Çështja e Zvërnecit/ Rama: Nuk ka projekt të miratuar
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat para samitit BE-...
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat para samitit BE-...
Kur Mohammed bin Salman ishte vetëm 12 vjeçar ai merrte pjesë në mbledhjet që udhëhiqeshin nga babai i tij Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud, atëherë guvernator i Riadit në Arabinë Saudite.
17 vjet më vonë, tash afërsisht 29 vjeç dhe ministri i mbrojtjes, ndoshta, më i riu në botë, Mohammed bin Salman e ka zhytur vendin e tij në një luftë brutale në Jemen të cilës nuk po i shihet fundi, shkruan The Independent në një shkrim të gjatë.
Tani Arabia Saudite po rrëshqet edhe në një konflikt të ri me armikun e tyre rajonal, Iranin, të udhëhequr nga një njëri që me nxitim të madh duket se dëshiron të bëhet lideri më i fuqishëm i Lindjes së Mesme.
Princi Mohammed ishte ende adoleshent kur filloi të merrej me tregti dhe shitje pronash. E kur e dreqoste punën, aty ishte babai për t?u kujdesur për gjërat. Ndryshe nga gjysmë-vëllezërit e tij të tjerë, Mbs-ja, siç është i njohur Princi, nuk u shkollua jashtë, ai zgjodhi të qëndroi në Riad, ku edhe diplomoi për drejtësi në ?Universitetin e Mbretit Saud?. Ata që e njohin Mbs-në e përshkruajnë atë si një njëri fort të ndershëm, i cili kurrë nuk ka pirë cigare, alkool dhe kurrë nuk ka qenë i interesuar për ahengje.
Në vitin 2011 kur babai i tij u bë zëvendës i Princit Trashëgimtar, ai mori të udhëhiqte Ministrinë i Mbrojtjes, ministri me buxhet shumë të madh.
Më pas kur babai Mbs-ës, Selmani u bë Princi Trashëgimtar në vitin 2012, Mohammedi ishte këshilltar privat i babait, dhe me një dorë të shtrënguar udhëhiqte me Gjykatën Mbretërore.
Pra Princi Mohammed në çdo hap të karrierës ka qenë pranë babait, i cili Mbs-në e kishte djalin e preferuar dhe e mori tërë kohës pas vetes derisa ngjitej në hierarkinë e Familjes Mbretërore.
Në elitën arabe tashmë ishte bërë e ditur që nëse doje të kishe takime dhe raporte me Selmanin, së pari duhej të kalohej nga djali i tij.
Kritikët thonë se Mbs-ja ka grumbulluar një pasuri shumë të madhe, por është fuqia dhe jo paratë, ajo që ua fut frikën në palcë të gjithëve kur bëhet fjalë për ministrin e ri, shkruan The Independent, njofton Klan Kosova.
Kur Selmani mori fronin në janarin e vitit 2015, ai tashmë ishte i sëmur dhe mbështetej shumë në djalin e tij. Duke qenë 79 vjeçar, mbreti vuan nga një sëmundje e cila ia bënë të pamundur të ketë koncentrim më shumë se për disa orë në ditë. Derisa babi vazhdimisht dobësohet, Mbs-ja është bërë fuqia e vërtetë e mbretërisë.
Fuqia e tij u rrit dramatikisht menjëherë në muajt e parë të mbretërimit të Selmanit. Princi Mohammed u emerua menjëherë Ministër i Mbrojtjes; duke u vënë në krye të Armocos, kompania nacionale e energjisë. Kjo nënkuptonte edhe drejtimin e një trupe shumë të rëndësishme; Këshillit Ekonomik dhe Punëve për Zhvillim, këshill që udhëheqë me të gjitha ministritë dhe merret me fondin për investime publike. Ai më pas u emërua edhe zëvendës i Princit Trashëgimtar, por me veprimet e tij siguroi epërsi edhe mbi Princin Trashëgimtar dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Mohammed bin Nayef, të cilin e ka rivalin kryesor për kurorën.
MbS-ja la shenjat e para menjëherë, ai nuk e duronte fare burokracinë dhe rregulli i parë ishte që ministrat duhej të raportonin në baza mujore për punët që po kryheshin, diçka e padëgjuar për një shtet si Arabia Saudite, me një sistem ekonomik ku biznesi dhe njerëzit kyç të shtetit janë të lidhur shumë. Ai filloi që çdo mëngjes të hershëm të vizitojë ministritë një nga një dhe kërkonte të shihet faturat, gjest ky që u shndërrua në një legjendë urbane. Ai Riadin ?gjumash? e shndërroi në një administratë në aksion të cilën e mbushi me të rinj.
?Është shumë popullor tek të rinjtë. Punon fort, ka plane shumë të mira për reformën ekonomike dhe është njëri i hapur ndaj rinisë. Ai i kupton ata?, thonë biznesmenët arabë.
Pëlqimi nga të rinjtë është shumë i rëndësishme në një vend si Arabia ku 70 për qind e njerëzve janë nën moshën 30 vjeçare.
Por, me zellin e njëjtë që MbS-ja ka instaluar reformën ekonomike, njëjtë edhe e ka çuar vendin në luftën e çoroditur në Jemen. Marsin e vitit të kaluar ai kishte lëshuar një aksion të madh kundër rebelëve Houthi, të cilët kanë larguar Presidentin pro-saudit Abd Rabbuh Mansur Hadi.
Futja në luftë ka mundur të duket ide shumë ngazëlluese për Princin.
I ri, ambicioz ? djali i një mbreti plak që udhëheq një luftë kundër rebelëve tek kushërinjtë fqinjë. Kurse fakti që rebelët mbështeteshin nga Irani kjo e bënte aventurën edhe më interesante. Pastaj Arabia kishte armë të modës së fundit të blera me miliarda dollarë.
MbS-ja donte që me veprimet e tij t?i dëshmohej edhe rivalëve, por edhe vet mbështetësve. Plani ishte ? një fitore e shpejt, e vendosur, për të konfirmuar figurën e tij si një lider ushtarak. Ai donte të krahasohej me stërgjyshin Ibn Saud ? mbreti i madh luftëtar dhe krijuesi i Arabisë moderne.
Por, operacioni i Princit ambicioz duket se nuk i doli ashtu sikur e kishte menduar. Rebelët Houthi po vazhdojnë të qëndrojnë fort, dhe përkundër luftimeve dhe shkatërrimit të madh të Jemenit nga luftimet, rebelët vazhdojnë ta kenë nën kontroll kryeqytetin Sana dhe një pjesë të konsiderueshme të vendit.
Analistët thonë se reformat e tij në ekonomi janë shumë të suksesshme, por MbS-ja tregohet i ngutshëm në aspektin ushtarak, duke dashur të rivendos një hegjemoni të Arabisë Saudite në rajon, e sidomos mbi Iranin.
Tani kur sauditët ekzekutuan klerikun shiit Nimr al-Nimr, mund të kemi një eskalim të situatës.
Iranianët dogjën ambasadën e Arabisë Sauditë në Teheran, kurse sauditët ndërprenë lidhjet diplomatike me Iranin. Edhe bombardimi i fundit i ambasadës së Iranit në Sanna i ka fryer zjarrit.
Kurse në një letër që kishte qarkulluar verën që shkoi kundërshtarët e MbS-së, brenda të cilëve kishte edhe anëtarë të familjes së gjerë mbretërore, thuhej se më nuk mund ta duronin arrogancën e Princit dhe shkonin aq larg sa donin ta rrëzonin edhe MbS-në edhe Mbretin plak.
Por thirrje të tilla nuk kanë gjetur mbështetje dhe popullariteti i 29 vjeçarit vetëm është në rritje e sipër. Ndërsa çështja ende mbetet e hapur ? deri ku do ta çojë natyra e rrëmbyeshme e tij në konfliktin me Iranin?.
Nuk është fare larg mendsh, që ky i ri me një fuqi kaq të madhe dhe me fantazinë për t?u bërë si gjyshi i tij ? luftëtar ? mundet në një të ardhme jo të largët ta sulmojë Iranin nga ajri ? një vendim i tillë do të çonte në një luftë të re, të frikshme, mes sekteve në Lindjen e Mesme, shkruan The Independent,
Rreth 90 gra kanë raportuar se në natën në mes të 31 dhjetor...
Tony Blair: Alo, jam përpjekur të të kontaktoj gjatë ditëve ...
Në SHBA, gara presidenciale është intensifikuar, tani që mbe...
Evropa kontinentale ka nevojë për mendimin liberal dhe botër...
70 vjet pas vdekjes, vepra nxitëse e urrejtjes e Hitlerit de...
Një fluturim i British Airways në Aeroportin e Londrës nga I...
Rënia e shpejtë e kursit të aksioneve në Kinë vazhdon dhe i ...
Përfaqësuesit diplomatik në Kosovë kanë reaguar të shtunën p...
Parashikimi i Komisionit Europian tregon se PBB-ja (Produkti...
Një botë në një krizë nervash, ngashërehet me mall për epokë...
Lëvdatat në distancë ndërmjet Donald Trump dhe Vladimir Puti...
Në aksionin e kapjes së tij mori pjesë policia meksikane dhe...
Prokurori Basri Morina, çuditërisht nuk flet për aplikimin e...
Rënia e konjunkturës ekonomike në Kinë po sjell me vete humb...
“Daily Mail” ka zbardhur të plota bisedat telefonike të ish-...
Fotografja Danielle Villasana ka kryer një fotoreportazh në ...
Edicioni i parë gjerman i “Mein Kampf” do të publikohet për ...
Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë notë të keqe, madje j...
Të gjitha shpresat e mundshme për një zgjidhje paqësore për ...
Nuk ekzistojnë justifikime të natyrës sociale. Ashtu si Moh...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...