Apeli jep masën e sigurisë për ish-vartësin e Spiro Kserës
Gjykata e Apelit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” ...
Gjykatësja Teuta Hoxha paditet në prokurori për falsifikim nga pronarët e Top Channel. Përfaqësuesit ligjorë të dy aksionerëve kryesorë të kanalit më të madh në vend, kanë depozituar një kallëzim në organin e akuzës, ndaj gjykatëses Hoxha pas një vendimi të marrë prej saj në seancën e datës 5 shkurt, i cili konsiderohet i jashtëligjshëm dhe i falsifikuar.
Ndërkohë burime të prokurorisë thanë se kjo çështje merr një rëndësi të veçantë duke pasur parasysh në radhë të parë valën e shtuar të presionit ndërkombëtar për hetim të gjykatësve të korruptuar nga njëra anë dhe nga ana tjetër precedentin që lidhet me një rast të vitit 2013 kur po kjo gjykatëse ishte në prag të shkarkimit për shkak të një afere tjetërsimi pronash.
Ky hap shënon një përshkallëzim të mëtejshëm në përplasjen ligjore mes dy palëve që synojnë të marrin kontrollin e televizionit të fuqishëm në vend. Mosmarrëveshjet e forta lindën pas padisë së ngritur në gjykatë në janar nga Vjollca Hoxha, mbartëse e 8% të aksioneve në Top Channel ndaj Albert Sinos
titullar i 40% të aksioneve dhe Aurel Baçit me 20%. Vjollca Hoxha hapi një çështje gjyqësore ndaj dy aksionerëve që zotërojnë shumicën e aksioneve, duke pretenduar se kontrata me anë të së cilës bashkëshorti i saj i ndjerë Dritan Hoxha u kishte shitur atyre aksionet, ishte e paligjshme. Pala e aksionerëve të shumicës, të cilët prej 9 vjetësh kanë qenë mbajtësit kryesorë të peshës së financimit të Top Channel, thërrasin në ndihmë ligjin për mediat i cili e ndalon kalimin e shumicës së aksioneve të një kanali televiziv në një dorë të vetme.
Nga ana tjetër ata shtojnë se Vjollca Hoxha e cila pas problemeve në kompanitë e tjera që administron, kërkon të shtijë në dorë financat e kanalit të ngritur nga bashkëshorti i saj i ndjerë, në të vërtetë po e akuzon këtë të fundit si shkelës ligji. Më 5 shkurt, teksa palët kishin rreth një muaj që mundoheshin të binin dakord për emrin e gjyqtarit që do të trajtonte çështjen e tyre, gjykata ka caktuar Teuta Hoxhën. Kjo e fundit, ka pritur vetëm pak minuta nga caktimi i emrit të saj, për të zhvilluar një seancë fantazmë, pretendojnë pronarët mazhoritarë në Top Channel, me anë të së cilës i jepte të drejtën e administrimit të kanalit për fazën kalimtare, Vjollca Hoxhës me 8% të aksioneve.
Seanca nuk ka qenë e pasqyruar në kalendarin e gjykatës, vazhdojnë pretendimet dhe gjyqtarja nuk e ka dëgjuar palën e paditur, duke shkelur kështu në mënyrë flagrante një nga rregullat bazë të drejtësisë. Prokuroria ka në dorë një dosje të plotë me të gjitha shkeljet ligjore të gjyqtares Hoxha, në një çështje implikimet e së cilës duket se nuk do të pëfundojnë këtu.
Gjykata e Apelit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” ...
Letra e hapur e Besnik Aliaj për qytetarët e Tiranës“TAKSIM ...
Fytyra e Zotit, një mi, iguana dhe tashmë një sarkofag.Miste...
Sot, Partia Demokratike, ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranë...
Një punonjës policie është arrestuar nga SHCBA pasi rezultoi...
Policia Rrugore ka ndaluar një shtetas të huaj për të kryer ...
Të gjithë lumenjtë rrjedhin, po ashtu edhe partitë politike ...
Një person është grabitur ditën e mërkurë në zonën e “Xhamll...
Bashkia e Tiranës kërkon të ndërtojë një kënd lojërash për f...
Kur Shkëlqim Cani mori në dorë financat e vendit në shtator ...
Nga Endri XhafoHistoria e Ben Blushit me Edi Ramën është në ...
Horoskopi ditor për diten e mërkurë – 17. shkurt 2016Ka shum...
Besnik Aliaj, u largua në mënyrë demostrative nga emisioni O...
Kreu i Departamentit të Planifikimit dhe Zhvillimit Urban në...
Arti vjen në të gjitha format, por kur flasim për kryevepra,...
Futja e këtij aplikacioni të quajtur ‘Komisariati Dixhital’ ...
Automjeti shihet se jo vetëm ka lëvizur pranë lokalit, por e...
“Është e qartë se perceptimi i opinionit mbi korrupsionin në...
Avokati Spartak Ngjela shprehet se Kryeparlametari Ilir Meta...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...