LISTA/ Ja kush janë anëtarët e diasporës në Këshillin Kombëtar të PD-së
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry nuk do të qëndrojë shumë gjatë në Tiranë të dielën, por mesazhet e tij do të jenë shumë të rëndësishme.
Zyrtarisht, shefi i diplomacisë amerikane vjen në Tiranë për të shënuar 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Dhe si në çdo festë, një falenderim nuk ka për të munguar nga aleati më i madh strategjik i Shqipërisë, i cili, si në rastin e ujgurëve, i është gjendur amerikanëve për të zgjidhur edhe një tjetër problem delikat të saj, strehimin e anëtarëve të opozitës iraniane, që gjenden nën mbrojtjen amerikane në kampin ?Liria?, në Irak.
Çështja e muxhahedinëve iranianë është pika e parë e axhendës së sekretarit amerikan të Shtetit dhe mësohet se ai do të falenderojë qeveritë e Shqipërisë që, në të kaluarën dhe tani, kanë marrë përsipër të strehojnë anëtarët e opozitës iraniane.
Disa vjet më parë, qeveria e kryeministrit Berisha mori përsipër të strehojë mbi 200 muxhahedinë, ndërsa tani qeveria e kryeministrit Rama ka rënë dakord të marrë përsipër strehimin edhe të 1 mijë iranianëve të tjerë, nga rreth 2.800 që janë aktualisht në kampin ?Liria? në Irak.
Kjo është një çështje që ka marrë paraprakisht edhe dakordësinë e opozitës në Shqipëri. Dhe jo rastësisht, në axhendën e takimeve të sekretarit amerikan të Shtetit, të paktën deri tani, janë përfshirë vetëm dy persona, kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha.
Por këta dy persona janë gjithashtu edhe dy personat më të lartë politikë në vend, ndaj me ta, John Kerry ka në axhendë të diskutojë edhe rëndësinë e reformës në drjetësi. Kjo është pika e dytë e rëndësishme e axhendës së Kerryt në Tiranë.
Burime diplomatike dhe politike konfirmuan për Top Channel se kjo pjesë e mesazheve që prek drejtpërsëdrejti politikën e brendshme në Tiranë është e detajuar dhe e mirëmenduar për mënyrën sesi do të artikulohen mesazhet.
Por Kerry ka edhe një pikë të tretë shumë të rëndësishme. Kosova do të jetë një nga temat që ai do të diskutojë me kryeministrin Edi Rama, duke i kërkuar një rol më aktiv të Shqipërisë, veçanërisht pas zhvillimeve shqetësuese në Kosovë, në prag të protestës së paralajmëruar të opozitës, në përvjetorin e tetë të pavarësisë dhe të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.
Burime të qeverisë i thanë Top Channel se me këtë ka lidhje edhe darka e së premtes në Tiranë mes kryeministrit Rama dhe ministrit të Jashtëm kosovar, Hashim Thaçi. Edi Rama e përmendi këtë fakt në një postim në Twitter po atë natë, gjatë darkës së mbajtur larg vëmendjes së mediave.
Por, megjithëse disa ditë larg, efekti i vizitës së sekretarit Kerry u ndje që të mërkurën, kur me një shpejtësi të rrufeshme, projektligji i Byrosë së Hetimit, nga një mister, u kthye në një realitet konkret./TCH
Antena në qendër të Korçës rezulton të jetë pa asnjë leje md...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka kundërshtuar Kryemini...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur...
Një 56-vjeçar është plagisur si pasojë e një atentati të ngr...
Djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka ...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle i është...
Në vendimin e sotëm të Këshillit të Ministrave, Kryeministri...
Në të gjitha besimet monoteiste vdekja konsiderohet kalim në...
Pas shumë mediave të njohura botërore që lakojnë emrin e Shq...
Deputetja e Partisë Socialiste i ka dërguar një letër publik...
Këshilli i Ministrave miratoi sot emërimin e 3 zv/ ministrav...
Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokr...
Eduard Selami ka debatuar ashpër në mbledhjen e grupit të PD...
Burime zyrtare dhe të konfirmuara nga Partia Demokratike ka...
Një aksident ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rrugova” në zonën...
Pedagogu Artan Fuga i është përgjigjur me disa shkrime njëhe...
Ky është momenti kur biznesmeni Nuredin Suli i shpëtoi atent...
Kryeministri i vendit Edi Rama ka sulmuar sot profesorin Art...
Organizata Djemtë e Bashkuar Anëtarë të Idealeve Komuniste s...
Qeveria shqiptare ka miratuar projektligjin e Byrosë Kombëta...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...