web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngricat/ Ja situata e rrugëve në të gjithë vendin

19 Janar 2016, 12:02, Aktualitet CNA

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije situatën e akseve rrugore në të gjithë vendin. Edhe pse shumica e zonave janë përfshirë nga ngricat, sipas ARRSH qarkullimi në akset kryhet normalisht

Situata e akseve rrugore në vend

 

QARKU

Situata

Rekomandime

TIRANË

Në aksin Tiranë-Krrabë (km29)-Elbasan, në segmentin Lapidari Krrabë- Qendër Krrabë, rreth 1,5 km ka një çedim të trupit të rrugës. Qarkullimi në këtë segment është  me 1 kalim. Është vendosur sinjalistika përkatëse.

Akset  Tiranë-Trau Dajt-Qafë Mollë-Bizë + Trau Dajt-Antena   janë të qarkullueshme,

Aksi Qafë Priskë-Shëngjergj qarkullohet pa zinxhirë.  Po punohet Trau Dajt-Kamp, është spërkatur me kripë në Qafë Priskë. Borëpastruesja është në gatishmëri.

Në gadishmeri janë 2 borëpastruese, ekskavator, grejder dhe 7 punëtorë.

Në segmentin rrugor Uzina e Traktorëve ? Lanabregas, ka një çedim të trupit të rrugës. Në këtë vend qarkullohet me një kalim.

Në gadishmëri janë mjete dhe punëtorë për çdo situatë që mund të krijohet.

Ka 10 punëtorë, fadroma, 1 kamion vetëshkarkues në gadishmëri.

Në aksin Ura e Peshkatarit ? Berzhitë ka një çedim të trupit të rrugës me gjatësi 10 ml, deri në gjysmën e korsisë. Në këtë segment ka patur shembje nga skarpata që janë pastruar. Ky aks (i vjetri) është i bllokuar në vendin e quajtur Dobresh.

Në segmentin Qafë Priskë-Shëngjergj, segmenti është me njëkalim në km 24.3 me një gjatesi 15 ml.

Është bërë mbushje për zgjerimin e rrugës në krahun tjetër. Është ndërhyrë për të mënjanuar rrjedhën e lumit. Këto probleme janë evidentuar me sinjalistikë.

DURRËS

Nuk ka probleme në akset e këtij qarku.

Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e këtij qarku.

VLORË

Në akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin.

Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos pikat ku ka rënie materialesh.

Në Llogora  janë në gadishmëri  1 borëpastruese, 1 fadromë dhe 5 punëtorë. Situata e qarkullimit në Llogora është normale.

Te bëhet kujdes në kalimin e segmenteve ku ka rrezik për rënien e dherave  dhe të respektohet sinjalistika e vendosur.

GJIROKASTËR

Në të gjithë qarkun ka temperatura të ulëta. Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos në zonat e njohura ku ka rrëshqitje siç janë Shkalla e Zezë ku jane ne gadishmëri 1 fadromë dhe 6 punetorë,  dhe Rapi i Kuqarit, si dhe në aksin Lekël ? Përmet, ku janë në gadishmëri 1 fadromë dhe 5 punëtorë.Rekomandohen përdoruesit e rrugës, që në këto zona të respektojnë sinjalistikën e vendosur. Në të gjitha akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

Të bëhet kujdes në kalimin në segmentet rrugore ku ka rrezikshmëri për rënien e gurëve në rrugë.

ELBASAN

Punohet nga firmat kontraktore për pastrimin e akseve.

Në aksin Cërrik ? Gramsh, segmenti Banjë ? Drizë, është i bllokuar nga prurjet.

Aksi Elbasan ? Librazhd qarkullohet normalisht.

1. Aksi Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë,

është i kalueshem normalisht, pa zinxhirë. Po kryhet spërkatja me kripë në segmentet ku ka ngrica. Me një kalim qarkullohet vëtëm në zonën e Labinotit.

Të bëhet kujdes në këtë aks sidomos në pikat e njohura si zona rrshqitjesh.

Në gadishmëri në këtë aks janë 2 fadroma, 2 kamionë dhe 10 punetorë, për çdo rënie materialesh në rrugë. Situata per momentin eshte normale.

2. Në aksin Librazhd ? Steblevë rruga është e  kalueshme.

Me zinxhirë qarkullohet vetëm në segmentin rrugor Fushë Studë ? Steblevë.

 Këtu janë në gadishmëri 1 traktor me zinxhirë, 1 fadromë dhe 11 punëtorë.

3. Në aksin Elbasan ? Gjinar qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Në km 66 në Shelcan dhe km 72 Derstil ka shembje skarpate dhe gurë. Rruga është 1 kalimshe. Po punohet për pastrimin e aksit nga kontraktori.

4. Në aksi Elbasan-Peqin  në këto momente qarkullimi është normal.

Ketu janë në gadishmëri 1 kamionçinë, 1 fadromë dhe 4 punetorë.

5. Në Papër, km 57, situata është normale.

6. Në aksin Elbasan ? Gramsh, situata në dy segmentet e tij:

është si më poshtë:

7. Aksi Gramsh ? Kodovjat,  Bersnik,  Mashan,  Km 104-109,  është i qarkullueshëm normalisht.

Në segmentin rrugor Gramsh ? Molla Grabovë qarkullimi është normal. Punohet në largimin e dherave nga rruga.

Në të gjitha pikat e rrezikshme të akseve të këtij qarku ka mjete dhe njerëz në gadishmëri.

Të bëhet kujdes në akset ku ka materiale në rrugë. Të respektohen tabelat e sinjalistikës.

       

          

           KORÇË

 Në të gjithë qarkun ka patur temperatura të ulëta.  Gjendja e Akseve rrugore të Qarkut Korcë paraqitet normale.

Firmat kontraktore po mbajnë në monitorim të vazhdueshëm situatën. Po kryhet spërkatja e akseve në vendet ku ka ngrica, si dhe pastrimi i akseve nga bora.

Aksi K/Boboshticë ? Dardhë qarkullohet me zinxhirë.

Aksi Korçë ? Voskopojë qarkullohet pjesërisht me zinxhirë.

Të gjithë akset e tjerë të këtij qarku qarkullohen pa zinxhirë.

Në akset e këtij qarku janë në gadishmeri 13 borëpastruese, 3 grejdera, 8 fadroma, 14 kamionë dhe  punetorë në segmentet  më problematike.

Të bëhet kujdes në akset ku ka materiale në rrugë. Të respektohet sinjalistika në vendet ku ka prani të ngricave në rrugë.

Nuk ka probleme për qarkullimin në akset e këtij qarku.

Të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak të fluksit të makinave

BERAT

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e këtij qarku. Punohet për pastrimin e akseve, në kuader të kontratave me performancë.

         

         KUKËS

Kohë me ngrica dhe temperatura të ulëta. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

Të gjitha akset e këtij qarku qarkullohen pa zinxhirë. Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me borëpastruese dhe mjete të tjera, si dhe me fuqi punëtore, për të mbajtur në gadishmëri akset.

Aksi Tuneli i Kalimashit ? Kukës ? Morinë qarkullohet normalisht pa zinxhirë.

Në aksin Tuneli Kalimash ? Kukës ? Morinë janë në gadishmëri 3 mjete, në aksin Kukës ? Krumë janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Kukës ? Draj Reç janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Domaj ? Bushtricë janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Kukës ? Qafë Shllak janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Kukës ? Ura e Zapodit janë në gadishmëri 2 mjete, në akset e Tropojës janë në gadishmëri 10 mjete.

Më poshtë po japim disa nga akset ku ka hërë pas here probleme nga rënia e gurëve dhe materialeve në rrugë, si dhe nga çedimet e trupit të rrugës:

1. Në aksin Krumë- Qafë  Prush, në një gjatësi prej 150 ml, vazhdon të ketë një çedim të trupit të rrugës me 50 cm deri në gjysmën e saj. Është vendosur sinjalistika përkatëse . Kjo shembje mund të agravohet dhe mund të çojë deri në bllokim të aksit.

Në këtë aks trashësia e borës shkon deri në 40 cm. Punohet me borëpastruese dhe për hedhjen e kripës. Qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Edhe në aksin Plepa ? Kam, qarkullimi kryhet me zinxhirë, për shkak të borës që ka arritur një trashësi prej 40 cm. Edhe këtu punohet me borëpastruese.

2. Në aksin B. Curri ? Valbonë, në km 13 -17, në vendin e quajtur Prroni i Thatë, ka herë pas here  rënie gurësh masive që sjellin rrezikshmëri për qarkullimin.

3. Në aksin Fierzë ? Lekbibaj, në vendin e quajtur Shkëmbi i Rajës, ka herë pas here shembje dhe rënie gurësh.  Janë pastruar  nga firma kontraktore. Qarkullimi është normal.

4. Në Segmentin Rrugor Kryqëzim Domaj ? Bushtricë në Km 29, në  aksin  rrugor Kukës ? Bushtricë, rruga ka pësuar çedim në siperfaqen e asfaltit me një gjatësi prej 110 ml dhe me thellësi çarje  40 ? 70 cm. Po ashtu edhe në kilometrin  27 dhe 31, ka çedime asfalti e përkatësisht në Km 27 gjatësia e çedimit  është rreth 70 ml me një thellësi çarje 10- 20 cm, dhe në Km  31 gjatësia e çedimit është 50 ml me thellësi  çarje 10 ? 15 cm. Rruga qarkullohet me një kalim.

Të bëhet kujdes dhe të respektohet sinjalistika në vendet ku ka probleme në rrugë dhe rënie gurësh e materialesh të tjera.

       

    

        DIBËR

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset e këtij qarku. Vazhdon puna për kriposjen e akseve, si pasojë e temperaturave të ulëta.

Në akset e Bulqizës:

Qafë Bualli ? Krastë

Qafë Bualli ? Ura e Topojanit

Ura e Qytezës ? Zeqan

Ura e Cerenecit ? Steblevë,

qarkullimi kryhet pjesërisht  me zinxhirë, Edhe në akset e Peshkopisë:

Ura e Topojanit ? Peshkopi

Maqellarë ? Doganë

Peshkopi ? Qafë Drajë

Kuben ? Vasie

qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë.

Akset ku ka probleme në vazhdimësi me rënien e gurëve e dherave, si dhe çedime në rrugë janë si më poshtë:

1.  Gjatë gjithë  aksit Skurraj ? Burrel , ka herë pas here rënie gurësh në rrugë, që krijojnë  probleme në qarkullim. Inspektorët dhe firmat kontraktore punojnë vazhdimisht për pastrimin e tyre. Në vendin e quajtur Baz,  ka çedim të trupit të rrugës dhe shembje të murit pritës të rrugës.  Në keto zona duhet të tregohet kujdes nga përdoruesit e rrugës. Në gadishmëri janë 2 mjete.

2. Në aksin Burrel ? Qafë Bualli, 1.5 km në dalje të qytetit të Burrelit, ka një çedim të trupit të rrugës. Për momentin nuk ka probleme për qarkullimin.

3. Në aksin rrugor Kuben ? Vasie, në km 19.5 nga Peshkopia, në fshatin Vleshe, ka një çedim të trupit të rrugës. Deri në këto momente nuk ka probleme për qarkullimin.

4. Në aksin Ura e Matit ? Lis, në vendin e quajtur Lis, trupi i rrugës ka pësuar një shkëputje rreth 40 ml. Është vendosur sinjalistika pëatëse.

Në akset e këtij qarku janë në gadishmëri 14 mjete, në zonat ku ka rrezik për rënien e materialeve në rrugë.Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka rrezik të rënies së materialeve në rrugë, si dhe të lageshtisë në rrugë.

Të bëhet kujdes në qarkullim në akset ku ka inerte në rrugë dhe të respektohet sinjalistika.

     SHKODËR

Në të gjitha akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin deri tani. Vazhdon puna për kriposjen e akseve nga ngricat, si pasojë e temperaturave të ulëta.

Ne akset Dedaj ? Razëm dhe Koplik ? Bogë ne gadishmëri jane 2 mjete fadroma, që bëjnë pastrimin e akseve. Edhe në aksin Shkodër ? Qafë Qelë është në gadishmëri 1 fadromë, në aksin Shpal ? Ura e Repsit janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Rreshën ? Qafë Benë janë në gadishmëri 2 mjete. Në aksin Qafë Mali ? Fierzë janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin K.Hadroj ? Qafë Benë janë në gadishmëri 2 mjete.

Edhe në aksin K/Hadroj ? Qafë Benë nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

Edhe në akset e mëposhtme ka probleme me rënien e materialeve herë pas here në rrugë.

1.Në aksin Qafë Laç ? Qafë Qelë  ka zona me rrezik për renien e gurëve, prandaj duhet të bëhet kujdes në qarkullimin në këtë aks.

2.  Në aksin Pukë ? Fushë Arrëz, në vendin e quajtur Kroi  i Zojes, ka shembje të murit mbajtës të rrugës dhe çedim të saj.  Situata e qarkullimit është normale. Ne gadishmeri eshte 1 mjet.

3. Gjatë aksit Fushë Arrëz ? Qafë Mali ? Qafë Shllak, ka herë pas here rënie gurësh dhe shembje të skarpatave, pornuk ka  probleme për qarkullimin. Në gadishmëri është 1 mjet.

4. Në aksin Vau i Dejës ? Koman janë riparuar nga ana e kontraktorit urat që ishin me probleme. Tani situata e qarkullimit në këtë aks është përmirësuar.

Gjithashtu të bëhet kujdes në zonat ku ka rënie gurësh e materialesh në rrugë.

Gjithashtu rekomandohen përdoruesit e rrugës të respektojnë sinjalistikën dhe të ecin me kujdes në këto akse.

       

      

       LEZHË

Në të gjitha akset e këtij qarku, qarkullimi i mjeteve kryhet narmalisht. Vazhdon puna për kriposjen e akseve nga ana e kontraktorëve.

Në aksin Rrëshen ?Tuneli Thirrë, situata e qarkullimit është normale.

Në aksin Milot ? Skurraj ? Rrëshen është në gadishmëri 1 mjet.

Në aksin Ura e Zogut ? Rubik ? Rrëshen është në gadishmëri 1 mjet,

Në aksin Rrëshen ? Tuneli i Thirrës janë në gadishmëri 3 mjete.

2.Në aksin Fushë Milot ? Lezhë  nuk ka probleme me qarkullimin.

Të bëhet kujdes dhe të respektohet sinjalistika rrugore.





Lajmet e fundit nga