Me thirrje e simbole kuqezi/ Protestuesit zhvendosen drejt Kryeministrisë
Mijëra qytetarë që janë mbledhur sot në qendër të kryeqyte...
Mijëra qytetarë që janë mbledhur sot në qendër të kryeqyte...
Lejlja Osmani mban me duart që i dridhen çadrën teksa pret në stacion autobusin e Porcelanit. Ajo është te të 40-at dhe sapo ka përfunduar turnin si pjatalarëse në një lokal në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës. Çdo ditë, Lejlës i duhet të marrë të paktën një urban për të shkuar në punë.
?Rritja e çmimit të biletës së urbanëve do të thotë më pak të ardhura për familjen time prej katër personash. Rrogat minimale që marrim unë dhe bashkëshorti im nuk na dalin për një jetesë normale dhe tani do të na duhet të shpenzojmë më shumë për abonetë mujore?, tha ajo për BIRN.
?Asnjë kusht jetese nuk po lehtësohet për neve që jemi shtresë e varfër e shoqërisë,? shtoi ajo.
Sipas ndryshimeve të fundit të miratuara nga Këshilli Bashkiak më 30 dhjetor 2015, çmimi i biletës muajin e ardhshëm do të bëhet nga 30 në 40 lekë, ai i abonesë së posaçme nga 900 në 1400 lekë, ndërsa aboneja e përgjithshme nga 1200 në 1800 lekë.
Burbuqe Sokoli punon si shitëse në një dyqan dhe paguhet me rrogë minimale. Rritja e çmimit të biletës do të rëndojë trefish në familjen e saj.
?Rrogat janë tepër të vogla për të justifikuar këtë rritje çmimi. Në familjen time, unë bashkëshorti dhe fëmija që shkon çdo ditë në shkollë do të duhet të heqim para nga ushqimi për të paguar transportin e domosdoshëm?, tha ajo për BIRN ndërs priste autobusin e linjës së Tufinës.
?Kompanitë e dinë varësinë që kemi ndaj shërbimit të tyre dhe po abuzojnë me këtë gjë,? përfundoi ajo.
Të dhënat nga INSTAT tregojnë se vetëm 17.7 për qind e shqiptarëve zotërojnë një makinë dhe për shumicën e qytetarëve të Tiranës autobusët mbeten forma kryesore e transportit.
Rritja e çmimit të transportit urban ka zemëruar edhe Arben Zenelin dhe Mehmet Lashin, që vijnë çdo ditë nga periferia në qendër të Tiranës në kërkim të ndonjë pune në ndërtim.
Arben Zeneli, një burrë rreth të 50-ave tha për BIRN se ai ka hequr dorë nga transporti urban prej shumë vitesh dhe se përdor biçikletën si mënyrë alternative ndaj rritjes së vazhdueshme të çmimeve. Por për Mehmet Lashin gjërat do të ndryshojnë në shkurt, kur çmimi do të shkojë nga 30 në 40 lekë dhe ai do të udhëtojë më këmbë për të ardhur në qendër.
?Ky ndryshim i çmimit po na paralizon,? thotë ai i revoltuar.
Të penalizuar ndjehen edhe ata që nuk e përdorin transportin publik për të shkuar në punë.
Në anën tjetër të qytetit, Prokop dhe Evali Gjika po kthehen në shtëpi me autobusin e Kombinatit pasi kanë konsumuar një drekë falas në qendrën sociale komunitare për moshën e tretë pranë Misto Mames. Për ta është aq e paimagjinueshme rritja e biletave të urbanëve saqë nuk kanë dëgjuar asgjë për të.
?Jemi të zhgënjyer të mësojmë që do të rritet çmimi, pasi po prisnim që do të ulej,? thotë Prokop Gjika për BIRN me një pamje të vrenjtur.
Ish-shoferi 83-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 75-vjeçare, dikur punonjëse uzine, nga Berati, jetojnë me 14.000 lekë pension secili në zonën e Kombinatit në periferi të Tiranës. Për ta rritja e biletave do të thotë lëvizje më e kufizuar për në qendër të qytetit.
?Kur çmimi të rritet do të më duhet ta vizitoj më rrallë time motër në Laprakë, pasi për të shkuar deri atje më duhen dy autobusë,? thotë Evali Gjika me sytë e përlotur. Tani çifti duhet të lëvizë më rrallë për shkak se vajtje-ardhjet me urbanë janë të papërballueshme për ta.
?Pensioni mezi na del për të paguar ujin, dritat dhe ushqimin. Për ne kushtet ekonomike janë shumë të vështira,? shton ajo.
Udhëtarë të tjerë u ankuan se disa linja në Tiranë nuk arrijnë t?i plotësojnë kushtet minimale të një transporti të denjë për qytetarët dhe se rritje e çmimit thjesht po bënte më keq një shërbim që ishte tashmë nën standardin e pranueshëm.
?Oraret e autobusëve nuk dihen, në brendësi ato mbushen më shumë se kapaciteti i lejuar, duke lehtësuar kështu vjedhjet që ndodhin në urbane e për më tepër linjat nuk i përdorin fare kondicionerët?, i tha BIRN një shitëse ambulante çadrash teksa udhëtonte me linjën e Shkozës.
?Jemi shumë të pa kënaqur me transportin urban të Tiranës,? shtoi ajo./BIRN
Ivana Dervishi është gazetare e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri.
Avokati Spartak Ngjela në një opinion të tij shprehet se Ili...
Deputeti socialist Taulant Balla është shprehur se do t’i kë...
Sistemi aktual i drejtësisë në Shqipëri u nis të ndërtohej d...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu dhe ...
Ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hofman flet për aktuali...
Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në postet drejtuese...
Mes dy partive qeverisëse PS dhe LSI duket se nuk ekziston m...
Nga DWShqipëria është raskapitur mes korrupsionit dhe papunë...
E përditshmja “Sot” ka publikuar një shkrim, nëpërmjet të ci...
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencia Kombëtare e Planif...
Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë publik komp...
Bllokimi i doktoraturave në universitetet shtetërorë do të v...
Në një intervistë, Princ Leka, ka rrëfyer se ai kërkon të ri...
Nga Blendi SalajParkimi nëntokësor që planifikohet të ndërto...
Elvi FundoReforma në drejtësi po përplas fort PD dhe PS, të...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ishte dje i ftuar në emisio...
Ngërci për reformën në drejtësi midis 3 partive kryesore, mu...
Horoskopi ditor për diten e mërkurë – 13. janar 2016Sot do k...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...