Zbardhet pasuria/ Eduart Ndocaj me borxhe?
Është zbardhur pasuria e deputetit Eduart Ndocaj, i cili kra...
Qeveria ka reaguar për akuzat e opozitës për dhënien me koncesion të ndërtimit të HEC-it të Skavicës. Qeveria sqaron që në krye se është i pavërtetë referimi për Skavicën, pasi procedurat e hapura bëjnë fjalë për HEC-in e Katundit të Ri, një tjetër vepër energjetike mbi lumin Drin.
Deklarata nga qeveria
Për hir të transparencës ndaj publikut sqarojmë sa vijon:
Referuar studimeve, në rastin konkret të Drinit të Zi, ka disa opsione por më i përshtatshmi dhe me më pak kosto mjedisore e sociale rekomandon që mbi këtë lum të ndërtohen 2 hidrocentrale dhe konkretisht hidrocentrali i Skavicës (HEC Skavica) dhe ai i Katundit të Ri (HEC Katund i Ri).
Bashkimi i shoqërive ?Suzer Group? dhe ?Nurol Holding?, në një proces krejtësisht transparent dhe ligjor, ka shfaqur interesim për ndërtimin e HEC Katund i Ri.
Përmes vendimit, Nr.1068, datë 23.12.2015, Qeveria ka vlerësuar projektin e specifikuar, paraqitur nga bashkimi i ?Suzer Group? dhe ?Nurol Holding? për ndërtimin vetëm të ?HEC Katund i Ri?, duke miratuar bonusin prej 8 pikësh. Kësisoj, referenca që Partia Demokratike bën për ndërtimin e HEC Skavica është i pavërtetë, pasi Këshilli i Ministrave i ka hapur dritën jeshile procedurave vetëm për ndërtimin e HEC Katund i Ri.
Në rastin e HEC Katund i Ri, qeveria ka përcaktuar të mos ketë më sanksionim të detyrimit paraprak të shtetit për të garantuar blerjen e energjisë. Kjo nënkupton se investimi për këtë vepër do të jetë plotësisht privat dhe investitori do duhet të marrë përsipër të gjejë tregun për energjinë e prodhuar. Nga të gjithë investitorët e interesuar për HEC-et në Drinin e Zi, bashkimi i ?Suzer Group? dhe ?Nurol Holding? ishin të vetmit që parashikonin këtë element. Një qasje e tillë është në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian dhe politikat e qeverisë së Shqipërisë për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.
Vendimi është marrë në 23 Dhjetor 2015, në mbledhjen e pasdites së Këshillit të Ministrave. Është kryer zbardhja e vendimit dhe është transmetuar tek Qendra e Publikimeve Zyrtare e cila e ka botuar brenda afatit 10 ditor nga dita e dërgimit, edhe pse bëhet fjalë për një periudhë të vitit me disa ditë pushimi për shkak të festave.
Bazuar në nenin 117 të Kushtetutës së RSH dhe nenit 29 të Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave, vendimet e Këshillit të Ministrave publikohen në Fletoren Zyrtare dhe hyjnë në fuqi pas botimit të tyre. Në rastin konkret, vendimi është publikuar në mënyrë transparente në Fletoren Zyrtare dhe ka respektuar kërkesat ligjore nga momenti i miratimit në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, deri tek publikimi në Fletoren Zyrtare.
Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, Ministria e Energjisë dhe Industrisë do të vijojë me hapat e mëtejshme procedurale të përcaktuara në Ligjin nr. 125/2013, ?Për koncesionet dhe partneritetin publik privat?, të ndryshuar. Këto hapa përfshijnë hartimin e dokumentacionit standard të procedurës konkurruese (ToR), publikimin, vlerësimin e ofertave të mundshme dhe në rast të një procedure të suksesshme, negocimin e kontratës.
Në një kohë kur procedura konkurruese nuk është zhvilluar ende, nuk ka se si të ketë shoqëri fituese të garës. Gjithsesi, qeveria shqiptare nuk mund të orientojë investitorët se çfarë duhet të publikojnë apo jo në faqet e tyre të internetit. Detyra e qeverisë shqiptare është të garantojë respektimin e ligjit dhe një proces e garë transparente nga fillimi në fund.
Fillimi i procedurave për HEC Katund i Ri nuk pengon në asnjë rast, zhvillimin e mëpasshëm të projektit të HEC Skavicës. Referuar HEC Skavicë, për të cilin nuk ka ende procedura të filluara, projekti do të ketë një rol rregullator më të madh për gjithë Kaskadën e Drinit. Rrjedhimisht, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, duke marrë kohën dhe konsulencën për një studim të plotë, po sheh mundësinë e zhvillimit në perspektivë të këtij projekti (HEC Skavicë) duke e përfshirë edhe Korporatën Elektroenergjitike si partnere.
Është zbardhur pasuria e deputetit Eduart Ndocaj, i cili kra...
Ish-Zv.Ministri i Mbrojtjes ka bërë një urim të veçantë për ...
Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka ngatërruar “kalin” me “...
Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka konsideruar mashtrime të ...
Një moment i pakëndshëm ka ndodhur ditën e sotme në emisioni...
Nga Kastriot MyftarajKur Genc Pollo hyri në politikë me inst...
Të shtëna me armë janë dëgjuar para pak minutash pranë ish-p...
Ekspertët e Partisë Demokratike kanë braktisur tryezën e ref...
“Qytetarët po vazhdojnë të vuajnë pasojat e përmbytjeve dhe ...
Reforma në drejtësi ka vendosur në shënjestër gjyqtarët shqi...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi sot ...
Policia e Durrësit ka arrestuar zëvendes drejtorin e hekurud...
Prej disa kohësh, Drejtoria e Tatimeve të Tiranës, në mënyrë...
Shkarkimi i gazrave të makinave mbetet një problem serioz pë...
Policia e Korçës ka arrestuar shtetasin Orlind Pillinçi, 26 ...
Ligji për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit ka hyrë n...
Avokat Spartak Ngjela është shprehur në një intervistë për g...
Horoskopi ditor për diten e diel – 10. janar 2016Marrëdhënia...
...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...