Zbardhen të tjera detaje/ Gjenden 3 armë në stanin ku fshihej Braçellari
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Hetimet për ngjarjen e rëndë në Lozhan, ku si pasojë e shk...
Protestat, kërkesat e opozitës për anulimin e marrëveshjeve për asociacionin dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe dhuna në Prishtinë kanë zgjuar vëmendjen e mediave gjermane.
Agjencia e lajmeve DPA ka njoftuar në ditën e protestave (9 janar) disa herë se “mijëra shqiptarë të Kosovës kanë demonstruar në Prishtinë me qëllim rrëzimin e qeverisë së Kosovës”. “Përderisa forcat speciale të policisë siguronin të shtunën godinën e qeverisë, demonstruesit hidhnin gurë dhe koktej molotov. Policia ka reaguar me gaz lotsjellës. Demonstruesit kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të reja, sepse qeveria ka rënë dakord që serbëve t’u jepet një autonomi e gjerë. Në këtë mënyrë, shteti i ri i Kosovës, i cili e ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, po ndahet”, pohon opozita. Motoja e protestave ishte “Për një vend sovran”, njofton DPA, e cila kujton se opozita më parë ka mbledhur 200.000 nënshkrime me të cilat kërkohet referendum. Por referendumi është refuzuar nga qeveria. Më pas opozita ka hedhur shumë herë gaz lotsjellës në parlament dhe e ka bllokuar punën e tij, shkruan DPA.
Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, në artikullin me titull: Arrestimet në Kosovë, shkruan: “Në protestat e fundit të dhunshme në Kosovë, kundër marëveshjes për normalizimin e raporteve me Serbinë, janë lënduar të paktën 30 persona, shumica prej tyre pjesëtarë të forcave të sigurisë. Ndërsa 34 kundërshtarë të qeverisë janë arrestuar…Mijëra demonstrues kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. Opozita ka nisur protestat në tetor kundër marrëveshjeve me Serbinë, për normalizimin e raporteve dhe kundër marrëveshjeve për më shumë të drejta për minoritetin serb në Kosovë”.
E p7rditshmja zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” nënvizon se protestuesit i kanë vënë flakën edhe godinës së qeverisë, ndërsa policia është përgjigjur me gazlotsjellës dhe pompa uji. Edhe kjo gazetë njofton për policë dhe protestues të lënduar dhe dhjetra të arrestuar. “Partitë opozitare dhe disa dhjetra mijëra demonstrues kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Ato e akuzojnë qeverinë për shkelje të Kushtetutës në procesin për normalizimin e raporteve me Serbinë. Gjykata Kushtetuese ka kërkuar disa korrigjime në Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, shkruan gazeta.
Ndërsa gazeta “Die Tageszeitung”, në artikullin me titull: “Demonstruesit duan të rrëzojnë qeverinë”, nënvizon se “një valë e gjerë e protestuesve shqiptarë i ka refuzuar marrëveshjet me Serbinë, të arritura me ndërmjetësimin e BE”.
“Më shumë se 100.000 vetë u mblodhën të shtunën në Kosovë për të demonstruar kundër qeverisë. Ishte kjo demonstrata më e madhe në historinë e shtetit të ri, i cili ka shpalluar pavarësinë në vitin 2008”, shkruan autori Erich Ratfelder dhe vazhdon: “Demonstruesit duan ta detyrojnë qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa dhe ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, të heqë dorë nga marrëveshjet me Serbinë, të cilat i mundësojnë minoritetit serb në Kosovë një autonomi më të gjerë. Në kornizat e protestave ka pasur edhe përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë. Opozita angazhohet që të evitojë marrëveshjen me Serbinë. Opozita pohon se kjo marrëveshje përbën tradhëti të interesave të shtetit dhe është kundër të drejtave demokratike. (…) Sipas saj, pranimi i marrëveshjes për “Zajednicën” paraqet një gabim të madh politik, i cili mundëson edhe ndarjen etnike të Kosovës, ngjashëm me ndarjen e Bosnjë-Hercegovinës.”
Autori Erich Rathfelder nënvizon se protestat po i udhëheqin Vetëvendosja, AAK dhe Nisma. Ai mendon se ekzistojnë dallime edhe mes protestuesve. “Shumë demonstrues nga spektri i majtë politik duan një Kosovë të bazuar mbi respektimin e të drejtave demokratike, të drejtave të njeriut dhe një shtet të ndërtuar mbi baza juridike. Ata i refuzojnë pozicionet nacionaliste të demonstruesve të tjerë. Ata nuk janë të lumtur as me faktin që demonstratat drejtohen nga ish komandantët e UÇK, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, të cilët janë akuzuar më parë edhe për krime lufte, por janë liruar në Hagë dhe në Kosovë, për shkak të mungesës së dëshmive.(…) Diplomatët e SHBA dhe BE në Kosovë angazhohen për marrëveshje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë. Dështimi i marrëveshjes do të ishte një humbje edhe për BE dhe SHBA”, citon autori i “Tageszeitung” diplomatët perëndimorë./DW
Eksperti i Inteligjencës në Kosovë, Fadil Kajtazi ka deklaru...
Në Gdansk, në Poznan, në Vratislavë, në Krakov ose në Varsha...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar se për të j...
Aktori amerikan Sean Penn ka luajtur rol në kapjen e baronit...
Presidenti Barack Obama ka deklaruar se nuk do të mbështesë ...
Kryeministri holandez synon të zgjidhë problemet si kryetar ...
Pesë vjet pas Pranverës Arabe, shpresa për një politikë jo t...
Kryetari i ri i zgjedhur në krye të “Nea Demokracia”, Kyriak...
Një vit pas humbjes së udhëheqjes së qeverisë në favor të Sy...
Tre liderët e subjekteve opozitare kanë deklaruar se qytetar...
Nga Mark Leonard & Jeremy ShapiroNjë nga ngjarjet më pak të ...
Qeveritë e vendeve europianolindore e qendrore kanë bërë bll...
Kur Mohammed bin Salman ishte vetëm 12 vjeçar ai merrte pjes...
Rreth 90 gra kanë raportuar se në natën në mes të 31 dhjetor...
Tony Blair: Alo, jam përpjekur të të kontaktoj gjatë ditëve ...
Në SHBA, gara presidenciale është intensifikuar, tani që mbe...
Evropa kontinentale ka nevojë për mendimin liberal dhe botër...
70 vjet pas vdekjes, vepra nxitëse e urrejtjes e Hitlerit de...
Një fluturim i British Airways në Aeroportin e Londrës nga I...
Rënia e shpejtë e kursit të aksioneve në Kinë vazhdon dhe i ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...