27 Janari, Dita Ndërkombëtare e Holokaustit
Sot është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të H...
Shqipëria është vlerësuar me 36 pikë në Indeksin e Perceptimeve të Korrupsionit të Transparency International (TI) publikuar së fundmi. Kjo përbën një rritje prej 9.09 për qind nga viti 2012, kohë kur Shqipëria vlerësohej me 33 pikë. Në vitin 2013, Shqipëria pësoi një përkeqësim të korrupsionit të perceptuar me 31 pikë, në vitin 2014 vlerësimi arriti sërish 33 pikë.
Tre pikët e fituara në vitin 2015 e kanë renditur Shqipërinë në vendin e 88 nga 168 vende të analizuara.
Vlerësimi funksionon nga 0 në 100 pikë, 0 është përhapje shumë e gjërë e korrupsionit ndërsa 100 nënkupton se korrupsioni në vend nuk ekziston, megjithëse raporti pranoi se asnjë vend në botë nuk ishte i lirë nga korrupsioni.
Mesatarja e BE-së dhe Europës Perëndimore ishte 67 pikë, renditje e kryesuar nga Danimarka (91 pikë) si vendi më shembullor dhe Bullgaria (41 pikë) si vendi më problematik. Klasifikimi mesatar i rajonit të Europës Lindore dhe Azisë Qendrore, ku bën pjesë edhe Shqipëria ishte 33 pikë, kryesuar nga Gjeorgjia me 52 pikë.
Me gjithë përparimin e saj me tre pikë nga viti i kaluar dhe pesë pikë nga renditja më e ulët, Shqipëria kategorizohet vendi i fundit krahasuar me aspirantët e pranimit në BE. Në këtë drejtim kryeson Mali i Zi me 44 pikë, Maqedonia dhe Turqia kanë 42 pikë dhe ndajnë së bashku vendin e dytë. Serbia ka siguruar vendin e tretë me 40 pikë, ndërsa Shqipëria renditet e fundit me 36 pikë.
Përveç korrupsionit, çështjet e tjera më shqetësuese për vendet që aspirojnë për anëtarësim në Bashkimin Europian janë shkelja e të drejtave të njeriut dhe rekordi anti-korrupsion i qeverive.
?Nëse BE-ja konsideron korrupsionin atëherë [këto vende] kanë një rrugë të gjatë përpara,? tha për Euronews, Carl Dolan, drejtor i TI për zyrën e BE. ?Por një trend shqetësues së fundmi është politika pragmatike që ka triumfuar mbi të drejtat e njeriut dhe rekordin anti-korrupsion të qeverive,? shtoi ai.
?E kemi parë këtë [përqendrimin te praktika politike dhe jo te morali] në negociatat mes BE-së dhe Turqisë. Në këmbim për bashkëpunimin mbi krizën e migracionit disa aspekte të qeverisjes dhe cilësisë së institucioneve janë anashkaluar. Nëse ky është rasti, mendoj se përbën lajm të keq për BE-në dhe për të gjithë fqinjët?, përfundoi ai.
Kosova nuk ka kryer asnjë përparim në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, pasi mban 33 pikë për të tretin vit radhazi.
?Indeksi 2015 i Perceptimeve të Korrupsionit tregon qartazi se korrupsioni mbetet një plagë kudo në botë. Por viti 2015 ishte gjithashtu një vit kur njerëzit dolën në rrugë në protesta kundër korrupsionit,? deklaroi në raport kryetar i Transparency International, Jose Ugaz.
Indeksi tregon se 2 nga 3 vende në shkallë globale vlerësohen nën 50 pikë, ndërsa mbi 6 miliardë njerëz jetojnë në vende që kanë probleme serioze me korrupsionin.
?Njerëzit kudo nëpër botë dërguan një sinjal të fortë te ata që mbajnë pushtetin: është koha të zgjidhet problemi i madh i korrupsionit,? shtoi ai./BIRN
Ivana Dervishi është gazetare e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri.
Sot është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të H...
Në Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu, thotë se realizim...
Kryeparlamentari Ilir Meta duket të bëjë pjesë në politikanë...
1. Paguajmë taksa për rroga të nëpunësve të shtetit që në fa...
Deputeti socialist Fidel Ylli, ka akuzuar ish-drejtuesen e A...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka zgjedhur anëtarin e saj q...
Këshilli i ministrave ka shpenzuar 7.3 miliardë lekë për bil...
Shqipëria dhe Kosova renditen si vendet me korrupsionin më t...
Fjala nuk është për cilësimet që i bëjnë njëri e tjetri pamj...
Drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, rezulton si një pers...
Disa familje në qytetin e Shkodrës janë përplasur me policin...
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka paralajm...
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj, është një nga...
Punonjesit e Ujesjellesit te Tiranes te cilet jane pushuar n...
Plazhet që ti nuk i harron dot më. Kështu nis artikullin blo...
Portali opinion.al kreu përpara disa ditësh një sondazh për ...
Koiçidencë apo rastësi. Citynews lexoi tek publikimet e Gjyk...
...
Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, është shprehur se p...
Ilir Kulla ka bërë publike 3 personazhet e vitit në kulturë....
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...