Seancë e ngarkuar në Kuvend/ Shqyrtohen sot 24 pika të rendit të ditës
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte më 16 korrik, ...
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte më 16 korrik, ...
Shqipëria i dha fund procesit 15-vjeçar të demontimit të municioneve të trashëguara nga regjimi komunist me një bilanc prej mbi njëqindmijë tonë armatime të shkatërruara, por edhe me dhjetëra jetë njerëzore të humbura në aksidente tragjike.
I nisur në vitin 2001, procesi i demontimit u përqendrua tek shkatërrimi i municioneve të tipit sovjetiko-kinez, që mbushnin depot ushtarake anekënd vendit dhe e bënin Shqipërinë, një ndër shtetet më të militarizuara në Europë.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në një ceremoni të organizuar në uzinën e Mjekësit në Elbasan e quajti përfundimin e këtij procesi ?një arritje të rëndësishme për sigurinë kombëtare dhe stabilitetin rajonal?.
?Këto municione ishin një bombë me sahat? për popullsinë dhe mjedisin. Për më tepër, për shkak të përhapjes dhe kushteve të ruajtjes dhe sigurisë, këto armatime rrezikonin të binin në duart e keqpërdoruesve, trafikantëve, krimit të organizuar dhe terroristëve,? tha Kodheli.
Procesi i demontimit të armatimeve të vjetra dhe të papërdorshme përfshiu një numër të madh ushtarakësh në vend përgjatë viteve 2001-2015 si dhe u mbështet teknikisht dhe financiarisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Danimarka dhe organizata ndërkombëtare si OSBE dhe NATO.
Për këtë arsye, në ceremoninë e zhvilluar të martën në uzinën e Mjekësit ishin të pranishëm edhe ambasadori i SHBA, Donald Lu, ai i OSBE, Florian Raunig si dhe atashetë ushtarakë të disa vendeve të NATO-s.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, vetëm gjatë periudhës 2009-2015 Shqipëria asgjësoi 100.807 ton municione të tepërta. Peshën më të madhe në këtë proces e mbajti Qendra e Asgjësimit të Municioneve me Eksploziv, AME, e përbërë nga një grup ushtarakësh të fushës. Ish-uzinat e prodhimit të armëve në Poliçan, Gramsh dhe Mjekës u kthyen gjithashtu në epiqendrat kryesore të shkatërrimit të armëve.
Gjithsesi, ky proces i rëndësishëm për sigurinë e vendit u shoqërua në disa raste me kosto të rënda njerëzore për shkak të neglizhencës me kushtet e sigurisë apo tundimit për të bërë biznes me armatimet stok të regjimit komunist. Në periudha të ndryshme kohore, aksidente të rënda me pasojë vdekjen ndodhën në pikat e demontimit që u ngritën jashtë uzinave të specializuara për trajtimin e armatimeve.
Më 6 maj 2006, një ushtarak humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën në fshatin Dhëmblan të Tepelenës, pasi tre depo armatimi u përfshinë në flakë dhë shpërthime masive për më shumë se pesë orë, duke rrezikuar edhe qindra banorë të fshatit.
Dy vjet më vonë, më 15 mars 2008, tragjedia u përsërit në përmasa të shumëfishta në fshatin Gërdec të Tiranës, ku një kompani private e biznesmenit Mihal Delijorgji kishte angazhuar banorë të fshatit, mes të cilëve gra e fëmijë për demontimin e predhave dhe artilerisë së rëndë.
Shpërthimi i fabrikës së Gërdecit shkaktoi vdekjen e 26 personave, plagosjen e qindra të tjerëve dhe rrafshimin e fshatrave përreth. Ndërkohë që hetimi i tragjedisë zbuloi shkelje të rënda ligjore dhe implikime të zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes me shitjen e municioneve tek kompania private Albademil dhe lejimin e demontimit në mungesë të kushteve teknike në një zonë të banuar.
Prokuroria akuzoi 29 persona, mes të cilëve biznesmenë dhe ushtarakë për tragjedinë e Gërdecit, por gjykata vendosi ta klasifikojë ngjarjen si një ?aksident teknologjik? dhe t?u japë dënime të minimale përgjegjësve.
Aksidente më të vogla ndodhën në vitin 2011 në Skrapar dhe në vitin 2014 në Librazhd, ku dy persona vdiqën dhe pesë të tjerë u plagosën. Në rastin e Skraparit, viktimat ishin punonjës të angazhuar me demontimin, ndërsa në Librazhd, banorë të zonës të cilët po mblidhnin skrap në një ish-poligon demontimi./BIRN
Ish-Zv.Ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila është shprehur se l...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Ministrin e Brendsh...
Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e tre person...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se shë...
Indeksi i Pasaportave, i bërë publik së fundmi nga Forumi Ek...
Policia e Durrësit ka arrestuar një vrasës me pagesë, i cili...
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri u ka dërguar le...
Dikush ka probleme me gjumin e dikujt thjesht i pëlqen të që...
Banorët e Lazaratit kanë reaguar ashpër ndaj shkrimit të “Da...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije situatën e akseve...
Partia Demokratike ka zhvilluar sot një protestë të parlajmë...
Bashkëshortja e Kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa i ka...
Ish Kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka publikuar në rrj...
Një foto e rallë e kryeministrit Edi Rama është publikuar ng...
Nuk ka nevojë fare në rastin e parkingjeve në struktura të l...
Elvi FUNDO/citynewsËshtë nga Berati. Ka ngrënë bythë turtull...
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Ekonomisë, Frederik...
Veteranët e luftës dhe ish-përkrahësit e Enver Hoxhës dhe re...
Horoskopi ditor për diten e martë – 19. janar 2016Dite shume...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...