Zgjedhja e strukturave drejtuese të PD-së/ Nis numërimi i votave në selinë blu
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Fjala nuk është për cilësimet që i bëjnë njëri e tjetri pamjes së Andrea Stefanit; orangotang, shimpanze, gorillë, apo thjesht majmun.
Fjala është për diçka shumë më serioze se qesharakizmi i këtyre cilësimeve dhe asaj pamjeje. Andrea Stefani u çfaq mbrëmë te Fevziu me leshra të zbardhura. Në një vështrim të përciptë, të merresh me ndrrimin e ngjyrës së leshrave të kujtdo nuk është as e hijshme as e dobishme. Por leshrat e Andreas, nuk janë leshra të kujtdo, janë leshra të opinionistit që prej së paku një çerek shekulli vret e pret e gërmon e shkallmon nëpër gazeta e televizione me gjuhën si shpata e Xhingis Khanit e me penën si kazma e proletariatit.
Prandaj duhet ndalur pak tek ato leshra dikur të zeza tashmë të argjënta. Dy janë arësyet që njeh Mjeksia pse leshrat zbardhen; E para nga vitet që ikin, pra nga mosha, dhe e dyta, nga traumat psiqike. Nuk është bindëse të thuash se argjëndimi i leshrave të Andreas ka ardhur për shkak të moshës. Mosha i argjendon leshrat pakngapak. Vetëm pak muaj më parë leshrat e Andreas ishin pis të zeza. Është gjithashtu pak e besueshme që leshrat e Andreas të jenë argjenduar për shkak të ndonjë traume psiqike. Kështuqë argjëndimi i beftë i leshrave të Andreas përbën një mister tek i cili ja vlen me u ndal sadopak. Andrea dhe leshrat e tij nuk janë interesant në vetvete.
Ngjyra e leshrave, jo vetëm atyre të kokës, me kalimin e kohës u ndryshshon të gjithëve. Hyrja në vjeshtën e jetës (si në rastin e Andreas) po ashtu si provokon rënien e gjetheve dhe vjetërimin e organeve, e shkakton edhe argjëndimin e leshrave. Por kjo ndodh ngadalë dhe jo në pak muaj si i ka ndodhur Andreas. Megjithatë, meqënse ndryshimet fiziologjike me kalimin e kohës janë plot me të fshehta brenda të cilave nuk futemi dot, le të kalojmë tek faktori tjetër, traumat psiqike.As traumat psiqike nuk mund të jenë spjegimi i ndryshimit të ngjyrës së leshrave të Andreas. Sepse të tilla trauma Andrea ka provuar qysh herët.
Të parën, për shembull, Andrea e ka pësuar aty ga viti ’87 ose ’88 kur e njoftuan se partia e punës e kishte bërë kandidat për anëtar të komitetit qëndror të rinisë së punës sl shqipërisë. Ishte një traum nga kënaqësia, entuziazmi, euforia. Por pavarësisht nga natyra e tyre, traumat psiqike njësoj i zbardhin leshrat. Andrea dhe leshrat e tij në atë kohë rezistuan, këtë traumë e përballën, Andrea nuk u tut, u mbajt, leshrat nuk iu argjenduan. Pak më vonë, sado me dhimbje e jetuan shpalljen e pluralizmit, Andrea dhe leshrat e tij përsëri rezistuan.
Mardhëniet e ngushta me Carlo Bollinon prej të cilit Andrea dhe leshrat e tij mësuan si bëhen truket dhe bashkëpunimi me IREX ku mësoi se si mblidhen dhe shpërdorohen paret, kontribuan dukshëm që ndryshimet e befta të pakëndëshme të çdo natyre Andrea dhe leshrat e tij të mos i përjetonin si trauma.
Bashkëpunimi me Koço Kokëdhimën dhe Shekullin e tij ndodhi në një kohë kur si Andrea dhe leshrat e tij tashmë i kishin kaluar frikërat e traumave nga ndryshimi i sistemit për tu hedhur në përpjekje të palodhura për krijimin e një sistemi të ri hibrid apo centaur, me trup kapitalist dhe kokë komuniste. Atëhere e deri më sot, për shkak të shtrirjes në kohë, krijimi i këtij centauri nuk është as nuk mund të quhet traumë, por thjesht rutinë. Megjithatë traumat në jetën e Andreas nuk kanë munguar.
Një e tillë, për shembull, ka qënë kur Andrea që shkrunte pafund për skemat financiare, pasi e pleqëruan mirë e bukur me njëritjetrin,Andrea dhe i jati i Andreas që shpirti i ndriçoftë atje ku është, njëri gazetar i çështjeve ekonomike tjetri pedagog ekonomie në Fakiltetin e Ekonomisë, depozituan tek Sudja 50 mijë dollarë. Depozitimi shoqëruar nga qefi i shumzimit të shpejtë të pareve që do binin nga qielli, nuk mund të ishte një traumë ekzaltuese në masën e asaj të kandidimit të sipërpërmendur në krye të strukturave rinore komuniste. Por ajë që ndodhi pak më pas, humbja e pareve me rrëzimin e piramidave nuk mund të mos ishte traumë.
Në një kontekst normal, apo deridiku normal, qytetar, profesional, intelektual, se për atdherar e patriotik për një shëmbëlltyrë majmunore si Andrea as që bëhet fjalë, kjo traumë ishte aq e rëndë sa Andreas si gazetar i çëshrjeve ekonomike do duhej t’i kishte rënë damllaja. Asnjë damlla nuk i ra Andreas dhe leshrave të tij. Me kalimin e viteve pati plot raste të tjera që Andrea ta ndryshonte sadopak statusin e shëmtuar prej gazetari llapaqen dhe leshrat e tij ngjyrën, por asgjë nuk ndodhi. Rastet më të spikatura qenë para zgjedhjeve të fundit. Por rastet ekstreme që provuan katërcipërisht se ajo çfarë bën Andrea nëpër gazeta dhe televizione nuk është asgjë tjetër përpos propagandë, ndodhën pak më vonë.
Në të kundërt të asaj çfarë kishte propaganduar parreshtur ndër qindra shkrime; dështimi katastrofik i premtimeve të qeverisë aktuale lidhur me shërbimin shëndetësor falas, sjelljen në binarë të administratës, uljen e kriminalitetit, paksimin e korrupsionit, shtimin e vendeve të punës, afrimin e inestimeve të huaja, frenimin e dëshirës së papërmbajtur për tu larguar nga Shqipëria, e të tjera e të tjera, do duhej të ishin arësye të mjaftueshme që Andrea të ishte varrosur shtatqint pashë nën dhe’ me vullnetin e vet dhe dhe leshrat t’i kishin rënë të gjitha qime për qime.
Megjithatë as Andreas dhe as leshrave të tij asgjë nuk u ndodhi. Ishte kjo çudi arësyeja që ra aq tepër në sy argjëndimi i beftë i leshrave të Andreas mbrëmë te Fevziu. Në këto rrethana me plot të drejtë mund të shtrohet pyetja; Cila vallë të jetë arsyeja e argjendimit të beftë të leshrave të Andreas ?! Në kushtet kur për këtë pyetje të presësh përgjigje nga vetë Andrea është më e kotë se shpresa që pushteti i sotëm të ndërtojë 1 metër rrugë apo 10 centimetra tunel, përgjigja e kësaj pyetje mundet vetëm të supozohet. Ku s’të vete mendja në kërkim të ndonjë spjegimi shterrues.
Mund të ketë ndodhur, për shembull, që leshrat e Andreas të jenë zbardhur tërësisht nga trauma psiqike pozitive e shumë viteve më parë kur i thanë të punonte sa më mirë për të ardhmen bolshevike të vendit, të spiunonte sa më tepër për mosdepërtimin e kulturave të huaja, si dhe të ishte i përgatitur për çdo eventualitet të rrezikimit të pushtetit. Nëse ky supozim përputhet me realitetin, ajo çfarë në atë kohë Andrea ka bërë për ta zbutur sadopak traumën ka qënë diçka e thjeshtë, lyerja e leshrave me bojë. Mirpo ky spjegim ngre një pyetje tjetër; Pse, siç u pa mbrëmë te Fevziu, së fundmi Andrea ka hequr dorë nga boja e leshrave ?! Dihet se leshrat me bojë i lyejnë femrat. Ato që ndërrimin e ngjyrës së leshrave e kanë më qef dhe e bëjnë më shpesh janë kurvat. Si rrjedhim, supozimi se Andrea ndërrimin e ngjyrës së leshrave e bën me çdo çmim për të mos ndërruar vetë është i vetmi supozim për ta zbuluar sadopak këtë mister.(shkruar per citynews.al)
Drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, rezulton si një pers...
Disa familje në qytetin e Shkodrës janë përplasur me policin...
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka paralajm...
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj, është një nga...
Punonjesit e Ujesjellesit te Tiranes te cilet jane pushuar n...
Plazhet që ti nuk i harron dot më. Kështu nis artikullin blo...
Portali opinion.al kreu përpara disa ditësh një sondazh për ...
Koiçidencë apo rastësi. Citynews lexoi tek publikimet e Gjyk...
...
Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, është shprehur se p...
Ilir Kulla ka bërë publike 3 personazhet e vitit në kulturë....
Prania ime në Konferencën Kombëtare “Korrupsioni zgjedhor; N...
Horoskopi ditor për diten e mërkurë – 27. janar 2016Dite gox...
Një grevë e fermerëve në Greqi që prej disa ditësh po mban t...
Gazetari Cim Peka ka deklaruar se Kryeparlamentari Ilir Meta...
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur për herë të par...
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangje...
Deputeti Ben Blushi deklaroi se, do të paraqitet me një plat...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...