web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtypi në "prangat" e Ilir Metës/ Sulme frontale kundër Edi Ramës

11 Janar 2016, 08:36, Aktualitet CNA

Prej kohësh, fenomeni i blerjes dhe përdorimit të shtypit nga politika tashmë nuk përbën më lajm. Në shumicën e rasteve, qeveria paguan për të pasur si aleatë kryesore median dhe shtypin e shkruar. Përvec luftës politke të dy partive kryesore të qeverisë PS-LSI, është edhe ajo për kapjen e shtypit nga dyshja Rama ? Meta. Ky i fundit duket se është një hap përpara nga aleati njëkohësish edhe nga rivali i tij Edi Rama.

Kështu, në një vëzhgim të hollësishëm të shtypit të shkruar në vend rezulton se lajmet apo skandalet e qeverisë, në shumicën e shtypit i atribuohen Partisë Socialiste. Gazetat publikojnë çdo ditë denoncime për qeverinë, specefikisht për kryeministrin Rama dhe ministrat e tij. Ajo që bie në sy është mungesa e këtyre lajmeve kritike për kreun e Kuvendit, Ilir Metën dhe për ministrat e LSI-së. Denoncimet e fundit ndaj Metës filluan nga podiumi i PD dhe portalet on-line, shtypi i shkruar dhe televizionet ishin një hap pas.

Nga vëzhgimi rezulton se jo vetëm mediat që tashmë dihen se mbështsin forcën politike LSI-së, por edhe media opozitare censurojnë skandalet dhe kritikat ndaj Ilir Metës dhe grupit të tij.

Gazetat që mbështesin LSI-në

Një nga gazetat kryesore të vendit, gazeta ?Sot?, në shkrimet e saj shfaqet mjaft kritike ndaj kryeministrit Rama dhe ndaj ministrave të tij, por nga vëzhgimi i bërë, përvecse lavdërimeve, nuk rezulton të ketë shkruar kundër Ilir Metës dhe partisë së tij. Kjo gazetë ka një linjë të ashpër kundër opozitës dhe qeverisë, përjashto LSI-në. Luftën e saj me qeverinë do e kishte zili edhe Lulzim Basha.

?Telegraf?, është një prej ditoreve që sulmon fort ministtrat dhe denoncon aferat korruptive të qeverisë, rralë ose hiç fare gjen shkrime për Ilir Metën apo ministrat e LSI-së.

Pak ditë më parë edhe gazeta më e madhe në treg Panorama, ra në duart e plota të Ilir Metës. Sekretari i Mardhënieve me Publikun në LSI, ish-drejtori i Postës Shqiptare, Ardit Cela mori në dorë administrimin e kësaj gazetë. Irfani dorëzoi administrimin e saj tek një nga njerzit e besuar të Ilir Metës, u përfol se edhe Fokus Group ku bën pjesë Neës 24, Gazeta Shqiptare dhe Radio RASH, po kalonin nën kontrrollin e Metës.

Gazeta tjetër e ?opozitës? që drejtohet nga Fahri Balliu, ?55? ka sulme të ashpra dhe fyese ndaj Edi Ramës, por Ilir Meta aty ka vetëm lëvdata dhe axhendë takimesh.

Gazeta ?Standard?, dikur me frymë opozitare dhe me peshë tek PD, tani drejtohet nga ish ?kryeredaktori i Integrimit, gazetari Poli Hoxha, që njihet si mik dhe mbështetës i hapur i LSI-së.

Gazeta ?Mapo?, prej kohësh ka në drejtim kandidatin e LSI-së për deputet, ish drejtorin e ATSH nga kjo forcë politike Artur Zhejin. Tek faqja on-linë drejtimi vjen nga një kryeredaktor i preferuar i Ramës. Henri Cili ka zgjedhur të ndahet më dysh për interesat e tij klienteliste me mazhorancën.

Keto janë disa gazeta të përditshme, përfshi këtu dhe gazetën e partisë së Metës që tashmë janë nën tutelën e tij politike. Edi Rama më shumë se media opozitare kundër tani ka mediat e Ilir Metës që kontrrollohen me kujdes prej tij, për të mos lënë hapësira për aleatin kryeministër. Rama tashmë mund të krenohet me gazetat Koco Kokedhimës apo Karlo Bolinos, shumica tashmë janë ?gjunjëzuar? tek Meta, jo vetëm për të qenë të mbrojtur nga qeveria por edhe për ti vetë shërbyer bizneseve dhe problemeve të tyre financiare.

Shumica tek Meta disa tek Rama, shtypi i shkruar është bërë për të thene ?ndjesë pastë?, pasi ka vdekur me kohë./citynews





Lajmet e fundit nga