Gazeta zvicerane "Neue Zürcher Zeitung"/'Shkëlqimi i Gjermanisë, realiteti i Shqipërisë'
Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” në një artikull të s...
Megjithëqë përpjekjet e para për monedhën, pagesat dhe bankat datojnë që në fillim të shekullit XIX, në fakt, vetëm nga fundi i këtij shekulli dhe fillimi i shekullit XX filluan veprimtarinë e tyre institucionet e para bankare me hapjen e degëve të Bankës Agrare (Bujqësore) Turke dhe të Bankës Kombëtare (Perandorake) Otomane. Në fillimin e shekullit XX shfaqen idetë për krijimin e një banke në Shqipëri, ku përveç ideve të rilindësve tanë, shfaqen dhe projektet e para. Natyrisht, me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë u shtua shumë interesimi jo vetëm i shqiptarëve, por edhe i të huajve për ngritjen e institucioneve bankare. Përpjekjet më serioze u bënë nga qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, me një projekt koncesionar për të huajt që rezultoi në ngritjen e bankës së parë në Shqipëri, megjithëse jetëshkurtër.
Me interes të veçantë është projekti i krijimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë, një projekt që zë fill në vitin 1922, kur qeveria shqiptare iu drejtua?
Lidhjes së Kombeve për vlerësimin e mundësive për investime të huaja në Shqipëri, me përfundimet e raportit ku propozohej krijimi i një banke, me dërgimin e ekspertëve të huaj për ngritjen e bankës dhe që mbaron me marrëveshjen përkatëse dhe me fillimin e funksionimit të kësaj banke në vitin 1925. Po interes të veçantë, paraqesin edhe faktet rreth veprimtarisë së kësaj banke deri në vitin 1944.
Por, pas Pavarësisë, deri në vitin 1944, në Shqipëri kanë funksionuar edhe disa institucione të tjera bankare. Shumë nga këto institucione kontrolloheshin vetëm nga kapitali i huaj, të tjerat nga kapitali i huaj dhe ai vendas.
Përgjatë periudhës 1944 deri në vitin 1991 banka me e rëndësishme në vend ishte Banka e Shtetit Shqiptar. Ajo ishte bankë e shtetit (bankë qendrore), por edhe bankë tregtare. Fillimisht kjo bankë ka pasur monopolin e kreditimit e të pagesave në Shqipëri, por shkallë-shkallë në përputhje me fazat e zhvillimeve ekonomike ky monopol iu hoq dhe disa nga veprimtaritë e saj iu kaluan bankave të tjera, si për shembull Bankës Bujqësore. Depozitimi nga popullsia i kursimeve të lira ishte një funksion monopol i Institutit të Arkave të Kursimit dhe të Sigurimeve. Ndërsa Banka Bujqësore gëzonte monopolin e kreditimit të ndërmarrjeve dhe të kooperativave bujqësore. Lidhjet ndërmjet këtyre institucioneve bankare ishin shumë të forta e të kushtëzuara. Depozitat e popullsisë në Institutin e Arkave të Kursimit e të Sigurimeve përdoreshin nga Banka e Shtetit Shqiptar dhe Banka Bujqësore për kreditimin e klientëve të tyre. Instituti i Arkave të Kursimit dhe të Sigurimeve nuk kreditonte ekonominë, kurse dy bankat e tjera nuk grumbullonin depozita nga popullsia.
Sistemi i bankave tregtare në Shqipëri pas vitit 1991 dallohet për një hyrje shkallë-shkallë, por të konsiderueshme të bankave me kapital të huaj nga vende të ndryshme evropiane dhe vende të tjera, duke filluar me banka që hynë në tregun shqiptar nëpërmjet marrëveshjeve të ndryshme, me banka që u futën nëpërmjet një procesi të pastër licencimi dhe me banka që u krijuan me kapital privat shqiptar.
Bazuar në fakte të kësaj periudhe, ecuria e sistemit bankar mund të grupohet lidhur me tre momente: a) krijimi i bankave të mirëfillta tregtare; b) zhvillimi i bankave pas rënies së firmave piramidale dhe c) zhvillimi i bankave pas nisjes së procesit të privatizimit të bankave shtetërore.
Nënshkrimi i koncesionit të parë për krijimin e një banke kombëtare shqiptare,
4 tetor 1913
100 vite të shkuara, më 4 tetor 1913, në emër të qeverisë shqiptare, Ismail Qemal Bej Vlora nënshkroi koncesionin e parë për krijimin e një banke qendrore shqiptare. Nënshkrues të tjerë ishin përfaqësuesit e dy prej grupeve financiare më në zë të kohës, përkatësisht Karol Pitner dhe Oskar Pollak të atij austro-hungarez, dhe Pietro Fenolio e Guido Ansbaher të grupit italian. Në Shqipërinë e trazuar të atij fillimshekulli, por edhe për shkak të tronditjeve që do të vinin shumë shpejt me shpërthimin e Luftës I Botërore, Banka Kombëtare Shqiptare nuk mundi të zhvillojë aktivitet. Por, hartimi i këtij koncesioni për krijimin e ?Bankës Kombëtare të Shqypërisë? mbetet një dokument i rëndësishëm në historinë e bankigut qendror shqiptar, një gur e themelit të këtij institucioni që, në konceptin e vet paraqitës, i përmbahet të gjitha standardeve evropiane të kohës. Jo më kot, themeluesi i shtetit modern shqiptar, bankën kombëtare e ka cilësuar si ??e dyta fitore pas lirisë?.
Një nga kujdeset parësore të qeverisë shqiptare të kryesuar nga Ismail Qemal Bej Vlora ishte mëkëmbja e një banke emetimi dhe krediti në Shqipëri, e cila ta zhvillonte veprimtarinë e saj në përputhje me normat e bankave kombëtare të shteteve evropiane. Ismail Qemali e konceptonte Bankën Kombëtare si një institucion financiar, i cili duhej të synonte në radhë të parë jo fitimin në vetvete, por zhvillimin ekonomik të vendit, kurse fitimin duhej ta realizonte nëpërmjet zhvillimit ekonomik dhe stabilizimit të shtetit të pavarur shqiptar. Krijimi i një banke të tillë paraqiste mjaft vështirësi, sidomos për faktin se të Shqipëria nuk ishte njohur ende si shtet i pavarur në arenën ndërkombëtare. Por, edhe pas kësaj njohjeje më 29 korrik 1913, përsëri, mungesa e stabilitetit e bënte të pamundur krijimin e një banke me kapital themeltar shqiptar.
Në 4 tetor 1913, nga Ismail Qemal Bej Vlora u nënshkrua ai që në aktin zyrtar quhet ?akt konqesie? (akt koncensioni). Kjo marrëveshje për koncesionin e ngritjes së Bankës Kombëtare të Shqipërisë me një kapital prej 10 milionë koronash ose 10,5 milionë liretash, të formuara në monedha ari, kishte një afat 60-vjeçar. Me këtë koncesion, Banka Kombëtare e Shqipërisë me kapitalin e përbashkët austro-italian, fitonte të drejtën e emetimit të kartëmonedhave, të cilat do të emërtoheshin në shqip dhe në frengjisht, me një mbulesë ari jo më pak se 1/3 e kartëmonedhave. Banka do të ishte i vetmi agjent financiar i qeverisë shqiptare si brenda dhe jashtë vendit. Vetëm ajo kishte të drejtën të tregtonte për llogarinë e qeverisë bonot e thesarit dhe letra të tjera me vlerë të qeverisë. Në marrëveshje ajo fitonte gjithashtu të drejtën të kryente disa veprime financiare: shitblerje titujsh, monedhash, metalesh të çmuara, mallrash tregtie, për llogari të vet dhe për llogari të të tjerëve etj. Ajo merrte përsipër pranimin e depozitave dhe dhënien e kredive për shoqëritë dhe ndërmarrjet tregtare, industriale, financiare e bujqësore. Banka merrte përsipër, më në fund, kryerjen e emetimit të obligacioneve të garantuara si dhe kryerjen e veprimeve hipotekore.
Ismail Qemali ishte i bindur se Banka Kombëtare e Shqipërisë do t?i shërbente zhvillimit të ekonomisë së vendit dhe konsolidimit të Pavarësisë Kombëtare të Shqipërisë. Por vështirësitë me të cilat u ndesh Shqipëria në atë kohë nuk i krijuan mundësi praktike Bankës Kombëtare për zhvillimin e veprimtarisë së saj./BussinesMag.al
Materialet u moren nga Albanian Association of Banks & Banka e Shqiperise.
Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” në një artikull të s...
Shkak për përfshirjen e kësaj prokurorie në hetimet mbi rast...
Senati garanton frenon frymën revolucionare të politikës21 j...
Deputeti Eduart Ndocaj ka treguar një anë tjetër të jetës së...
Ish-Krymeninstri Sali Berisha shprehet se Gjykatësi Artan Gj...
Problematika e trajtuar këtë të hënë në Fiks Fare lidhet me ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha shprehet se pesë vite pas ...
Pjesa më e madhe e aktivizmit të tij është keqkuptuar, madje...
Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” në një artikull të s...
Komisioni Europian vijon të monitorojë nga afër Shqipërinë m...
Përballë Gjirokastrës, krahina e Lunxhërisë qëndron e derdhu...
Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e një 48-vjeça...
Citynews publikoi dje situaten ne rruget e Korces, ku vetem ...
Lufta në kampin e majtë ka vijuar edhe më tej, ku Ministria ...
Përgjegjësja për çështjet e Europës Perëndimore, Ballkanin P...
Ish-deputeti socialist Andis Harasani ka ironizuar mënyrën e...
Policia e Vlorës ka bërë me dije se ditën e sotme rreth orës...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi...
Vajza e deputetit socialist, Namik Dokle, Anika Dokle i ka “...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...