web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ben Blushi do largohet nga PS/ Gati partia e re

17 Shkurt 2016, 08:53, Aktualitet CNA

Të gjithë lumenjtë rrjedhin, po ashtu edhe partitë politike në Shqipëri. Së shpejti pritet të kemi një tjetër forcë politike, e cila do të jetë logoja më e re majtas në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2017.

Burime nga zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, thanë për citynews se deputeti socialist Ben Blushi, tashmë i konfiguruar si udhëheqësi i një lëvizjeje brenda socialistëve, ka përgatitur gjithçka dhe shpallja e forcës së re politike është thjeshtë cështje kohë, megjithëse Ben Blushi publikisht artikulon të kundërtën.

Të njëjtat burime theksuan se lëvizja e Blushit ka filluar disa kohë më parë, si një zë kritik publik ndaj qeverisë së rilindjes. Ambiciet e tij për drejtimin e Partisë Socialiste kanë qenë të hershme. Kujtojmë LMN-në, të cilën e braktisi pas një marrëveshje me Ramën. Idea e Blushit për të marrë drejtimin e PS-së apo për të krijuar një forcë të re ka filluar disa kohë më parë, duke braktisur cdo kontribut në këtë forcë politike. Artikulimet e tij publike kanë qenë mjaft të forta dhe kjo i ka krijuar një ndarje të fortë atij me krerët e lartë socialistë. Kujtojmë këtu shkrimet dhe kritikat e Blushit për vdekjen? e rilindjes apo edhe dështimet e njëpasnjëshme të qeverisë Rama dhe shkeljet e pafundme të statutit të partisë.

Burime nga PS-ja theksuan se lëvizjet e Blushit tregojnë qartazi se ai ka vendosur të krijojë një forcë të re politike. Kjo është arsyeja kryesore që Rama, Ruci dhe drejtues të tjerë socialistë nuk pranojnë që Blushi të jetë një kandidat për kreun e Partisë Socialiste. ?Ai nuk mund të jetë kandidat dhe të vëri shishen në radhë për të marrë drejtimin e PS-së, Ben Blushi e ka vendin bosh tek partia e tij si kryetar?, u shpreh një nga drejtuesit e lartë socialist për citynews.

Në fakt, lëvizjet e Blushit tregojnë qartazi ndarjen e tij me linjën zyrtare me Partinë Socialiste. Artikulimet e tij më shumë se sa qëndrime, janë frymë për një lëvizje që mund të shkëpuste një pjesë të votave nga partia më e madhe qeverisëse, e cila pritet ndoshta të ndahet për herë të tretë. Kujtojmë shkëputjen e Metës, dhe Petro Koçit. Ky i dyti, thuajse i dështuar në lëvizjen e tij.

Në ditët në vijim, pritet të shihen qëndrimet e mëtejshme të deputetit socialist Ben Blushi dhe ndoshta vjeshta do të jetë koha ku ai do të shpallë forcën më të re politike, e cila do ti përkasë qendrës së majtë./citynews





Lajmet e fundit nga