Intervista/ Arben Imami: Shqipëria ka nevojë për senat
Senati garanton frenon frymën revolucionare të politikës21 j...
Shkak për përfshirjen e kësaj prokurorie në hetimet mbi rastin është statusi i Gjermenit si gjyqtar.
Gjermeni ka vijuar t?i qëndrojë variantit se është plagosur aksidentalisht ?me një llamarinë? në garazhin e shtëpisë së tij pranë Ambasadës Amerikane, në Tiranë.
Por versioni i dhënë prej tij ka rënë për disa arsye.
Policia ka kontrolluar garazhin dhe nuk ka gjetur asnjë mjet prerës si ai që përshkruan gjykatësi.
Po ashtu, nuk ka konstatuar njolla gjaku në ambjentet e garazhit.
Ndërkohë disa banorë të pallatit dhe një polic privat u shprehën se nuk kishin parë asnjërën nga makinat e Gjermenit të kalonte aty përgjatë dy orëve të fundit që korrespondojnë me kohën kur ai thotë se është dëmtuar në garazh.
Pra gjykatësi nuk ka qenë në shtëpi dhe as në garazh para se të paraqitej në urgjencë me plagë në trup.
Plagosja enigmatike korrespondon në kohë me një ngjarje te rruga ?Bardhyl? ku u dëgjuan edhe krisma armësh.
Pak minuta pas të shtënave, rezultoi të ishte paraqitur për ndihmë mjekësore gjyqtari Gjermeni.
Megjithëse gjykatësi u tha se ishte plagosur aksidentalisht në shtëpi, katër plagë në trup krijuan dyshime tek stafi i spitalit.
Një burim spitalor i tha Ditës se ai nuk e paraqiti fillimisht identitetin në momentin e shkuarjes në urgjencë dhe ndoshta ka zgjedhur spitalin publik duke menduar se do ta kishte më lehtë të merrte mjekimin e parë pa u identifikuar.
Por fshehja e identitetit dhe plagët e shumta i kanë detyruar mjekët të lajmërojnë policinë.
Gjermeni kishte plagë në këmbë, në ije, në shpatull dhe në bark. Plagët ishin tipike të shkaktuara me armë të ftohta dhe plaga më e rëndë ishte një traumë shpuese në hapësirën ndërbrinjore, fatmirësisht pa depërtuar në mushkëri ? tha për Ditën burimi spitalor.
Pas mbërritjes së një patrulle të Komisariatit Nr.1 në spital, gjykatësi është prezantuar kush ishte realisht dhe ka refuzuar t?u përgjigjet pyetjeve të mëtejme.
Ai ka dalë vetë nga spitali rreth orës 21:20 megjithëse mjeku i ka thënë se plagët janë relativisht të rënda.
Pasi ka dalë në ambjentet e parkimit ka bërë disa telefonata, sepse ndërkohë lajmi kishte nisur të përhapej në media.
Të interesuarve u ka thënë që ishte mirë dhe po kthehej në shtëpi.
Por ka përfunduar në një spital privat, nga ku informacionet për gjendjen e tij shëndetësore u bllokuan.
Sipas mjekëve të spitalit publik , përveç goditjes me thikë, Gjermeni kishte edhe shenja goditjeje në trup, kryesisht në brinjë.
Kjo shton dyshimet se ai është përfshirë në një konflikt fizik.
Janë marrë në pyetje familjarët e tij, si dhe është shoqëruar për disa orë në komisariat një femër, identiteti i së cilës dhe rrethanat e përfshirjes së saj në këtë ngjarje mbeten për t?u sqaruar.
Dyshohet se ajo ka qenë me Gjermenin në momentin e sulmit.
Policia i ka gjetur atij 20 mijë euro në automjetin ?Smart? me të cilin shkoi në spitalin publik e më pas në spitalin privat.
Gjermeni, ish-anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është gjykatës në Tiranë prej 2011-s.
Para se të vinte në kryeqytet, Gjermeni ka punuar në Gjykatën e Kavajës, atë të Elbasanit ndërsa ka qenë edhe kryetar i Gjykatës së Lushnjës.
Në 2006 u akuzua nga Ministria e Drejtësisë për shkelje në detyrë dhe parregullsi në deklarimin e pasurisë, por i shpëtoi shkarkimit për shkak se KLD-ja votoi në favor të tij.
Gjermeni është aktualisht edhe pedagog i së drejtës familjare si dhe anëtar i bordit drejtues në Shkollën e Magjistraturës.
Së fundmi gjykoi dosje të bujshme, si rasti i Konstandin Xhuvanit dhe ish-guvernatorit Fullani./ Dita
Senati garanton frenon frymën revolucionare të politikës21 j...
Deputeti Eduart Ndocaj ka treguar një anë tjetër të jetës së...
Ish-Krymeninstri Sali Berisha shprehet se Gjykatësi Artan Gj...
Problematika e trajtuar këtë të hënë në Fiks Fare lidhet me ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha shprehet se pesë vite pas ...
Pjesa më e madhe e aktivizmit të tij është keqkuptuar, madje...
Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” në një artikull të s...
Komisioni Europian vijon të monitorojë nga afër Shqipërinë m...
Përballë Gjirokastrës, krahina e Lunxhërisë qëndron e derdhu...
Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e një 48-vjeça...
Citynews publikoi dje situaten ne rruget e Korces, ku vetem ...
Lufta në kampin e majtë ka vijuar edhe më tej, ku Ministria ...
Përgjegjësja për çështjet e Europës Perëndimore, Ballkanin P...
Ish-deputeti socialist Andis Harasani ka ironizuar mënyrën e...
Policia e Vlorës ka bërë me dije se ditën e sotme rreth orës...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi...
Vajza e deputetit socialist, Namik Dokle, Anika Dokle i ka “...
Elvi Fundo/citynewsHapja e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve t...
Në një deklaratë për shtyp, kreu i Partisë Demokratike, Lulz...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Garda Revolucionare i Iranit, ka paralajmëruar të gjitha a...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...