Balla, pyetje publike protestuesve
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u është...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u është...
Kanceri ka qenë një hije e frikshme gjatë gjithë ekzistencës së njerëzimit. Në shumë vende të botës kanceri po shndërrohet në sëmundjen me ritmet më të larta të vdekshmërisë. Ndërsa zyrarët e shëndetit publik u bien këmbanave të alarmit për koston njerëzore e financiare në rritje të kësaj sëmundjeje, studiuesit janë optimistë se avancimet shkencore po çojnë gradualisht drejt një kure. Në pjesën e parë të një cikli për studimet mbi kancerin, studiuesit në Universitetin Johns Hopkins flasin për të ardhmen e përpjekjeve për të luftuar dhe kuruar plotësisht kancerin.
Prej shekujsh diagnostikimi me kancer ishte ogur i një vdekjeje të parakohëshme për pacientin. Por prognoza ka ndryshuar. Sot pacientët jetojnë më gjatë se kurrë dhe në shumë raste i kthehen një jete normale, pas shërimi të plotë nga kanceri.
Dr. William Nelson, drejtor i Qendrës Kërkimore për Kancerin pranë Universitetit Johns Hopkins, thotë se kurimi i kancerit nuk është më utopi:
?E ardhmja e trajtimit të kancerit është jashtëzakonisht e shkëlqyer. Mendoj se terapitë që kemi zhvilluar prej mbi 50 vjetësh kanë filluar të japin rezultat dhe shoh mundësi të pafundme në avancimet që mund të arrijmë në të ardhmen?.
Teknologjia moderne ka ofruar një njohje shumë më të thellë të kancerit nga pikëpamja biologjike dhe patologjike. Dr. Elizabeth Platz është epidemiologe në Qendrën Kërkimore mbi kancerin Sidney Kimmel në Universitetin Johns Hopkins. Ajo thotë se studimet gjenetike kanë zbërthyer të fshehtat e sëmundjes dhe kanë hapur pista për parandalimin, kurimin dhe shërimin e kancerit:
?Tani jemi në një etapë të re. E kuptojmë gjenomin shumë më mirë. Vazhdimisht dalin zbulime të reja mbi elementë specifikë në përbërjen gjenetike që lidhen me rrezikun nga kanceri,? thotë Dr. Platz.
Kura kundër kancerit nuk do të jetë një ilaç i vetëm, por një kombinim terapish e praktikash për parandalimin, diagnostikimin e hershëm, trajtimin dhe përfundimisht kurimin e sëmundjes. Një armatë onkologësh, epidemiologësh, imunologësh e specialistësh të fushave të tjera analizojnë patologjinë e llojeve të ndryshme të kancerit, ku fshehen edhe misteret e kurave për të ardhmen:
?Kancerat, siç e kemi ditur prej kohësh, janë defekte që shfaqen në gjenet e pacientit. Gjenet janë elementët përbërës të qelizave dhe të gjithë indeve të trupit; kur gjenet kanë defekte, qelizat kanceroze shtohen; ato përhapen në pjesë të trupit ku nuk duhet të jenë në një masë të tillë që përbën kërcënim për jetën. Megjithëse e dinim këtë fakt prej kohësh, vetëm gjatë 10 vjetëve të fundit kemi arritur të përdorim teknologjinë për të identifikuar të gjitha gjenet defektoze për një kancer të caktuar dhe ta përdorim këtë informacion për të përgatitur një regjim mjekësor për të kuruar atë pacient të caktuar,? thotë Dr. Nelson.
Kjo epokë e re në luftën kundër kancerit është ende larg realitetit për shumë njerëz në botë. Teknologjia diagnostikuese është e kushtueshme dhe shpesh e padisponueshme në shumë vende në zhvillim. Kurat dhe mjekimet janë në shumë raste në fazën eksperimentale dhe do të duhen vite që të futen në zbatim të gjerë. Për momentin kanceri mbetet një sfidë serioze e shëndetit publik, që shkakton mbi 8 milionë vdekje në vit në shkallë globale.
Por studiuesit janë optimistë se njerëzimi do ta fitojë një ditë betejën me kancerin. Nuk është larg dita, thotë doktori, kur mjekësia do të arrijë të kurojë të gjitha llojet e kancerit tek të gjithë pacientët./VOA
Është bërë baba për herë të parë balerini shqiptar, i famshë...
Bleona Qerreti ka vendosur të provojë fatin në kumar. Këngët...
Candice Swanepoel nuk përmbahet.Supermodelja afrikano – jugo...
Dikur ajo njihej për baladat e saja por sot, ajo njihet për ...
Ish-Miss Kosova, Agnesa Vuthaj, shquhet për bukurinë e saj. ...
Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora mbrëmë është parë në n...
Tashmë është zyrtare: aktori popullor i filmave amerikanë St...
Candice Swanepoel e ka nisur 2016 – ën e zhveshur.Supermodel...
Skena jonë kulturore e artistike është e mbushur me gra shum...
Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara ka treguar arsyet ps...
Pas 28 vitesh ndarje Madonna është shfaqur në publik në një ...
Ajo e vodhi vëmendjen në tapetin e kuq të Golden Globes 2016...
Rihanna dhe Drake janë parë së bashkë në një shesh xhirimi ç...
Kjo dietë duket se është zbulimi më i fundit. Shumë personaz...
Këngëtarja simpatike Xhensila Myrtezaj, është një ndër më të...
Eventi jo i zakonshëm i cili ishte lajmëruar disa muaj më pa...
Legjenda e muzikës David Bowie ndërroi jetë në moshën 69-vje...
Amber Rose ka provokuar me disa foto mjaft të nxehta në Inst...
Chery Fernandez – Versini është divorcuar nga bashkëshorti ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...