andej mund te jene pjese e administrates sone.Nese do ishte per mua nje pjese e gjykatesve dhe prokuroreve te rinj qe do te ndryshohen per shkak te reformes ne drejtesi, duhet te ishin detyrimisht nga dispora.

Ata kane te drejte te vene drejtesi ne nje vend qe i zboi per shkak te padrejtesise.

Sensi i tyre i drejtesise nuk ka mundur te deformohet per shkak te allishverisheve tona tradicionale.

Ata vijne nga vende te lira dhe mund te na ndihmojne ta bejme Shqiperine nje vend me te mire dhe shume me te lire.

Dua ti jap ketij parlamenti nje rast qe provon se cfare fuqije ka diaspora nese thirret nen arme.

E dini kush eshte produkti me i mire dhe me spektakolar i ketyre 20 viteve?

Eshte kombetarja e Shqiperise.Pa asnje dyshim suksesi i saj shkelqen mbi te gjitha sukseset tona menaxheriale.Por cfare eshte kombetarja jone?As me shume dhe as me pak eshte nje produkt i paster diaspore.Djem te rritur ne Evrope u bashkuan nen nje flamur per te na dhene suksesin me te madh sportiv ne histori.Ata nuk na ben vetem krenare,na treguan se si mund te administrohet nje projekt shqiptar me kontribut dispore.Keta djem jane shqiptare qe jetojne ne emigracion.E imagjinojme dot se cfare do ishin shumica e institucioneve dhe sipermarrkeve shqiptare nese do te administroheshin si kombetarja e Shqiperise.

Une mendoj se dispora ka fuqi te ndale zbrazjen e vendit.Kthimi i tyre do ta bente Shqiperine me te madhe dhe do ti hiqte shume te rinjve deshiren per te vrapuar jashte Shqiperise pa e kthyer koken prapa.

Mendoj pra se ka ardhur koha qe ti bindim dhe ti frymezojne te kthehen.

Kjo eshte nje enderr e nderprere te cilen duhet ta vazhdojme pasi te zgjohemi nga pergjumja dhe letargjija ku kemi rene per 25 vjet.

Une jam i bindur qe mund te zgjohemi.





Lajmet e fundit nga