web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trafik droge Ksamil/ Arrestohen dy persona

9 Shkurt 2016, 09:13, Kronika CNA

Policia Kufitare Vlorë ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të dy  shtetasve në vendin e quajtur “Gjiri i fikut” në detin e Ksamilit – Sarandë. Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Redon Koni, 25 vjeç dhe Marjo Meta, 25 vjeç, të dy me banim në fshatin Marinzë – Fier.

Burimet bëjnë me dije se ata posedonin një sasi me lënde e dyshuar narkotike prej 1,852 kg të llojit “Cannabis” (mbështjellë me qese plastike, të vendoura në një dyshek plazhi), të cilën po tentonin ta trafikonin në drejtim të Korfuzit. Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

 





Lajmet e fundit nga