web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me bordet shtetërore/ Zyrtarët, shpërblim deri në 1 200 euro për mbledhje

15 Shkurt 2016, 19:34, Aktualitet CNA

Zyrtarët e nivelit të lartë si zëvendësministra, drejtor drejtorish apo këshilltarë kanë marrë pagesa marramendëse nga pjesëmarrja në bordet publike. Një raport i posaçëm i KLSH zbulon fakte tronditëse me abuzimet në bordet e kompanive publike dhe këshillat mbikqyrës të institucioneve shtetërore. Raporti i cili i përket vitit 2015, ka gjetur se në institucione të caktuara, anëtarët e bordeve paguhen deri në 162 mijë lekë për mbledhje ose gati 1200 euro.

?Nga auditimi u konstatuan raste të shpërblimeve të ekzagjeruara për pjesëmarrje në këshillat e bordet, të cilat shkojnë nga 60 mijë deri ne 162 mijë lekë për mbledhje? -thuhet në raport. Në të shumtën e rasteve mbledhjet e bordeve janë formale dhe nuk zgjasin as 30 minuta. Por shpërblimet që marrin zyrtarët pjesmarrës në to janë marramendëse, aq sa paga e disa muajve për një punonjës të zakonshëm në shtet.

Por veç shpërblimeve marramendëse, raporti ka konstatuar edhe shkelje flagrante të ligjit, pasi në shumë raste antarët e bordeve paguhen pa marrë pjesë fare në mbledhje.

Shpërblimet

Në krye të listës së abuzuesve qëndrojnë Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Autoriteti Portual në Durrës. ?Në Operatorin e Sistemit të Transmetimit, 6 anëtarët e bordit për periudhën janar qershor 2015 kanë zhvilluar vetëm dy mbledhje dhe janë shpërblyer me 842 mijë e 500 lekë,? thuhet në raport.

Në këtë kompani, anëtarët e Këshillit Drejtues janë shpërblyer me pagë mujore në një periudhë 5 mujore, edhe pse kanë zhvilluar vetëm dy mbledhje dhe shpërblimi për mbledhje rezulton respektivisht 101 mijë lekë për mbledhje për kryetarin e Këshillit dhe 67 mijë lekë në mbledhje për anëtarët.

Por edhe më marramendëse janë shpërblimet në Autoritetin Portual të Durrësit. ?Në Autoritetin Portual Durrës rezulton se një anëtar i Këshillit Drejtues, për periudhën Janar- Maj 2015 ka marrë pjesë vetëm në një mbledhje dhe është shpërblyer në vlerën 162 mijë lekë? konstaton KLSH.

Përfituesit

KLSH thotë se nga kontrolli në borde rezultoi se janë një numër i konsiderueshëm punonjësish kryesisht të nivele të larta menaxheriale, Drejtorë Kabineti të Ministrave, Këshilltarë, Sekretarë të Përgjithshëm, Drejtorë të Përgjithshëm, Zëvendës Ministra, Drejtorë të Drejtorive etj të angazhuar në kohë të pjesshme në cilësinë e kryetarëve apo anëtarëve në borde, komisione, këshilla dhe organe të tjera kolegjiale.

?Kjo kategori punonjësish përveç pagës në ushtrim të funksioneve te tyre organike, përfiton të ardhura të tjera nga angazhimi në këto struktura kolegjiale, që shkojnë nga 2-4 struktura apo edhe më shumë për çdo punonjës, si dhe në disa raste edhe në struktura të sektorit privat, duke përfituar fonde të konsiderueshme në trajtën e shpërblimeve,? thotë raporti

KLSH ka propozuar një sërë masash për të ndalur abuzimet në borde, si në për sa i takon emërimit të anëtarëve ashtu edhe kufizimit të pjesëmarrjes së tyre./syri.net

 





Lajmet e fundit nga