web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Forumi Ekonomik Botëror/ Rreziqet më të mëdha për Shqipërinë, emigracioni dhe kriza fiskale

15 Janar 2016, 17:37, Aktualitet CNA

Shqipëria u rendit në mesin e vendeve me potencial të lartë të riskut social e ndikuar nga niveli i lartë e emigracionit që e kombinuar me një krizë fiskale e bën vendin jo shumë të lakmueshëm për të bërë biznes, thuhet në raportin e Forumit Ekonomik Botëror për Rreziqet globale më 2016.

Nga grafiku për Shqipërinë shihet se shkalla e lartë e emigracionit ka nje potencial rreziku 78% në një kohë që në rang global risku nga ky fenomen nuk është më shumë se 10%.

Rreziku i dytë më i madh i Shqipërisë për këtë vit shihet të jetë kriza fiskale me një nivel risku 65.6 për qind në një kohë që mesatarja globale nuk është më pak se 30 për qind.

Si rrezik, të tretë për këtë vit për Shqipërinë Forumi Botëror Ekonomik llogarit çmimet e energjisë elektrik me ndikim në 64.1%, nga më pak se 30 që është mesatarja globale.

Papunësia renditet si rreziku i katërt me një potencial ndikimi 50 % ku mesatarja globale në këtë indikator është 40%. Mosfunksionimi i mekanizimit financiar shihet si indikator me risk 35.9%, ku mesatarja globale është më pak se 20%. Të tjera rreziqe konsiderohen planet e pakontrolluar urbane dhe krizat politike etj

Në pesë grupet e mëdha të rreziqeve, ekonomik , social, ambiental, gjeopolitik dhe teknologjik Shqipëria bën pjesë në grupin e dyte me emigracion të lartë dhe krizë fiskale, të cilat sipas studimit ndikojnë në një klimë jo të mirë për të bërë biznes.

Rreziqe globale për 2016

Forumi Botërore paralajmëron se bota mund të përballet me flluskë të asketëve ketë vit. Mbiçmimi i disa mallrave, kryesisht strehimi dhe aksionet rrezikojnë të krijojnë efektin flluskë edhe në ekonomi të mëdha.

Deflacioni shihet si një rrezik dhe po kështu edhe dështimi i mekanizmave financiare dhe institucioneve që përfshihen në këtë mekanizëm. Rrezik mbetet edhe dështimi për të siguruar një infrastrukturë adekuate në energji, transport dhe komunikim që më pas krijon presion apo një avari me të gjerë në sistem.

Krizat fiskale në ekonomitë kryesore dhe barra e tepërt e borxhit mund të gjenerojë kriza e borxheve sovrane, thuhet në raport.

Krizat e likuiditetit, papunësia e lartë dhe dobësitë strukturore në tregun e punës do të pengojnë ekonominë për të arritur nivele të larta të punësimit.

Tregtia e paligjshme (p.sh. transaksionet e paligjshme financiare, evazioni fiskal, trafikimi i qenieve njerëzore, krimin e organizuar, etj) konsiderohen rrezik.

Po kaq rrezik konsiderohet një situatë kolapsi në cimet e energjisë, të cilat mund të arrijnë nivele shumë të ulta apo edhe shumë të larta.

Ngjarjet ekstreme të motit (p.sh. përmbytjet, stuhitë, etj dhe dëmet mjedisore janë po aq rrezik sa treguesit klasik të ekonomisë.

Dështimi i zbutjes së ndryshimeve klimatike do të ndodhë nëse nuk arrihet të zbatohen ose miratohen masa efektive për zbutjen e ndryshimeve klimatike, për të mbrojtur popullatat dhe bizneset.

Humbja e madhe e biodiversitetit dhe rënia e ekosistemit (toka ose oqean) do të ketë pasoja të pakthyeshme për mjedisin, që rezultojnë në burime më të varfëruara për njerëzimin, si dhe industrinë.

Katastrofa të mëdha natyrore (tërmet p.sh., cunami, shpërthim vullkanik, stuhitë gjeomagnetike) do të shkaktojnë dëmtimin e pronave, infrastrukturës si dhe humbjen e njeriut

Parashikimi për dekadën

Forumi Botëror lajmëron se në 10 vitet e ardhshme do të rritet rreziku për dështimin e qeverisjes kombëtare (p.sh. dështimi i shtetit të së ligjit, korrupsioni, bllokimi politik, etj). Do të rriten konfliktet ndërshtetërore me pasoja rajonale. Sulmet terroriste në shkallë të gjerë janë një tjetër rrezik të rritje në dekadën në vijim.

Rënia e shtetit apo kriza (p.sh. konflikti civil, ushtarak grusht shteti, shtetet e dështuara, etj) do të jenë në rritje.

Rënia shteteve me rëndësi gjeopolitike për shkak të probleme të brendshme shihet si dukuri në rritje.

Armët e shkatërrimit në masë do të jenë një tjetër sfidë. Dështimi i planifikimit urban është një rrezik në rritje. Kriza e ushqimit do të jetë e panishme gjithashtu. Në shkallë të gjerë migrimi pavullnetshme dhe trazirat sociale do të jenë në rritje.





14:16 Aktualitet

15 vjet Wikipedia

Enciklopedia bashkëpunuese në rrjet Wikipedia, e cila feston...

Lajmet e fundit nga