Berisha: Përgjigjet e Ramës, si të Enverit!
Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se përgjigjet e shefi...
Rishfaqen kongresmenët
Historia vonon, por nuk qenka e thënë që të harron. Bëhet fjalë për kongresmenët e famshëm të PS, pikërisht ata, që vite më parë u quajtën si një ndër zbulimet më brilante të ?FiKS FARE?. U zbuluan nga truri dhe fantazisti i këtij emisioni, Filip Çakuli pikërisht në korridoret e Pallatit të Kulturës në Tiranë, duke mbajtur në duar birra dhe kofsha pule. Dhe fatkeqësisht kaq ishte vlera, me të cilën këta kongresmenë kishin rënë dakord të këmbenin votën e tyre. E njëjta situatë po përsëritet edhe pas 15 vjetësh dhe kjo tregon më së miri se klasa politike shqiptare ka mbetur po kaq vite pas dhe dyfishin e viteve anash rrugës që do të na bashkonte me europën e qytetëruar. Sot qarku i Korçës do të caktojë kandidatët për kongresin e Partisë Socialiste, i cili do të mbahet më 19 Mars. Me sa duket ofrimi i datës ka rritur dhe ka shtuar ethet e kësaj gare, aq sa organizatorët dhe të importuarit nga partitë e ndryshme po caktojnë delegatët për mbledhjet e socialistëve të rretheve dhe këta të fundit do të caktojnë formacionin ose besnikët e votimeve të 19 Marsit, në Kongresin për Kryesocialistin e ri.
Megjithëse listat janë të paracaktuara ato përsëri janë mbajtur sekretë dhe nuk janë publikuar fare, madje edhe vetë anëtarësia nuk di gjë, se cilët do të jenë pjesëtarët që do t?i përfaqësojnë socialistët Korçarë në Kongresin e socialistëve në Tiranë. Sipas rregullit duhej që organizatat bazë të mblidheshin dhe të caktonin delegatët për konferencën e rrethit. Dhe kjo e fundit me votim të përcaktonte numrin dhe emrat e delegatëve në Kongresin e 19 Marsit. Çuditërisht, të pyetur dje në mbrëmje pjesa dërmuese e socialistëve as që kishin dijeni dhe nuk ishin të lajmëruar për takimin e sotëm apo takimet e njësive që duhej të ishin bërë sipas statutit të partisë ditë më parë, madje as në telefon nuk i kishte marrë njeri. Kjo tregoj, se këta persona ishin caktuar në mënyrë ilegale nga një dorë e fortë dhe e sigurtë. Mendohet se pas këtyre delegatëve fshihet emri i deputetit të ?Rilindasve socialistë? Ilir Pedavinji. Ky i fundit dhe disa të tjerë pas tij kanë caktuar si kandidatë për delegatë, shumicën e drejtorëve, që punojnë si ?sekserë? të tij apo edhe më keq, njerëz të ardhur të gjithë nga PD dhe PBDNJ. Madje disa burime konfidenciale për ?Telegraf? bëjnë me dije se janë marrë njerëz nga rruga apo edhe emigrantë.
Qyteti i Korçës ka rreth 100 organizata dhe vetëm në një pjesë të tyre janë bërë mbledhje formale, pjesa dërmuese as është mbledhur dhe as ka dijeni për konferencën e sotme të socialistëve korçarë. Shumica e kryetarëve rajonalë janë emëruar privatisht dhe figurat emblamatike të së majtës korçare nuk figurojnë në listat e delegatëve të rrethit, pale të Kongresit as që bëhet fjalë. Pra, me sa kuptohet listat janë pastruar dhe seleksionuar sipas oreksit të deputetit dhe matrapazëve rreth tij dhe në këto lista janë futur kryesisht njerëz të punësuar, të cilët kërcënohen se do largohen apo edhe më keq kur flitet, se në lista janë ata të vjetrit e ish-pushtetit të djathtë, që po qëndrojnë në postë të ndryshme, sepse kanë çuar tek ?mon kukaleshi tarifat? prej 2-3 mijë euro apo edhe 4 në arsim, shëndetësi etj.
Madje po tregohet si barcaletë fakti, që dikur në kohën e PD-së jepej maksimumi 2 mijë dhe sot shifrat janë dyfishuar. Drejtori i ISKSH, Tollkuci, ai i Arsimit, Hipotekës, Doganës janë që të gjithë nën kontrollin e deputetit, që nuk dihet, se përse u gradua kaq shumë, kur niveli i tij lë shumë për të dëshiruar. Është fatkeqësi për të majtën shqiptare, kur njerëz në nivelin e injorancës po zaptojnë poste dhe pushtete dhe Korça për këtë është shembulli më i mirë! Por për këto dhe të tjera mjafton të jesh shok i Niko Peleshit. Korçarët pyesin? Kush është drejtori që ka tre shtëpi në Korçë dhe dy drejtorët që kanë një vilë të përbashkët në Voskopojë? E pra, sot disa të punësuar ?pa dinë e pa iman? nga qarku i Korçës do të miratojnë listën e kongresmenëve, ndërkohë armata e socialistëve të vërtetë, nuk kanë bukë të hanë, dergjen rrugëve të papunë dhe po rinisen drejt kurbetit…/Gazeta Telegraf
Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se përgjigjet e shefi...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mori pjesë në Ko...
Deputeti Eduart Ndocaj ka sulmuar gazetën shqiptare dhe port...
Ish deputeti i partisë Socialiste, Bukurosh Stava, ka reagu...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, i është përgjigjur kritikav...
Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj i është përgjigjur akuza...
Aleanca KuqeZi është tubuar sot në bulevard në pritje të Sek...
Partia Socialiste ka nisur sost procesin e zgjedhjes së dele...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, shprehet se Edi Ram...
Deputetët Eleina Qirici dhe Gjergj Papa ishin sot në materin...
Partia Demokratike ka akuzuar Ministrin e Brendshëm, Saimir ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza, është shprehur s...
Kryeministri Edi Rama po kërkon të rinovojë një mandat 4-vje...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur tek selia e Partisë Socia...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë mesazhin e një q...
Nga Eleina QIRICIProjektligji për ratifikimin e marrëveshjes...
Edhe pse duhet diçka më shumë se një muaj nga mbajtja e Kong...
Gazetari Armand Shkullaku deklaron se Rama nuk ka frikë nga ...
Këta zyrtarë u pezulluan sot nga detyrat që mbanin në PSD.“K...
Kam përgjegjësinë në emër të detyrës që ushtroj, të sqaroj k...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...