Rama në Poloni: Rindërtimi i Ukrainës dhe integrimi i BP në BE, procese që përforcojnë njëri-tjetrin
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Konferenc...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Konferenc...
Pas CEZ-it, Qeveria mund të vendosë shpëtimin e një tjetër kompanie strategjike, privatizimi i të cilës rezultoi po ashtu një dështim i madh financiar. Bëhet fjalë për ARMO-n, rafinerinë e vetme të naftës në vend, e cila ndodhet në një krizë të thellë financiare.
Ndonëse gëzon statusin e sektorit strategjik, Armo është në kolaps. Kompania ka ndërprerë aktivitetin dhe prej 6 muajsh nuk ka paguar punonjësit. Por veç kësaj ARMO është shndërruar në një patate e nxehtë për borxhet masive.
Kompania vlerësohet se ka mbi 470 milionë dollarë borxhe, nga të cilat 220 milionë dollarë ndaj Tatimeve ndërsa pjesa tjetër ndaj palëve të treta, veçanërisht bankave. Ekspozimi i madh i bankave e bën situatën edhe më delikate.
Pak javë më parë, kryeministri Rama ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm pune me përfaqësues të disa ministrive dhe Avokaturës së Shtetit. Brenda dy muajsh, grupi pritet të dërgojë në qeveri një dokument me propozimet për zgjidhjen e krizës. Por Top Channel ka mësuar se variantet e identifikuara janë vetëm tre, rishtetëzimi i kompanisë, likujdimi i saj ose shitja e mundshme nga investitori.
Zgjidhja e ARMO-s do të jetë një nga këto tre opsione. Varianti i parë, me gjasa nuk do të kishte kosto për buxhetin, pasi ARMO ka borxhe të mëdha në shtet. Por ai do të kërkonte arritjen e marrëveshjes me pronarët privatë.
Aktualisht 85 përqind e ARMO-s zotërohet nga një grup azer i quajtur Heni Asets dhe 15 përqind nga shteti shqiptar. Grupi azer e bleu kompaninë nga Rezart Taçi, por u largua sërish pasi u njoh me gjendjen e vërtetë financiare të saj.
Burimet i thanë Top Channel se grupi i punës ka tentuar të kontaktojë me kompaninë azere, por pa sukses. Në rast se pronarët nuk do të përgjigjen atëherë qeveria mund t?i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare për thirrje të detyruar për të vazhduar më pas negociatat për gjetjen e një zgjidhje.
Marrja në pronësi të shtetit do të mundësonte ristrukturimin e kompanisë dhe vënien e saj në punë.
Në rastin e dytë, atë të likujdimit, kompania do të çohej në faliment dhe nga shitja e aseteve do të shlyheshin disa prej detyrimeve sipas radhës.
Ndërsa varianti i tretë, ai i shitjes nga investitori do ishte më optimali, por përballë borxheve masive duket me pak gjasa.
Ende nuk ka një propozim apo vendim zyrtarë, por e sigurtë është se ashtu si CEZ-i, qeveria ka një tjetër patate të nxehtë në dorë, edhe kjo rezultat i një privatizimi të dështuar, opsionet për zgjidhjet e të cilit nuk janë të shumta.
/ Top Channel
Kryetarja e Forumit rinor Socialist, Joleza Koka ka deklarua...
Një mesash për Rinasin?! “Nëse trajtohen me korrektësi sipër...
Që pas uljes së avionit të tij në Aeroportin e Rinasit rreth...
Nga denoncimet e shumta të qytetarëve, bëhet me dije se ata ...
Ministria e Financave dhe Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërb...
Kryebashkiaku aktual i Pustecit dhe kreu i Aleancës Maqedona...
Sekretari Amerikan, John Kerry, do të vizitojë Tiranën ditën...
Kreu i Bashkisë së Pustecit, Edmond Themelko, është arrestua...
Në grafik tregohet se Shtetet ish sovjetike kanë hapa më të ...
Fajlimi i përcartë i kryetares së FRESSH, Joleza Kokës, ka s...
Kreu i OMONIA-s në Korçë, Naum Disho, është arrestuar nga po...
Forumi Rinor i Partisë Socialiste është një nga forumet që k...
Tashmë do te ketë vetëm autobusa, të cilët pritet të shtohen...
Zoti Enver Shëngjergji, unë kisha përgatitur disa alternativ...
Policia e Korçës ka bërë me dije se ka arrestuar një punonjë...
Na ishte një herë e një kohë një vampir që vriste e priste e...
Të tjera media më të zellshme munduan që tek kryetari i PD-s...
Kreu i Parlamentit, Ilir Meta, nuk e ka fshehur ambicien e t...
Ministria e Arsimit ka publikuar udhëzimin pë Maturën Shtetë...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...