web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta: Edhe PD ka rënë dakord me përfaqësuesit e OPDAT-it për Byronë e Hetimit

10 Shkurt 2016, 19:39, Aktualitet CNA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është shprehur se edhe Partia Demokratike ka rënë dakort me përfaqësuesit e OPDAT-it lidhur me projektligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit. Në një prononcim dhënë për Ora News, lidhur me formulën e propozuar për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Kryetari i Kuvendit shprehet se e rëndësishme është që kjo strukturë të ngrihet dhe të jetë efikase.

?Nuk kam hyrë asnjëherë në brendinë e këtij projekti . E kam theksuar që për ne është e rëndësishme të ngrihet dhe të jetë efikase. Nuk është shumë e rëndësishme sesi ngrihet dhe ku ngrihet. Pra për ne ka rëndësi që të respektohen parimet e Kushtetutës dhe e dyta të jetë efikase. Kjo është mjaft e rëndësishme. Dhe ajo që është po kaq e rëndësishme është që ky është varianti më i fundit, për të cilën PD ka rënë dakord edhe me përfaqësuesit e OPDAT-it. Mua ma ka konfirmuar edhe ministri i Brendshëm, edhe Kryeministri, dhe tani i takon Parlamentit dhe Komisionit të Reformës në Drejtësi që të shprehen edhe për këtë çështje dhe të miratohet sa më shpejt në Kuvend?, theksoi z. Meta.





Lajmet e fundit nga