web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nexhmija si showbizz, Rudina një akt kriminal

11 Shkurt 2016, 12:21, Aktualitet CNA

Elvi FUNDO

elvi?Qëllimi justifikon mjetin? është fraza që mund të përdoret pas debatit të shpërthyer ditët e fundit në lidhje me një intervistë të realizuar nga gazetarja Rudina Xhunga me vejushën e diktatorit Enver Hoxha.

Nuk është hera e parë që Rudina për të kthyer vëmendjen dhe audiencën e humbur, realizon një emision të tillë. Ajo ja arriti qëllimit të saj duke tërhequr vëmendjen dhe duke i bërë reklamën e nevojshme, spostimit të saj nga Shqip në Dritare. Një spostim që mund ta linte me audiencë minimale dhe kështu ka gjasa të ndodhë në rast se ajo nuk do provokojë me gjithëçfarë lloji kriminelësh që kanë larë duart me gjakun e shqiptarëve, por fatëkeqsisht për Rudinën gjaku i tyre është thjesht audiencë.

Rudina e ka intervistuar disa herë vejushën kriminale të diktatorit, këtë herë na e solli në versionin e ri të showbizz apo lifestyle. Një version që Rudina nuk e kishte aplikuar më parë. Dikur shpaloste nëpërmjet Nexhimjes, se diktatori nuk kishte kryer asnjë vrasje me urdhërin e tij dhe këtë e bëri nëpërmjet ?Shqip? të dikurshëm.

U publikuan dokumentat për urdhërat, vrasjet dhe ekzekutimet e Enverit, por Rudina nuk foli. Jo se ajo nuk ndjen keqardhje, por egoizmi dhe adhurimi deri në krim ndaj Nexhmijes e bëri që të heshte duke fërkuar barkun për audiencën që kishte arritur.

Të njëjtën gja ajo bëri së fundmi nga ajo që nuk mund të quhet dritare por fërgji, nga ku Nexhmija godiste me top plagët ende të pambyllura të 3 milion shqiptarëve në gati 50 vite, plagë të cilave Rudina iu hidhte kripë.

Askush nuk mund të thotë se ishte padashje fakti se njeriu që ka përgjegjësinë e shumë e shumë krimeve, trajtohej si një hostori rozë. Letrat e dashurisë dërguar Enverit dhe përgjijget e tij, ngjajnë jo pak me letrat e deputeteve për Xhesika Ndoj dhe historitë e saj rozë, por ka vetëm një ndryshim. E para është shtrigë gjakatare që trajtohet me dashuri nga Rudina dhe e dyta është thjeshtë një vajzë seksi e rubrikave rozë të dyja Rudina i bashkoi me gazetarinë e saj.

Ndoshta Rudina e trajton si të tillë edhe Nexhmijen, të cilën nga dashuria dhe fanatizmi mund edhe ta rimartojë. Do bënte një lajm edhe më të madh po t?i vinte edhe një kurorë. Kështu historitë e lifestyle dhe showbizz-it do të ishin me rudinën që bënte lajm me Nexhmijen nuse dhe hordhitë përreth saj që festonin.

Intervista kriminale

A mund ti falet Rudinës fakti pse nuk e pyeti kurrë Nexhmijen për vrasjet që nuk u ndalën në 45 vite nga bashkëshorti i saj dhe ajo personalisht? Megjithëse e ka intervistuar nja 5 herë, por e shijonte vejushën e cila kërkonte rivlerësimin e figurës të kriminelit më të egër që ka zainjohur historia e Shqipërisë, pasojat e të cilit po i vuan edhe sot shoqëia shqiptare. Pasoja të mbrojtura me fanatizëm nga Nexhmija dhe trashëgimtarët e saj.

Po si mund të heshtë Rudina dhe mos pyesë velladonin e krimit se kush i vrau shqiptarët në kufi dhe cili ka qenë roli i saj në krah të Ramiz Alisë? Pikërisht për këto vrasje dhe krime pyetet krimineli jo per ngjyren e te brendshmeve. Nuk e pyeste per krimet por fliste për dashuritë e Nexhmijes, të cilës i mungoi informacioni se kur kishte bërë seks për herë të parë, apo për herë të fundit, kur kishte shkuar me Qemal Stafën, etj etj që do ti jepnin ?vlerë? gazetares Xhunga duke na sjellë një fytyrë kriminale si një historoi rozë. Nexhmija është në qendër të showbizz ndërsa Rudina me intervistën e saj bën aktin kriminal mediatik, duke provokuar mijëra e mijëra familje që vuajtën një kalvar dhimbjesh dhe vuajtjesh që Rudinës në fakt i shërbejnë vetëm si audience.

Rudina ja arriti qëllimit të saj. Tashmë i ka ngelur vetëm të shkruajë romanin me titull ?Historitë rozë të Nexhmije Hoxhës, para gjatë dhe pas luftës?. Pikërisht atëhere kur ajo dhe bashkëshorti i saj drejtonin vendin duke shkelur mbi kufoma shqiptarësh të ndershëm dhe të pafajshëm.

Histori rozë të Nexhmijes në kohën kur ajo dashuronte Enverin dhe Shqipërisë i ekezekutoheshin cdo ditë, intelektualë, tregëtarë, qytetarë, fshatarë, punëtorë, të gjithë njerëzit e ndershëm të këtij vendi.

Më pas në satërin e Enverit, do të kalonin një e nga një edhe ata që i shërbyen deri në pikën e fundit të gjakut, për të cilët mund të themi se janë po aq të përlyer sa vetë Nexhmija.

Kjo e fundit sot nuk do njihet më si vejusha gjakatare e një diktatori kriminel, por si 95 vjecarja e faqeve rozë të servirura nga intervista e koleges Rudina Xhunga./citynews

 





Lajmet e fundit nga