“Jam kushëriri…”/ Skifteri i merr 60 mijë euro kambistit, u prezantua si i afërm i një biznesmeni
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Hezitimi për te kaluar Byronë Kombëtare te hetimit si dhe reformën ne drejtësi nuk është një çudi.
Shqiptarët janë mësuar qe te shohin se si ne i shtyjmë në ketë parlament cështjet jetike dhe se si jemi aq te shpejte për te zgjidhur gjera te parëndësishme. Shpejtësia jone për te qene te ngathet dhe ngathtësia jonë për te qenë të shpejtë nuk është rastësi. Është zgjedhje. Është një mënyrë jetese. Ajo që bëjmë zakonisht i ngjan një bujku që shtyn mbjelljet dhe korrjet për sezonin tjetër por ndërkohë ka mbledhur fara kungulli sa për tu ushqyer për dhjetë vjet. Edhe në këtë parlament ka aq shumë fara kungulli dhe aq pak grurë për bukë saqë mjafton për tu ngijur dhe por jo për tu ngopur .
Ky parlament ka shume tipare te cilat janë ne ADN e tij por një nga kryesoret është shtyrja e emergjencave. Kështu ndodhi edhe me rastin e ligjit te dekriminalizmit. Ai u votua pothuajse ne limit te kohës pasi u shty për gati një vit duke humbur thelbin e vet ne procedura te panevojshme ndërkohë qe për gjithë shqiptaret ishte e qarte se kush ishin kriminelet dhe kush duhet te ishin subjektet e këtij ligji.
Por me ne fund ligji u miratua. E cfarë ka ndodhur. Asgjë. Asnjë kriminel nuk është larguar nga ky parlament, asnjë kriminel nuk ka lënë detyrën publike qe mund te këtë sot dhe asnjeri prej tyre nuk ka ndërmend te largohet. Sic thuhet, ligjit te famshëm te dekriminalizmit duhet ti shtohen disa akte shoqëruese te cilat nuk e di, a do hyjnë ne fuqi deri ditën kur këtij kuvend ti këtë skaduar mandati. Pra edhe nëse funksionin, ligji nuk shërbeu si një standart moral por vetëm si një kalendar i planifikimit se emergjencave.
Cfarë parashikon ky kalendar?
Është e qartë: mosndërprerjen e mandateve te zeza dhe pastrimin e tyre përgjatë kohës derisa kriminelet te ikin me nder nga detyrat qe kane sot dhe qe ky ligj nuk ua mori dot.
Por kjo qe po ndodh me ligjin e dekriminalizmit është edhe prologu i reformës ne drejtësi dhe byrosë se hetimit. Ligj për dekriminalizmin pati por dekriminalizmin nuk do ketë. Reforme ne drejtësi do këtë por drejtësi me sa duket nuk do këtë. Hezitim ka dhe do këtë por hetim nuk ka dhe nuk do këtë. Te paktën edhe për ca kohë.
Unë besoj se kjo është ajo qe mendojnë shqiptaret sot. Se ne bëjmë ligje per te mos i zbatuar. Nuk thonë kot qe djalli fshihet pas detajeve. Edhe në këtë rast ne po fshihemi pas detajeve.
Shiko cfarë themi: Kush do ta emerojë shefin e Byrosë se Hetimit? Me sa vota duhet te miratohen strukturat e reja te sistemit te drejtësisë? Me shumice te thjeshtë, të cilësuar, kushtetuese apo absolute? Nga kush do varen prokurorët qe do hetojnë politikanet, nga ministri i rendit apo nga prokurori i përgjithshëm?
Kjo quhet drejtësi e normuar. Pra ne vendosim kush do hetohet dhe nëse do hetohet nga kush do hetohet. Ne po bejme nje pakt per te mos u ndeshkuar. Shqiptarët ndoshta nuk e dine se cfarë është reforma ne drejtësi, nuk e dinë cfarë është Byroja e Hetimit por ata e dine cfarë nuk duhet te jene ato:
Nuk duhet të jenë pakte mes të korruptuarve të dy palëve. Nuk duhet të jenë viza për të hyrë në ambasadën e Shteteve te Bashkuara. Nuk duhet të jenë pengesa për te drejtësinë.
Cështja është se pesha e shtyrjes se kësaj emergjence kombëtare nuk është vetëm shtyrja e reformës ne drejtësi. Është shtyrja e reformave në përgjithësi. Shtyrja e kësaj reforme i bën nul te gjitha pretendimet e qeverisë për reforma, të cilat edhe pa reformën ne drejtësi mund te krahasohen me reforma aq sa cmund te krahasohet 21 janari me lagjen 21 dhjetori ne Tiranë apo një kafaz papagalli me një lagune shpendësh te lire.
Pse e them këtë?
Qeveria betohet se ka ndaluar duhanin ne ambiente publike, por nuk ndalon dot kriminelet te hyjnë ne parlament se ska drejtësi. Qeveria betohet se ka ndaluar ndërtimet pa leje, por nuk ndalon dot marrjen e pronave publike nga njerëzit me pushtet se ska drejtësi. Qeveria pretendon se ka ndërprerë evazionin masiv me kupon tatimor, por nuk ndalon humbjen e gati 400 milionë eurove ne dogana dhe tatime se ska drejtësi. Qeveria pretendon se ka ulur cmimet por nuk ndalon dot dhënien e ekonomisë me koncesion, cka i trefishon cmimet se ska drejtësi sociale. Qeveria pretendon se ka penguar kalimin e semaforit me te kuqe, por nuk ndalon dot ikjen e deputeteve nga postblloqet e policisë se ska drejtësi. Qeveria pretendon se ka forcuar arsimin publik duke ndihmuar arsimin privat por, nuk ndalon dot rënien e shkalles së arsimit shqiptar nën të gjitha vendet e rajonit pa përjashtim se ska drejtësi. Qeveria pretendon se po bën shtet por janë paktën 220 vendime dhe rreth 180 tendera publike te pabotuar ne fletoren zyrtare me pretendimin se ishte ceshtje kohe dhe mungese letre. E dini pse? Se ska drejtësi. Qeveria pretendon se ka hapur vende pune dhe është e para qeveri qe kam pare te nxehet se si ka mundësi qe ka kaq shume punë, por njerëzit nuk po i marrin ato.
Pashe kryeministrin dje që bërtiste se shqiptarët luajnë bixhoz, pinë cigare dhe rrinë ne kafene, ndërsa ai u jep pune po ata nuk i marrin. Ky është i pari kryeministër në botë që i bërtet njerëzve se pse nuk punojnë. Te gjitha qeveritë e botes ankohen dhe kërkojnë ndjese se nuk hapin dot vende punë te mjaftueshme, ndërsa kryeministri ynë beson se ka hapur aq shume vende pune sa shqiptarët nuk po i marrin. Kjo quhet ti kërkosh llogari popullit se pse nuk punon.
Por pyetja është kush nuk punon? Ai qe ka marre votat për te hapur vende pune apo ai qe ka votuar për te gjetur pune? Ironia është edhe me komike se kaq. Ne Korçë tha kryeministri ka nevojë për kasap, apo kasaper, por fatkeqësisht ka vetëm juriste. E kush e thotë këtë: njeriu qe ka futur ne parlament me shume kasapë se juriste. Unë kam një propozim për fabrikën e Korcës që nuk gjen kasap. Prit miratimin e ligjit te dekriminalizmit dhe me siguri do kesh me shume kasapë se bagëti për të therur.
Ja pra se sa e shëmtuar është e gjitha. Jemi kthyer në një grup njerëzish të cilët po bëjnë gjithçka për ti hedhur popullit. Ia hedhim me drejtësinë, e akuzojmë se nuk punon, e tallim se nuk mëson, e përçmojmë se është i varfër e cmojmë se nuk na heq dot nga ky parlament.
Unë edhe një here dua te them se reforma ne drejtësi dhe Byroja e Hetimit nuk po pengohen nga asnjë parim, po pengohen reciprokisht nga palët në këtë Kuvend, të cilat duan te shtyjnë ndëshkimin që u takon me besimin se shqiptarët nuk kanë fuqi dhe mundësi ti ndëshkojnë ata kur u vjen radha.
Fjala e plotë e deputetit Ben Blushi, e mbajtur në seancën e sotme parlamentare.
Gruaja e tërbuar nga tradhtia hipi mbi makinë dhe nisi ta go...
Ky është dokumenti që tregon urdhrin e ekzekutimit të një ...
Një debat i fortë është zhvilluar sot në parlament midis ish...
Kryetarja e FRESSH, Joleza Koka, është vënë në qendër të vëm...
Elvi FUNDO“Qëllimi justifikon mjetin” është fraza që mund të...
Kreu i LSI, Ilir Meta, ka është shprehur se sa herë që ka nj...
Po bëhet gati një javë që kur ka nisur greva e fermerëve në ...
Pra, shqiptarët do të thirren nën armë, në situata të jashtë...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se f...
Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të Partisë Demo...
Me 11 shkurt të vitit 1920, qeveria e dalë nga Kongresi i Lu...
Këshilli i Ministrave miratoi dje Byronë Kombëtare të Hetimi...
Horoskopi ditor për diten e enjte – 11. shkurt 2016Kjo e sot...
Edhe duke e qortuar ashpër veprimin e gazetares Xhunga, unë ...
Rastësisht, gjatë një praktike rutinë të verifikimit të letr...
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka de...
Ish-kryetari i Bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe është mar...
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi shpreh kundërshtinë e një...
Një raportim i kompanisë shtetërore Albpetrol mbi shitjet e ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...