Kërcënim për sigurinë kombëtare/ Ikballe Berisha shpallet “non grata” në Shqipëri
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
70 vjet pas vdekjes, vepra nxitëse e urrejtjes e Hitlerit del në libraritë gjermane. Eshtë mirë kështu, mendon Susanne Spröer. Kjo është mënyra më e mirë për mbrojtjen nga demagogjia rekrutuese dhe për demaskimin e saj.
30 prill 1945, pak ditë para fundit të Luftës së Dytë Botërore. Në bunkerin e kancelarit të rajhut në Berlin Adolf Hitler vret veten me një plumb në kokë. Njeriu, nën diktaturën e të cilit Gjermania dhe bota u zhytën në një luftë mizore dhe që vrau gjashtë milionë hebrej. Se çfarë kishte planifikuar ky njeri, kjo mund të ishte mësuar rreth 20 vjet më parë. Gjatë qendrimit në një burg në vitin 1924 Hitleri kishte nisur të shkruante një libër: “Mein Kampf”. Një vepër cytëse plot urrejtje ndaj hebrejve, me të cilën u shpall njëkohësisht lufta brutale pushtuese kryesisht në Europën Lindore.
Ky libër tashmë del në shitje të lirë në tregun gjerman pasi 70 vjet pas vdekjes ka skaduar afati i së drejtave të autorësisë. Deri më sot landi shtet i Bavarisë si trashëgimtar i veprës e kishte penguar ribotimin. Vendimi argumentohej, se synohet të ndalohet përhapja e mendësisië nacionalsocialiste dhe gjithashtu duhet pasur kujdes për viktimat e diktaturës nacionalsocialiste.
Një Gjermani tjetër
A duhet të kemi ne frikë nga ky libër dhe fjalët e tij përçmuese ndaj njeriut? Fjalët mund të jenë të forta dhe të rrezikshme. A është e papërgjegjshme, që tani këtë libër të vrasësit në masë Adolf Hitler ta lejosh të shitet lirisht nëpër librari?
Unë mendoj: jo. Absolutisht jo. Sepse Gjermania ka ndryshuar. Gjermania e shekullit të 21-të nuk është më ajo e Republikës së Vajmarit, në të cilën demagogët e djathtë me ndihmën e një propagande të rafinuar mundën t’i manipulojnë masat. Asokohe shumica e gjermanëve ende karakterizohej prej strukturave autoritare të perandorisë, që ishin skeptike madje edhe refuzuese kundrejt demokracisë së re.
Por sot njerëzit sërish brohorasin parrulla të djathta, mund të thonë disa kritikë. Po, kjo është e vërtetë, këtë e tregojnë demonstratat e lëvizjes Pegida apo postimet plot urrjetje në rrjetet sociale. Por sot këto nuk përfaqësojnë shumicën. Shumica e gjermanëve qendron solide në themelet e demokracisë. Gjermania është – e këtë e shohim në radhë të parë në planin krahasimor ndërkombëtar – një demokraci e qendrueshme. Për këtë ne duhet të vazhdojmë të luftojmë gjithmonë, edhe kjo është e qartë. Por demagogjia e “Mein Kampf” 70 vjet pas luftës nuk ka përse të ngjallë më frikë.
Demaskim përmes komenteve
Demaskimi si demagogji është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ndaj është mirë që “Mein Kampf” tani botohet direkt në një edicion shkencor, për të cilin ka punuar me vite një ekip historianësh të Institutit gjerman për Historinë bashëkohore (IfZ). Komentet e rendisin përmbajtjen e origjinalit në sfondin historik, plotësosjnë informacionet lidhur me personat dhe kontekstet dhe “ia presin fjalën demagogut Hitler”, siç ka formuluar drejtori i IfZ, Andreas Wirsching. Gjysmë të vërtetat dhe gënjeshtrat nxistëse paraqiten hapur si të tilla.
Kjo ia heq librit aurorën e rrezikshmërisë, që deri më sot justifikonte ndalimin dhe tabuizimin e tij. Keqinterpretimi mitik nga radikalët e djathtë ka një fund, nëse “Mein Kampf” nxirret nga errësira e fshehjes në dritën publike. Kushdo tani mund të krijojë vet një mendim prej vetëekspozimit autobiografik të Hitlerit dhe tezave të tij përçmuese ndaj njeriut, që shpesh janë formuluar në një gjuhë të vështirë për t’u kapërdirë e madje çuditërisht bombastike. Kushdo mund të konfrontojë vetveten dhe demagogjinë e djathtë me argumenta logjikë dhe të japë gjykimin e vet. Që grupet e djathta mund ta keqpërdorin edicionin e komentuar, është gati e pamundur.
Botimi i ri -ai antitoksik
Kjo për faktin se “Mein Kampf” natyrisht që prej kohësh mund të gjendet kudo – mjaftojnë vetëm disa klikime në internet. Pikërisht për këtë arsye është edhe më e rëndësishme, që edicioni i komentuar tani të dalë si “antitoksik” ndaj botimeve që qarkullojnë në rrjet. Se sa është arritur kjo, do ta tregojë analiza e kujdesshme e edicionit. Mbetet interesante të mësohet edhe se kush do ta blejë e do ta lexojë atë. A do të jetë një publik i gjerë (me gjasë jo) apo më shumë do të jetë një publik i interesuar për historinë? Eshtë mirë edhe që me këtë mund të punojnë shkollat. Si administrata e arsimit në Berlin ashtu edhe Ministria e Kulturës në Bavari kanë sinjalizuar, se janë të hapura për përdorimin e botimit kritik nëpër shkolla, për aq kohë sa qëllimi është demaskimi i ideologjisë nacionalsociliaste dhe luftimi i ekstremizmit të djathtë. Kështu edhe në shkolla do të jetë i përdorshëm një burim i rëndësishëm për historinë e nacionalsocializmit.
Retorika, që ka përdorur Hitleri, sot nuk funksionon më. Por edhe më tej ne duhet të trajtojmë çështjen, se si mundi të arrihet në krimet e tmerrshme të gjermanëve gjatë nacionalsocializmit dhe si mund të ndalohet diçka në të ardhmen. Leksioni nga “Mein Kampf” mund të kontribuojë, për të gjetur përgjigjet për këtë./DW
Një fluturim i British Airways në Aeroportin e Londrës nga I...
Rënia e shpejtë e kursit të aksioneve në Kinë vazhdon dhe i ...
Përfaqësuesit diplomatik në Kosovë kanë reaguar të shtunën p...
Parashikimi i Komisionit Europian tregon se PBB-ja (Produkti...
Një botë në një krizë nervash, ngashërehet me mall për epokë...
Lëvdatat në distancë ndërmjet Donald Trump dhe Vladimir Puti...
Në aksionin e kapjes së tij mori pjesë policia meksikane dhe...
Prokurori Basri Morina, çuditërisht nuk flet për aplikimin e...
Rënia e konjunkturës ekonomike në Kinë po sjell me vete humb...
“Daily Mail” ka zbardhur të plota bisedat telefonike të ish-...
Fotografja Danielle Villasana ka kryer një fotoreportazh në ...
Edicioni i parë gjerman i “Mein Kampf” do të publikohet për ...
Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë notë të keqe, madje j...
Të gjitha shpresat e mundshme për një zgjidhje paqësore për ...
Nuk ekzistojnë justifikime të natyrës sociale. Ashtu si Moh...
Pavarësisht nëse e ngacmon apo e lajkaton udhëheqësin e mad...
Në Paris, forcat e sigurisë vranë një person që u përpoq të ...
Perspektiva që të brengosin: terrorizmi i Shtetit Islamik, s...
Tensioni në Gjirin Persik ka kapur majat. Kriza diplomatike ...
Ekzekutimi i klerikut shiit, Sheik Nimr al-Nimr, prej Arabis...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...