web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mercenari i Ramës kërcënon me jetë kundërshtarin e tij

7 Shkurt 2016, 11:46, Politikë CNA

Partia Demokratike ka denoncuar kërcënimin me jetë të deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj. Një ditë më parë, Ndocaj ka denoncuar publikisht se është kërcënuar me jetë nga koordinatori i PS-së në Lezhë, Arben Ndoka. Për këtë arsye, PD ka kërkuar hetimin e menjëhershëm nga prokuroria.

Deklarata e PD

Edi Rama po shton dozat e propagandës me regji qendrore, me anëtarësime të paracaktuara, me fjalime të gatshme e të sforcuara, ndërkohë që prej dy ditësh, ka një denoncim publik se brenda partisë së tij, deputeti socialist Eduart Ndocaj është kërcënuar me jetë nga njerëzit që Edi Rama u ka besuar degën e Partisë Socialiste të Lezhës.

Deputeti i Ramës ka denoncuar publikisht se kërcënimi me jetë i ka ardhur nga kordinatori i Edi Ramës për Partinë Socialiste të Lezhës, Arben Ndoka, i cili, pavarësisht se beteja jonë për dekriminalizimin e nxori jashtë parlamentit, vazhdon me të njëjta metoda kriminale të drejtojë në emër të Edi Ramës partinë e Lezhës.

E turpshme është retorika e Ramës me të rinjtë për partinë e për vlerat, kur ai e ka inkriminuar atë në qelizë, kur nuk gjen kohë të mbajë një qëndrim për faktin se deputeti i tij kërcënohet me jetë nga kordinatori i tij.

Në të vërtetë, realiteti i Partisë që drejton Rama ky është.

Banditë e trafikantë të njohur kanë nën kontroll këtë forcë politike, në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kavajë e shumë qytete të tjera. Ata kanë jo vetëm partinë në dorë, por edhe emërimet e tenderimet.

Këta sigurisht nuk janë socialistë e as nuk i përfaqësojnë socialistët e ndershëm. Janë thjesht kriminelë që përfaqësojnë Edi Ramën.

I bëjmë thirrje Prokurorisë të hetojë këtë rast me profesionalizëm e pa ndikim politik, pasi denoncimi i kërcënimit me jetë tashmë është bërë publik.

Bëhet fjalë për të njëjtin dhunues e shantazhues, për të cilin Gjykata e Lartë dha pafajasi nën presionin e Edi Ramës. Dhe sot ky mercenar i Edi Ramës kthehet sërish në rolin e tij të kërcënuesit e dhunuesit të kundërshtarëve të kryeministrit.

Eshtë e qartë se Edi Rama nuk ka ndërmend të heqë dorë nga inkriminimi.

Por është e sigurtë se qytetarët e vendit, demokratë e socialistë, me dhe pa parti, do ta shkulin këtë farë të keqe të politikës nga rrënjët. Dita po afron.





Lajmet e fundit nga