Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Të shtunën Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes njoftoi se ?revista prestigjioze The Economist, në numrin e saj të fundit ka botuar një artikull prej tetë faqesh, për Shqipërinë, apo sikurse e cilëson artikulli, vendin që udhëheq reformat në rajonin e Ballkanit?.
The Economist është me të vërtetë një revistë prestigjoze. Kushdo që e ka marrë një kopje të saj në dorë, e di se shkrimet aty zakonisht janë të shkurtra, ku dy apo tre faqe i kushtohen vetëm ngjarjeve me rëndësi botërore. Që ajo t?i kushtojë Shqipërisë tetë faqe, kjo do të thotë doemos se diçka e ngjashme me Luftën e Tretë Botërore duhet të ketë nisur nga Shqipëria.
Mjaftuan pak sekonda, një vështrim në ?reportazhin? e Economist për të kuptuar se në fakt, lajmi qe që Shqipëria ka paguar tetë faqe reklamë dhe jo se ?revista ka bërë reportazh?. Mbi titullin e artikullit, gazeta ka shkruar ?reportazh reklamë?. Kjo do të thotë se përmbajtja e informacionit aty është reklamë e paguar nga reklamuesi.
Por ndërsa u deshën pak sekonda për të lexuar se bëhej fjalë për reklamë, për shumicën e medias shqiptare, kaq sekonda mjaftuan për të ripublikuar njoftimin me titullin e vetë njoftimit: ?The Economist: Shqipëria, lider i reformave në rajonin e Ballkanit?. (Kliko këtu për të lexuar njoftimin për shtyp). Kontrasti qe i madh pasi ndërsa media e ripublikoi njoftimin e Ministrisë si konkluzion të The Economist, një numër i stërmadh gazetarësh përdorën median sociale për të informuar njerëzit se ka një dallim mes një lajmi dhe një reklame. Dallimi është që përmbajtjen e reklamës e përgatit reklamuesi, jo gazeta. (Kliko këtu për të lexuar shkrimin reklamë të publikuar te The Economist)
Kur media nuk ka mundësi të gjykojë në mënyrë kritike mbi njoftimet për shtyp që merr, por mjaftohet vetëm me ripublikimin e tyre ashtu siç janë, ky është një sinjal katastrofe në vetvete.
Reklamë e dobët
Vetëm pasi shqiptarët filluan të tallen me artikullin reklamë dhe opozita kritikoi qeverinë për ?shpërdorim fondesh?, qeveria bëri një deklaratë të dielën ku tha se reklama i kishte kushtuar taksapaguesve 36 milionë lekë (257 mijë euro). Megjithatë, parvarësisht se u pranua se kemi të bëjmë me reklamë dhe jo shkrim, qeveria vijon të këmbëngulë se reklama e paguar prej saj përbën në një farë mënyre edhe një formë gjykimi nga The Economist për realitetin e vendit tonë.
??The Economist?, si një prej revistave më prestigjioze dhe me lexueshmëri më të lartë në shkallë botërore, nuk mund te publikojë asnjë informacion që nuk është i vërtetë, që nuk është i verifikuar dhe që nuk është shkruar nga gazetarë të certifikuar të saj,? tha qeveria.
Në fakt, as kjo nuk është e vërtetë. Reklama, në rastin konkret, është përgatitur nga një agjenci marketingu e quajtur Quantum Productions. Në faqen e saj në internet, ajo thotë se është e specializuar në paketa të ngjashme në revistën në fjalë, si dhe gazetën ?Financial Times? dhe ?El Mundo.?
Reportazhi përmban pak fakte dhe shumë opinione pozitive për punën e qeverisë, kryeminstrin Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij. Ai e përshkruan Shqipërinë si një ?lider të reformave në Ballkan,? dhe Edi Ramën si ?i pari Kryeministër që po reformon dhe modernizon realisht vendin. ?
Publikimi i një artikulli të sponsorizuar në median ndërkombtare nuk është një risi për qeverinë shqiptare dhe as për ato të rajonit, të cilët në mungesë të rezulateve të prekshme në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian, nuk e mendojnë dy herë t?i shpenzojnë paratë e mbledhura nga taksapaguesit e tyre të varfër për të paguar kompani të shtrenjta marketingu, të cilat i sigurojnë një hapsirë mediatike për atë përdorur për qëllime propagande.
Por reklamuesit e qeverisë duket se nuk qenë lodhur shumë as për të bërë punën e tyre siç duhet. Propaganda qe paksa e ekzagjeruar edhe për standardet e vetë qeverive shqiptare. Sipas reportazhit reklamë, Shqipëria, jo vetëm që është lider në Ballkan, por ajo mund të ndihmojë Europën të ridashurohet me vlerat e saj. Dhe sipas Ministrit të Ekonomisë Arben Ahmetaj, ?ne po shohim përpjekjet e para të industrisë së makinave për të themeluar veten në Shqipëri?.
Këto publikime, ndryshe nga sa pretendohet nuk kanë për qëllim të impresionojnë investitorët e huaj dhe as burokratët në Bruksel, të cilët janë mirë të informuar për situatën në Shqipëri e gjetkë në rajon dhe nuk i hedhin paratë e tyre në tym thjesht se lexojnë një reklamë të shtrenjtë dhe të shkruar keq. Ashtu si në të kaluarën këto publikime synojnë një audiencë dhe lexues lokal, për të cilin liderët tanë bësojnë që do të gënjehet nga ato që shkruan një revistë e huaj për kryeminsitrin apo ministrat e tij.
Në të gjithë këtë artificë që sado duket e storëholluar është po dhe aq budallaqe dhe e cekët, ideatori, klienti dhe shpërndarsi i reklamës në formë reportazhi, bazohet në një mjet letrar, atë të pezullimit të aftësisë për të mos besuar apo dyshuar nga ana e lexuesit, që sa do i varfër dhe i pakënaqur besohet se do ta lexojë revistën nga kopertina duke i marrë ato që thuhen në brendësi për qeverinë tonë si të vërteta. ?Pezullimi i dyshimit? është një term i krijuar nga poeti dhe filozofi amerikan Samuel Taylor Coleridge, që sugjeroi i pari që, në qoftë se një shkrimtar mund të fuste mjaftueshëm ngjashmëri të së vërtetës në një tekst të shkruar, lexuesi do ishte i prirur ta besonte atë, duke e pezulluar aftësinë e tij për të gjykuar, sado përrallë të jetë informacioni i dhënë. Kjo metodë shpesh përdor injorancën apo mosdijen e lexuesit për të arritur qëllimin e saj.
Edhe pse pezullimi i aftësisë për të mos besuar prezumon që barra për të dalluar të vërtetën nga përralla bie mbi lexuesin dhe jo me artikullshkruesin, media në Tiranë zor se mund të cilësohet si e paditur ndaj formave të tilla të reklamës. Edhe në qoftë se ka pasur dje në Tiranë ndonjë redaktor me memorie të shkurtër ose miop mjaftueshëm ndaj shënimit në çdo faqe të shkrimit që ky tekst ishte reklamë, kishte mjaftueshëm kolegë që e pasqyronin si të tillë në rrjetet sociale, sa është e vështirë të besosh që ne redaksitë tona nuk e dinin që ajo që po i shisnin lexuesit ishte një gënjeshtër e trashë.
Qeveria ka detyrim ndaj taksapagueve që t?i administrojë mirë paratë publike. Media nga ana tjetër ka detyrë ndaj lexuesve të saj që ta administrojë me kujdes fjalën dhe marrëdhënien e saj me të vërtetën. Qartësisht te dyja dështuan me publikimin e të ashtuquajturit reportazh, dhe ajo që e bën më të shëmtuar këtë dështim është mënyra korporative se si këto dy pushtete, që në thelb duhet të jenë të pavarura, arritën të sillen në formë dhe përmbajte si një dhe i vetëm. Ka në thelb diçka shumë jonatyrale në këtë marrëdhënie të medias me pushtetin në Shqipëri, dhe çdo ditë e më shumë ato i ngjajnë një çifti të palumtur ku secili nga palët nuk arrin më t?i shohë gabimet e veta. Gazetarët ankohen që politika i dhunon, ndërsa politikanët ankohen që gazetarët i gënjejnë. Mbase ka ardhur koha që këta të fundit të vendosin pak distancë midis njëri-tjetrit, në mënyra që ta shohin veten ashtu si publiku i sheh ato./BIRN
Besar Likmeta është redaktor për Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri – BIRN Albania. Likmeta ka punuar si gazetar që nga viti 2003, në shtypin e shkruar, online dhe në televizion, duke kontribuar shkrime për publikime si Foreign Policy, The Sunday Telegraph, Christian Science Monitor, etj. Likmeta është fituesi çmimit CEI/SEEMO për merita në gazetari investigative për vitin 2009.
Nga Hervin ÇuliSaliu nuk rrinte dot pa folur. Saliu nuk la g...
Kreu i PD-së në Korçë, Andrea Mano, ka bllokuar konferencat ...
Gjyqtari Artan Gjermeni është plagosur me thikë mbrëmjen e s...
Deputeti socialist i Lezhes Eduard Ndocaj ne nje postim te t...
Nisur nga festimet e 25 vjetorit të organizatës ”OMONIA” në ...
Elvi FUNDO/citynewsNë një editorial publikuar dje në portali...
Keto foto jane publikuar ne nje prej forumeve te korcareve n...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Ministri i Bre...
Partia Demokratike do të fillojë protestat nga Berati. Kjo ë...
Ndodh vetëm në Shqipëri që një parti opozitare të akuzojë qe...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me artikulli...
Ditën e nesërme do të zhvillohet seanca e parë parlamentare ...
Turistët që kanë vizituar këtë fundjave zonës e Voskopojës n...
Tetë fshatra të Njësisë Administrative të Zall Bastarit janë...
Deputetja Albina Deda ishte në fshatin Domgjon të Mirditës, ...
Sekretarja për Marrdhënit me Publikun në Partinë Demokratike...
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, Sp...
Sipas Gazetës “Panorama”, prokurorët e vendit janë thirrur m...
Hyrja e Ersekës është lënë në harresë nga instancat shtetëro...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...