FOTOT/ “Përdhunohesha 60 herë në ditë”, rrëfimi i tmerrit që përjetoi skllavja e seksit
Por vetëm pak kohë pasi u lidhën ai e futi në rrugën e prost...
Kancelarja gjermane Angela Merkel për herë të dytë bisedon të hënën (08.02) në Ankara për zgjidhjen e krizës së refugjatëve. Turqia shihet si një vend kyç në zbutjen e valës së refugjatëve drejt Europës.
Vetëm para tre javësh Merkel bisedoi në Berlin me kryeministrin turk, Davutoglu për krizën e refugjatëve në kuadër të konsultimeve qeveritare gjermano-turke, të zhvilluara për herë të parë në Gjermani. Tani kancelarja gjermane viziton Ankaranë sërish për të nxitur Turqinë të vërë në jetë marrëveshjen e bërë me Bashkimin Europian. Vendet e Bashkimit Europian janë të varura nga Turqia në rast se duan të ulin numrin e refugjatëve që vijnë në Europë. Këtë e tregon edhe vizita e kancelares gjermane, e dyta pas shpërthimit të krizës së refugjatëve. Në tetorin e vitit të kaluar kancelarja gjermane vizitoi pikërisht Ankaranë për të gjetur rrugëdalje nga kriza.
Ankara: Numri i refugjatëve është ulur
Megjithë premtimet e Ankarasë për të penguar valën e refugjatëve, ende vijnë mijëra refugjatë nga Turqia përmes Greqisë në Europë. Merkel i kushton vëmendje në Ankara pikërisht mbrojtjes më efektive të kufijve. Vendet europiane e kanë akuzuar Turqinë se nuk po bën aq sa duhet, dhe se kufijtë e saj janë lehtësisht të kalueshëm. Turqia nga ana e saj nuk e pranon këtë. Sipas ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu në takimin e fundit të ministrave të Jashtëm të BE- së në Amsterdam që tani vijnë më pak refugjatë nga Turqia në Greqi. Informacione të kundërta me këtë ai i ka cilësuar si “manipulime të mediave në disa kryeqytete europiane”. Aktualisht Turqia po pengon hyrjen në vend të dhjetëra mijëra sirianëve që janë larguar nga luftimet në Alepo.
Por edhe premtimet financiare të BE-së për Turqinë janë temë e bisedimeve. BE i premtoi Turqisë 3 miliardë euro për të menaxhuar krizën e refugjatëve dhe për t’u kujdesur për më shumë se 2 milionë refugjatë në vend. Si këmbim BE pret që Turqia të ndalë udhëtimin e pakontrolluar të refugjatëve. Por Turqia kërkon më shumë para.
Komuniteti turk: Merkel duhet të flasë për gjendjen në Turqi
Vizita e Merkelit në Ankara shoqërohet me reagime në Gjermani. Komuniteti Turk në Gjermani ka kërkuar që Merkel të prekë edhe temën e shkeljes së të drejtave të njeriut në Turqi. Kryetari i këtij komuniteti, Gökay Sofouglu është shprehur në një intervistë për “Rheinische Post” se “Merkel dhe BE nuk duhet të lejojnë që Turqia të shkelë me këmbë të drejtat e kurdëve dhe lirinë e shtypit.”
Edhe një nga krerët e partisë së Gjelbër, Cem Özdemir ka kërkuar nga Merkel që të flasë hapur për gjendjen në Turqi.”Unë pres që Merkel të flasë hapur dhe të kritikojë shkallëzimin e situatës dhe represionin në zonat kurde”, ka thënë Özdemir. Ndërsa kryetarja e fraksionit të Gjelbër, Katrin Göring-Eckardt do të përshëndeste lehtësimin e procedurës së vizave për Turqinë. Për ARD-në ajo tha se “nëse dëshirojmë që Turqia të rikthehet në rrugën demokratike, atëherë duhet të kujdesemi për lirinë e vizave.” Sipas saj, “kjo do të jetë një nga mundësitë që njerëzit aty të shohin se gjërat mund të jenë edhe ndryshe.”/DW
Por vetëm pak kohë pasi u lidhën ai e futi në rrugën e prost...
Të 29 burrat, të akuzuar si anëtarë ose se kanë ndihmuar një...
Vetëm disa vjet më parë të shkurtër, Turqia paraqitej si një...
Shqetësim për raketa me mbushje bërthamore pasi Koreja e Ver...
Guvernatori i shtetit nigerian Imo Rochas Okorocha, është ak...
Shqetësim për raketa me mbushje bërthamore pasi Koreja e Ver...
Mijëra persona morën pjesë ditën e sotme në tubimet kundër m...
Nga Bernard GuettaKy është një skenar që ka shumë gjasa të n...
Surprizë edhe për ekspertët: takimi i parë mes Papës dhe Pat...
Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve nga gjithë Evropa m...
Qëndrimi ndaj themeluesit të Wikileaks Julian Assange është ...
Kryebashkiaku i Brindisit, Mimmo Consales, është arrestuar n...
Mbi 60.000 refugjatë kanë ardhur vetëm këtë vit në Evropë. P...
“Ishte urgjencë seksuale”. Kështu e ka quajtur refugjati ngj...
Një komision i OKB-së u shpreh se themeluesi i WikiLeaks, Ju...
Komisioni Evropian premtoi në konferencën e donatorëve për S...
Një termet me magnitudë 6.4 ballë ka goditur Tajvanin, ndërs...
Një në tre deputet në Serbi ka ndërruar disa parti politike....
Latino-amerikanët në SHBA kanë votuar vazhdimisht në favor t...
Dy kandidatët demokratë në garën presidenciale zhvilluan një...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...