Hiqet bllokimi i gomave/ Ja si do ndëshkoheni nëse parkoni gabim
Policia Rrugore dhe Bashkia e Tiranës do të kenë një sistem ...
Nga Artan Fuga
Flitet se në Tiranë do të ketë koncesione për ndërtim parkingjesh nëntokësore.
Që duhet të ketë parkingje të ndërtuara me standarte bashkëkohore, as diskutohet. Por, paraprakisht, ka nevojë për një analizë në mënyrë që paraja publike të mos shpërdorohet sikurse shpërdorohen paratë e shqiptarëve nëpër ca gjoja universitete ideologjike gjeneraliste, në fushata elektorale, në sponzorime për media pa vlerë, apo në meremetime zyrash që sa më të bukura që duken, aq më kot janë.
E para. Tirana është një qytet që në këta pesëmbëdhjet vjetët e fundit është bazuar në një model të dështuar. Lobitë e ndërtimit pasi kapën për fyti bashkinë menduam vetëm për fitimin maksimal duke bërë betonizimin e qytetit pa menduar për shërbimet që duheshin realizuar. Dhe ne sot gjendemi të mbërthyer si miu në çark brenda një qyteti që na merr frymën, na prish nervat, na shkakton kancere gjithëfarëllojesh.
Ndërkohë shkaktarët e masakrës urbane nuk jetojnë më në qytet, por kanë dalë në kodra, male e fusha duke na parë nga larg e nga lart.
As bëhej fjalë për ndërtim trotuaresh të gjera, me vende parkimi midis, për njësi të mëdha tragtare me vende parkimi të bollshme, me hapësira për cdo lagje për vende parkimi, etj. Kurse institucionet as bëhet fjalë të kenë vende parkimi për qytetarët.
Qytetari është trajtuar si mish për top sipas mendësisë : Hajde, mo, se këta injorantët dhe kafshët, kaq meritojnë !
Dhe ja tani ne gjendemi përpara faktit që nuk ka vende ku parkohen veturat. Na thonë : Paguani zotërinj!
Pra, pasi na i morrën hapësirat, pasi na rrasën në një qytet-haleje, si kamp stërmadh përqendrimi, pasi në kanë zhytur në këllirë dhe gjirize, na fusin duart në xhepa dhe na kërkojnë përsëri leka, leka, leka, leka.
Po fryhen me lekat tona, menaxherë gjoja, që nuk ja kanë haberin as nga ndërtimi i një qyteti, dhe as duan t’ja dinë për të mirën publike.
Por, tani na kërkojnë dyfish leka, një për t’u parkuar, dhe dy, për të ndërtuar parkingje nëntokësore, që jo vetëm do të ngrihen me taksat tona, por ne kur të parkohemi atje, duhet edhe të paguajmë përsëri privatin për shërbimin në mallin tonë.
Cfarë diabolizmi!
E dyta.
Na propozojnë parkingje nëntokësore, shumë të kushtueshme dhe pa rendimentin e duhur, ndërkohë që për kushtet e Tiranës, sikurse tregojnë edhe përvojat e qyteteve të tjera në Europë, parkingjet ajrore, pra të instaluara në struktura betoni si ndërtesa të hapura ndofta dhjetë a pesëmbëdhjetë katëshe, janë shumë më të mirë, më të sigurt, më të bollshëm, më të dobishëm për qytetin dhe vrojtimin e tij sesa ato nëntokësorët.
Parkingjet nëntokësorë dëmtojnë strukturën e tokës, kërkojnë shpenzime shumë më të mëdha për ndërtim, janë shumë më të vegjël, kanë shkallë sigurie shumë më të ulët, kërkojnë shpenzime me kosto shumë të lartë për ajrim, ndriçim, pastrim, si edhe kërkojnë personel shumë më të madh për menaxhim dhe kostot përkatëse.
Kurse parkingjet ajtore të ngritur në struktura të ndërtuara në mënyrë të hapur kanë avantazhe të mëdha.
Përse atëhere ecet drejt parkingjeve nëntokësore kur fare mirë mund të ndërtohen parkingje ajrore, të ngritura në lartësi? Thjesht për arsye që nuk kanë të bëjnë me mirëmenaxhimin e parasë publike të formuar nga taksat tona.
E treta. Nuk ka nevojë fare në rastin e parkingjeve në struktura të larta, të japësh me koncesion për disa dekada a shekuj të mirën publike. Ndërtuesit, të përzgjedhur me ankand, i jepet tokë publike, dhe ai ndërton. Tre katet e para mund t’i jepen si kompensim për ndërtimin e parkingut me kusht që atje të ketë hapësira tregtare, ushqimore, restorante, hapësira zbavitjesh, kurse ta zemë dhjetë katet e tjera të jenë për parkingje.
Pastaj bashkia ja jep për administrim parkingjet një sipërmarrjeje kolektive me punësim të rinjsh, ku rreth 30 përqind e kapitaleve të jenë të hapura për aksione me kapitale me vlera të arritshme për shtresat e popullsisë.
Kështu kemi edhe parkingun, kemi edhe kursimin e parasë publike, kemi edhe punësim, kemi edhe tarifa të kontrollueshme për parkim, si edhe pjesëmarrje të popullsisë në kapitalin financiar që forca publike promovon.
Kur këto mundësi janë, por injorohen, pa i ngritur si alternativa, duke na futur në një lojë yçi me detyrim e përcaktim, a nuk kemi të drejtë të shtrojmë pyetjen:
Përse na shpërdoroni taksat që ju japim?
Policia Rrugore dhe Bashkia e Tiranës do të kenë një sistem ...
Ish anëtari i Byrosë Politike në regjimin komunist, Muho Asl...
Kuvendi i Shqipërisë do të nisë sot (ora 17:00) punimet e se...
Horoskopi ditor për diten e hënë – 18. janar 2016Mos u trego...
Farsën dhe spektaklin hipokrit e kemi gjithandej rreth nesh....
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryebashkiaku ...
Vdekja e papritur e David Bowie-it ka rindezur interes në mb...
LISTA ME TE PUSHKATUARIT E KRYENGRITJES KUNDERKOMUNISTE TE P...
Edhe pse kanë kaluar mbi 1 muaj nga dita kur zyra e Kryeprok...
Çmimi i ujit do të rritet. Lajmi shumë i mirë që vjen së fun...
Eurodeputeti holandez i Komisionit të Punëve të Jashtme në P...
Ish-Zv.Ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila ka përkujtuar 548-v...
Të shtunën Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizm...
Nga Hervin ÇuliSaliu nuk rrinte dot pa folur. Saliu nuk la g...
Kreu i PD-së në Korçë, Andrea Mano, ka bllokuar konferencat ...
Gjyqtari Artan Gjermeni është plagosur me thikë mbrëmjen e s...
Deputeti socialist i Lezhes Eduard Ndocaj ne nje postim te t...
Nisur nga festimet e 25 vjetorit të organizatës ”OMONIA” në ...
Elvi FUNDO/citynewsNë një editorial publikuar dje në portali...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...