web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha tek Babaramo/ Nuk hyjme në zgjedhje me Ramën kryeministër

15 Shkurt 2016, 20:46, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se forca e tij politike nuk futet në zgjedhjet e ardhshme me Edi Rama Kryeministër. Në një intervistë për “5 Pyetje nga Babaramo” Basha ‘kërcënoi’ për një bojkot të mundshëm të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2017.  “Nuk hyjmë në zgjedhje me Ramën kryeministër“, tha Basha.
basha babaramoIntervista

Pas takimit që patët si shef i opozitës me sekretarin amerikan të Shtetit, besoni se reforma në drejtësi do të kalojë?
Dita e djeshme ka qenë shumë e rëndësishme për Shqipërinë në radhë të parë, për shqiptarët, aspiratat e tyre për një vend demokratik ku secili të ketë shanse të barabarta për veten e tij dhe fëmijët e tij. Për një vend të shtetit ligjor ku ligji t?i trajtojë të gjithë të barabartë, për një vend ku të luftohet korrupsioni dhe krimi. Ishte një vizitë që mbështeti fuqimisht ato mesazhe, ato përparësi që do të shohë çdo qytetar shqiptar. Së dyti, ishte një vizitë shumë e rëndësishme për opozitën shqiptare, për PD-në, për mua si drejtues i saj se është hera e parë në 25 vite të tranzicionit politik pas rënies së komunizmit, në 5 vizita të sekretarit amerikan të Shtetit që opozitës ju rezerua një takim i plotë protokollar?

Ramës në 2012-ën ju rezervua nga sekretarja Klinton
Kjo është hera e parë në dijeni time që u organizua një takim i plotë protokollar me pjesëmarrje të plotë protokollare prej afro 35 minutash çka tregon besim dhe vlerësim tek opozita, trajtimi si një partner me një kohë thuajse të barabartë me qeverinë. Padyshim opozita është alternativa e pushtetit, është dhe duhet të jetë në parim dhe qeverisja e të nesërmes. Prandaj ishte një takim që saç vuri në fikus sfidat kryesore të Shqipërisë sot, përfshirë çështjen e drejtësisë, po kështu u fokusua edhe tek e ardhmja sipas vizionit të opozitës, sipas vizionit tim. Ishte një vizitë e përmasave edhe e rëndësisë së jashtëzakonshme për shqiptarët, dhe unë dua të ndaj edhe një herë kënaqësinë e madhe dhe vlerësimin e madh për këtë respekt, për këtë besim të SHBA-ve, të sekretarit amerikan të Shtetit, tek opozita, tek PD-ja dhe tek unë personalisht.

Po jua përsëris edhe një herë pyetjen: A besoni se do të kalojë reforma në drejtësi? Do doja të citoja një deklaratë të një zyrtar të departamentit amerikan të Shtetit i cili u shpreh për agjencitë e huaja se një nga qëllimet e vizitës së Kerryt në Tiranë ishte të bindë opozitën që të votojë reformën në drejtësi. Ju i premtuat se do ta votoni?
Nuk mendoj se citimi është i drejtë apo i saktë. Qëndrimet e sekretarit të Shtetit, qëndrimet e DASH, për reformën në drejtësi dhe për çështje të tjera kanë qenë ato që shtyjnë drejt një bashkëpunimi mes palëve për të adoptuar standardet, normat bashkëkohore evropiane, të Komisionit të Venecias siç u komunikua edhe në takimin tonë, në mënyrë që në të gjitha reformat që luftojnë krimin e korrupsionin, konsolidojnë shtetin ligjor dhe i japim mundësi të ndërtojnë një ekonomi të fortë dhe një të nesërmes të sigurt për qytetarët e saj, bashkëpunimi dhe mbështetja tek standardet është theksuar në mënyrë të vazhdueshme. Është bërë kjo në mënyrë publike, në takimet e brendshme, dhe nga kjo kam marrë një inkurajim të jashtëzakonshëm, sepse ky është edhe qëndrimi i opozitës shqiptare, qëndrimi i PD. Sa i përket luftës kundër krimit dhe korrupsionit, pa dyshim që pas dekriminalizimit që u veçua si një histori suksesi nga sekretari Kerry, dhe pas vënies në zbatim të dekriminalizimi që po kështu u theksua si një domosdoshmëri, reforma në drejtësi është edhe mbetet prioritet, por reforma në drejtësi në bazë të normave që pamundëson kapjen politike të sistemit ndërkohë që forcon kapacitetet e drejtësisë në radhë të parë për të luftuar korrupsionin në nivele të larta si një problem i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, sikundër për të ndëshkuar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar në mënyrë që ata të mos jenë më pjesë e një sistemi që duhet të japë drejtësi për shqiptarët.

Qëndrimi juaj nuk ka ndryshuar sa i përket reformës në drejtësi dhe pas ardhjes së Kerryt?
Qëndrimi i opozitës është ai që kemi shprehur prej fillimit, ne jemi për reformën në drejtësi. Nuk ka faktor politik që të jetë më i interesuar për një drejtësi të reformuar, të pa kapur politikisht, që ndëshkon korrupsionin në nivele të larta, që godet krimin në vend që ta lejojë që krimi të forcojë aleancën me shtetin, sesa opozita e vendit, e aq më shumë opozita shqiptare në këto kushte. Kur lidhjet kriminale të pushtetarëve janë bërë pjesë për fat të keq edhe e leksikut të përfaqësuesve të lartë të vendeve perëndimore në vendin tonë. Qytetarët e mbajnë mend mirë se me çfarë detajesh ambasadori Lu është shprehur për lidhjet e krimit me pushtetin, apo vetë institucionet që duhet të ndjekin krimin, kujtoj prononcimi i zotit Llalla në Durrës kur tha që krimi ka lidhje të fuqishme me politikën. Opozita është faktori kryesor që është i interesuar për reformën në drejtësi. Qëndrimi ynë është koherent, reforma në drejtësi duhet të kryhet me konsensus mes palëve bazuar në me rregulla sic janë ato të Komisionit të Venecias i cili në opinionin e 21 dhjetorit është shprehur qartë për një drejtësi funksionale që nuk mund të kapet politikisht. Në këtë koherencë të qëndrimit tonë, kanë qëndruar edhe qëndrojnë edhe partnerët tanë amerikanë dhe evropianë. Prandaj mos u çudisni që dita e djeshme nuk ishte për të ndryshuar qëndrim, por për të rikonfirmuar në praninë e mikut tonë të nderuar sekretarit Kerry qëndrimin tonë të drejtë, për të rikonfirmuar gatishmërinë tonë si opozitë, për tu ulur pa asnjë paragjykim me përfaqësuesit e shumicës parlamentare dhe për t?i dhënë shqiptarëve një drejtësi që lufton korrupsionin në nivele të larta, që këput lidhjet e krimit me politikën, një drejtësi e cila nuk është e kapur politikisht nga kjo mazhorancë apo që të ketë premisa për tu kapur nga çdo mazhorancë. Kjo është një ftesë që e kam bërë para vizitës së Kerryt, e kam përsëritu sërish pas vizitës, dhe qëndron akoma pa përgjigje nga një shumicë e drejtuar nga zoti Rama e cila deri më sot ka refuzuar dialogun politik për reformën, se si mund të arrihet konsensusi pa pasur dialog politik? Koha për reflektim është sot e gjithë ditën e zotit Rama dhe shpresoj të reflektojë nga mesazhet e kësaj vizite, në mënyrë që përfaqësuesit kryesor të partive kryesore parlamentare në vend të PS, LSI, të ulen dhe ti japin vendit një reformë konsensuale në bazë të Rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Për ju nuk ka reformë nëse nuk ka konsensus?
Si mund të ketë reformë kur PS që mundohet të imponojë një vullnet të njëanshëm, në vetvete disponon 64 vota, pala tjetër shkon me një draft paralel disponon 20 vota, ndërsa opozitës i mohohet mundësia për dialog politik le më për konsensus. Prandaj koha është të ulemi, të pranojmë normat evropiane që ruhen nga Komisioni i Venecias dhe në bazë të tyre t?i japim Shqipërisë një drejtësi që vetëpastrohet nga korrupsioni në radhët e saj dhe që ka në fokus dy problemet që vuri në theks edhe vizita e sekretarit Kerry luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Nëse komisioni i Venecias i jep OK projektit që ka cuar parlamenti, ju ndryshoni qëndrim?
Nuk pati bojkot sepse zoti Rama mohoi mundësinë e punës së përbashkët në kundërshtim me një marrëveshje që u arrit në 8 janar me ndërmjetësinë e ambasadorëve Lu dhe Vlahutin për të punuar së bashku mbi rekomandimet e Venecias. U punua për 24 orë dh epas kësaj në mënyrë të njëanshme ekspertët e shumicës të emëruar nga shumica refuzuan që të implementojnë rekomandimin 55 për të parë mundësinë se si do të bëhen emërimet në strukturën e ardhshme të drejtësisë, duke i njohur vetes të drejtën që e kishte rrëzuar Venecia, për të emëruar kë të dojë me votat që ka. Drafti i qeverisë u cmontua nga rekomandimet e Venecias edhe sa i përket çështjes së emërimeve që nuk mund të bëhen nga një shumicë politike që disponohet tashmë. Nuk është cështje 2/3, 3/5, është çështje e mekanizmave të përbashkëta për të mos lejuar kapjen politike. Edhe struktura u rrëzua se ishte e koklavitur, se shtonte alibitë për mos luftën ndaj korrupsionit. Drafti i qeverisë ka rënë për tokë. Ky refuzim nga Venecia i mënyrës jo konsensuale se si u punua për atë draft nuk u kthye në mësim. Dhe për herë të dytë me insistimin e zoti Rama nuk u krijua premisa për një dialog politik mbi norma dhe standarde evropiane.

Ka hapësirë tani për të negociuar?
Unë flas për përgjegjësitë e mia dhe të opozitës. Dhe nga ana e opozitës qëndron ftesa për dialog e konsensus politik mbi parimet e komisionit të Venecias. Di që një palë ka shprehur vullnetin për këtë brenda qeverisë, që është Meta dhe pres që edhe Rama të reflektojë dhe të shprehë ai pëlqimin për një bashkëpunim pa paragjykime me në thelb dialogun politik për ti hapur rrugë një konsensusi për reformën, a do ta bëjë apo jo për këtë nuk mund të shti fall, por vizita e djeshme është një arsye më shumë për të reflektuar.

Në seancën e shkuar Rama tha në Kuvend se do ta votoni me një këmbë reformën. A jeni i sigurt që i keni të gjitha votat e opozitës?
Reforma nuk kalon pa pëlqimin e PD-së, ky është një mesazh i përsëritur nga ne që gjen mirëkuptim tek faktori ndërkombëtar. PD ka një vit e gjysmë e vetëm që po shpalos angazhimin e ekipit më të mirë të juristëve për të luftuar korrupsionin në drejtësi që ti hapë rrugë një drejtësie që lufton korrupsionin qeveritar. Si mundet të quash konsensus blerje-shitjblerjen e deputetëve. E para, nuk ka asnjë shans që të përçajë opozitën në qëndrimin e saj. Asnjë shans. E dyta, sikur teorikisht të ndodhte kjo. A mund të quhet reformë në drejtësi diçka që fillon me një akt korrupsioni të pastër politik dhe financiar me gjasa. A mendoni ju se ka institucion në Bruskel, Uashtington, Venecia, Strasburg, që të pranojë një reformë në drejtësi në gjenezë të të cilit qëndron një akt i tillë korruptiv? Kjo është një retorikë e dëmshme për procesin. për të cilën përgjegjësinë e ka kryeministri dyfish më shumë se kushdo, që në vend t?i përgjigjet ftesës për dialog mbi parime evropiane, thotë do vini ju me një këmbë ta votoni. Po pse gjuhë është kjo, po pse gjuhë e një kryeministri të një vendi demokratik është kjo? Kjo është një prapambetje e madhe mendore konceptuale, është boshllëk i madh në formim, është një përqeshje me sfidat e Shqipërisë të 2016-ën. Një retorikë e tillë do të ishte qesharake dhe në 1996, jo më në 2016. I bëj thirrje sot të heq dorë nga kjo retorikë, të shohë kë ka përball, opozita nuk janë fëmijë kopshti, qytetarët nuk janë qenie që konsumojnë pa tru barin e propagandës që i ofrohet për ditë. Interesi i reformës në drejtësi është së pari i qytetarëve që shohin se si e drejta e tyre nëpërkëmbet, se si prona nuk shkon tek i zoti, se si krimineli del nga burgu, se si banda të rrezikshme si ?Hakmarrja për drejtësi? shkojnë në gjykatë për të marrë pafajësinë, se si Shullazët, Habilajt bredhin të lirë, se si Aldo bare bën ligjin nga qelia, dhe këto janë cështje që kryeministri duhet të marrë përgjegjësitë e veta që i ka ikur der më sot. Unë e kam fare të thjeshtë për retorik, them ky kryeministër që erdhi e votat e krimit s?bën dot reformën në drejtësi, por kam kërkuar zgjidhje politike. Por nëse ky mendon se me çdo kusht do të kapë drejtësinë do të përballet me qëndrimin më të hekurt të opozitës. Por unë nuk kam folur kështu për reformën në drejtësi, kam ofruar konsensusin dhe parakusht është nisja e dialogut politik, dhe pa pjesëmarrjen e PD ky nuk ka votat. Do blejë deputetë të opozitës? Ky është fund i kësaj reforme, fundi i Edi Ramës, uroj të mos e provojë. Uroj të marrë rrugën tjetër, që është rruga evropiane, ta marrë pavarësisht se nuk e meriton për hir të shqiptarëve opozita është e gatshme ta trajtojë si një interlokutor me të drejta të barabarta në një tavolinë ku ai duhet të vinte si subjekt i dekriminalizimit. E ka ai përgjegjësinë ti përgjigjet kësaj ftese.

Kerry ka dhënë këshillën që Shqipëria të mos bëhet një Nigeri..
Ju e kuptoni që formimi im nuk lejon të futem në detaje të bisedime të brendshme. Kerry shprehu shqetësimin e rrezikun që korrupsioni paraqet për demokracinë. Shembulli i Nigerisë tregon se çfarë i bën korrupsioni një vendi që kishte një premisë demokratike dhe sot është kthyer në emblemën e një shteti të dështuar, të kapur, të korruptuar. Shqetësimi i SHBA është që Shqipëria të qëndrojë në këmbët e saj, të pushojë së qeni një konsumatore sa i përket shtetit ligjor, dhe të kthehet në një kontributore neto në këtë drejtim. Shqetësim i SHBA është që demokracia shqiptare të funksionojë dhe që vlerat euroatlantike të zgjerohen dhe jo të ndjekë shembuj oligarkie që i përkasin lindjes politike. Lufta kundër korrupsionit është interes thelbësor i SHBA, se korrupsioni merr peng demokracitë. Lufta kundër krimit ndërthurur me korrupsionin e politikën, ishin mesazhe kryesore të cilat duhen dëgjuar me kujdes nga çdo kush e në veçanti nga kryeministri i vendit. Nuk ishte e rastësishme që u veçua vetëm suksesi i ligjit të dekriminalizimit, çështje për të cilën opozita ishte promotore. Kerry gjeti një PD të gatshme për zbatimin e këtij ligji.

Media ka shkruar se Kerry erdhi në Shqipëri për të negociuar ardhjen e 3 mijë muxhahedinëve. Jua kërkoi ju të jepni pëlqimin tuaj?
Çështjet e bashkëpunimit strategjik dy palësh datojnë herët. Si ministër i Jashtëm i qeverisë Berisha kam pasur mundësinë të bashkëpunoj me SHBA në një sërë çështjesh dhe në këtë kuadër edhe transferimi i opozitarëve iranianë MEK ka nisur gjatë qeverisjes së mëparshme. Shqiptarët i janë mirënjohës SHBA gjatë gjithë historisë sonë të re, këtu kemi një detyrë jo ndaj SHBA-ve por ndaj dinjitetit tonë si komb dhe ndaj brezave që do vinë për ta larë këtë borxh. nuk e bëjmë dot këtë me luftanije, sepse nuk i kemi, por çfarë të kemi nuk duhet të rezervohemi për të dhënë mbështetjen e plotë. Dhe ky ka qenë qëndrimi i PD për të gjitha çështjet e bashkëpunimit dypalësh

I ka Shqipëria kapacitetet për ti pritur?
Vlerësimi i kapaciteteve bëhet në mënyrë profesionale dhe të përbashkët me autoritetet amerikane. Qëndrimi politik është diçka tjetër dhe është ky që thash. Shqipëria nuk duhet të mbajë asnjë rezervë sa i përket kapaciteteve të veta për të bërë pjesën tonë të kontribuimit në një partneritet strategjik i cili edhe me këtë kontribut prapëseprapë ne mbetemi deficitarë para asaj që SHBA kanë bërë dhe investuar

U përmend kjo çështje në takimin me Kerryn?
Qëndrimet parimore të PD, pata mundësinë ti artikuloj fare qartë me zotin Kerry, sa i përket qëndrimeve parimore të partneritet strategjik.

Nuk ka qenë kështu në rastin e armëve kimike…
Për arsyen e thjeshtë se zoti Rama atë proces nuk i pa nga përgjegjësia e vendimmarrjes jo personale, por në emër të interesave të shqiptarëve, por si një mundësi për pazar politik. Nëqoftëe thua më sill armët kimike me kusht të vitiztoj shtëpinë e bardhe dhe në moment që ky pazar nis partnerët mendohen dy ore, këta me të vërtetë i kanë kapacitetet?

Ambasadori i SHBA atëherë ju fajësoi ju tha që ndryshuar qëndrim…
Mendoj se është qartësuar që nga ai moment, dhe besoj se kontaktet dhe mesazhet e  zyrtarëve amerikanë duke përfshirë Kerry-m në takimet me mua nuk lënë vend për hamendësim sa i përket një krize të menaxhuar keq nga zoti Rama në nisje të mandatit të tij në 2013.

Dhe nga ambasadori Arvizu?
Unë mbaj përgjegjësi për Shqipërinë, SHBA kanë gjithë kapacitetet për të vlerësuar përgjegjësitë e tyre. Por kjo është një çështje e lënë pas, mësim i nxjerrë. Dhe mësimi është se Shqipëria kurrsesi nuk mund të bëjë pazar me vlerat e shtetit ligjor se do të dëmtonte palcërisht investimin amerikan në Shqipëri. SHBA i lipset një Shqipëri demokratike dhe se çdo përpjekje për ti ikur detyrimeve duke bërë të gatshmin në fusha të tjera lexohet qartë dhe është e papranueshme.

Çfarë do të ndodhë me Byronë e Hetimit?
Kjo është në dorë të mazhorancës. Dy gjëra mund të ndodhin. Gjëja e parë, është që mazhoranca të pranojë ofertën tonë për të votuar projektin e rakorduar me partnerët amerikanë sipas Komisionit të Venecias. Dhe e dyta është ajo që paralajmëruam para 1 jave, që të presim derisa të vijë opinioni i dytë i Venecias dhe ta integrojmë në këtë paketë. Ne jemi të hapur për të dyja opsionet. Sigurisht, kur shtruam të parin e shtruam si një shenjë të vullnetit dhe si një provë që nuk është Partia Demokratike ajo që pengon reformën në drejtësi apo luftën kundër korrupsionit. Por, ju përgjigjën me një akt fëminor diversioni, duke sjellë një projekt të vjetëruar dhe të skaduar si përsa i përket rakordimit me partnerët amerikanë në fund të vitit të kaluar, ashtu sikurse i përket edhe substancës, rekomandimit të Venecias, kapitullit 90 i të cilit e ka bërë fare të qartë që Byroja Kombëtare e Hetimit nuk mund të ketë drejtim të jashtëm nga Prokuroria. Pavarësisht lojës propagandistike që kanë bërë në këtë drejtim, oferta ime mbetet e njëjta: po të duan të sjellin një draft të rakorduar me rekomandimin nr.90 të Komisionit të Venecias, ne aty jemi dhe e votojmë që këtë të enjte. Nëse nuk duan, dhe duan të presin Venecian, kjo është zgjedhja e tyre. Sigurisht kanë edhe një zgjedhje tjetër, të kalojnë një projekt të parakorduar me opozitën, për të cilin ne do të qëndrojmë fuqimisht kundër.

Thatë se ky projekt s?është i rakorduar me aleatët, por qeveria thotë se është ai projekt fjalë për fjalë. Ju ka thënë se nëse z.Basha ka projektin e dakordësuar, le ta bëjë publike. Dhe ju s?e keni bërë publike…
Unë nuk jam noteri i Edi Ramës, magazinieri i tij. Unë jam palë në një negociatë e cila për fat të keq përsëri merr formën me ndërmjetës, pasi Edi Rama refuzon dialogun politik dhe me përgjegjësi të plotë i kam deklaruar shqiptarëve se ekziston një rakordim me aleatët i cili ka marrë formë të potë pas 23 dhjetorit, dy ditë pasi Venecia ka sjellë opinionin e saj këtu dhe në këtë rakordim nuk figuron që të ketë një varësi nga ekzekutivi të kësaj strukture. Vartësia e kësaj Byroje duhet të jetë te Prokuroria, siç parashikon Kushtetuta e Shqipërisë. Pra, ekziston një rakordim politik dhe ky rakordim është që Byroja duhet të ketë një varësi ekskluzive nga prokurorët.

Pse nuk ua keni kërkuar këtë garanci ndërkombëtarëve? Se kështu dukeni si i intimiduar?
Koherenca është arma ime më e fortë dhe është armë e formimit tim perëndimor. Dhe nuk i honeps dot këto lojërat orientale, bizantine, truket e vogla, lojërat me porta të vogla. Unë nuk investohem në lojëra me porta të vogla, unë luaj me porta të mëdha. Dhe porta e madhe këtu është lufta kundër korrupsionit dhe lufta kundër korrupsionit nuk mund të kryhet kur kapaciteti kryesor që do të duhet të luftojë korrupsionin e nivelit të lartë të jetë në kontrollin e qeverisë, të jetë në duart e Kryeministrit. Nëse duan të votojmë Byronë pa pritur Venecian, le ta votojmë që nesër me rakordimin që kemi bërë me partnerët tanë, pas ardhjes së rekomandimit nr.90 të Venecias. Dhe kjo do të thotë se nuk do të ketë varësi nga Ministria e Brendshme. Nëse nuk e duan këtë është zgjedhja e tyre. Ka dhe një zgjedhje tjetër, që ta kalojnë këtë version që kanë sjellë, dhe të marrin koston e një hapi të tillë unilateral. Ne do t?i kundërvihemi, por kjo zbeh edhe retorikën e tyre. Kjo ishte një blof. Votat i kanë, le ta kalojnë edhe këtë draft, por është një blof i tyre. Kush mendon se unë seancën e 30 janarit Byronë Kombëtare të Hetimit nën vartësinë e Saimir Tahirit, në një kohë kur atë e ka rrëzuar Venecia, i mungon logjika, i mungon dëshira.

Ndoshta menduat se nuk kishte votat e Ilir Metës?
Nuk bëj unë llogari të tilla. Sepse këta në fund të fundit e kanë treguar se kur vjen puna, bëjnë pazar me njëri-tjetrin. Loja e tyre është kush ia ngre dhe kush ia ul pazarin njëri-tjetrit. Nuk futem fare në lojën e Edi Ramës dhe Ilir Metës, pasi janë tepër të zënë në lojën e tyre. Është një lojë e cila nuk i shërben vendit, por thellon krizën qeveritare, por nuk përbën potencial politik ku unë të mbështes luftën time opozitare. Lufta ime opozitare mbështetet te denoncimi i keqqeverisjes nga dyshja Rama-Meta, në radhë të dytë nga hartimi i një alternative për shqiptarët dhe krijimi i një koalicioni sa më të gjerë vlerash, koalicion i cili domosdoshmërisht duhet të jetë në raporte opozicioni opozite.





Lajmet e fundit nga