web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi i Fiks Fare/ Gjykata në Korçë bën motër e vëlla paditësen me borxhliun

13 Janar 2016, 19:23, Aktualitet CNA

Fiks Fare ka vijuar mbrëmjen  e sotme denoncimet e problematikave në sistemin e drejtësisë. Emisioni investigativ publikoi rastin e ndodhur në Gjykatën e Apelit të Korçës, ku në vendimin e saj shpall si motër e vëlla paditesen dhe borxhliun e saj, për të cilin i ishte drejtuar gjykatës.

Historia e një huaje të marrë nga një banor i Korçës, Kristaq Kafexhiu tek zonja Fotini Çobaj në vitin 2012, hua e pashlyer prej tij, përfundoi në një process gjyqësor. Pas një kalvari të gjatë seancash gjyqësore, gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Korçës, Brunilda Orhani, në vendimin e saj, e shpall të pavleshme kontratën e huasë të lidhur mes paditëses dhe borxhliut të saj, që sipas vendimit të gjykatës, janë motër e vëlla.

fotini cobaj2Rreth dy vjet me pare ne emsionin ?Fiks fare? Fotini Cobaj, nje zonje nga Korca pretendoi  shkelje te renda proceduriale dhe  ligjore  gjate procesit gjyqesor te nisur mbi  nje kontrate huaje me zotin Kristaq Kafexhi. Gjatë intervistës së saj ajo deklaroi se në gjykatën e Korçës pavarësisht se faktet ishin shumë të qarta nuk u mor asgjë parasysh, dhe një shtëpi e cila kishte kaluar në emrin e saj, madje edhe e regjistruar ne hipoteke ishte bërë më vonë objekt i jnë procesi gjyqësor kur kishin kaluar të gjitha afatet për ta bërë këtë.

Historia

Ne vitin 2012 Fotini Cobaj lidh me Kristaq  Kafexhiun nje  kontrate huaje me baze hipotekore. Debitori, Kristaq Kafexhiu nuk arriti të shlynte ne kohe borxhin dhe kjo kontrate noteriale  perfundoi me nje urdher ekzekutimi ku shtepia e Kristaq  Kafexhit kaloi ne emer te znj Fotini Cobaj. Ne kete moment nis dhe karvani gjyqësor mes Fotini Cobaj dhe Roland Demko nje person i trete i cili pretendonte se Kristaq  Kafexhi në baze te nje deklarate noteriale të njëanshme, i detyrohej 300 milion leke.  Kjo deklarate me vone eshte shfuqizuar por pavaresisht kesaj, gjyqi per kthimin e ketyre lekeve nuk ka perfunduar akoma, duke perfshire ne rrjedhën e tij edhe znj Fotini Cobaj e cila akuzohet nga Ronad Demko se ne bashkepunim me Kristaq Kafexhiun kane bashkepunuar per t’i zvogeluar pasurine per shkak te debise.

Kalvari Gjyqesor

Sipas Kristaq Kafexhiut ne gjykatën e Korçës vetëm drejt tij që në vitin 2011 janë hapur rreth 200 procese gjyqësore, të cilat kanë rrjedhur pas nje shit-blerje te përfunduar keq dhe me bazë të vetme një deklaratë noteriale të njëanshme.

Sipas tij në bazë të deklaratës noteriale nuk nxirret urdhëri i ekzekutimit, duke ditur që pas kësaj deklarate ishte edhe nje kontartë huaje 300 milionë. Në atë kohë unë kam qenë kreditor dhe jo debitor nga Roland Demko.

Gjatë këtij kalvari të pafund gjyqesh, ata që dikur ishin kundërshtarë dhe pa asnjë lidhje farefisnore mes tyre, gjykata i bëri motër e vëlla.

kristaq kafexhiu3“Unë zonjën Fotini e njihja si Korcare,  nuk e kam as… mua në një vendim gjykatës së apelit më kanë bërë motër e vëlla. Shiko çfarë gjykatash janë” – deklaroi Kristaq Kafexhiu. ai akuzon gjithashtu se gjatë këtyre proceseve janë tërhequr nga gjykimi me kërkesa të Roland Demkos më shumë se 5 gjyqtarë. Ai e quan këtë një lëvizje të qëllimshme për të shtyrë pa fund gjyqet, duke mos dhënë asnjë arsye konkrete për dorheqjen e tyre.

“Motër e Vëlla me vendim gjykate”

vendim i gjyqit moter e vella 1Në  vendimin e gjykatës së apelit nr 45 datë 15.10.2014 nder te tjera  trupi gjykues me gjykatese  kryesuese Brunilda Orhani, arsyeton se jane deklaruar te pavlefshme aktet juridike te kontrates se huase midis Kristaq Kafexhi dhe Fotini Cobaj (ne marrdheniet vella e moter midis tyre).

Fiks Fare u interesua edhe pranë Këshillit të Lartë të drejtësisë lidhur me këtë rast dhe sipas tyre pas verfikimit rezultoi se ky gabim kishte ardhur pas një gabimi materjal, dhe se ky pasqyrim nuk ishtë bërë qëllimisht nga ana e trupit gjykues.

Por ai qe ka nisur  si nje gabim mekanik qe ne formulimin e vendimit tek  paditesi  ku  e bija Abedinit  cilesohet si e bija  e Ligorit, ka vijuar edhe me poshte gjate arsyetimit te bere nga trupi gjykues para dhenies së vendimit përfundimtar.

 





Lajmet e fundit nga