Kërcënoi me eksplosiv, policia vret një person me thikë në Paris
Në Paris, forcat e sigurisë vranë një person që u përpoq të ...
Pavarësisht nëse e ngacmon apo e lajkaton udhëheqësin e madh, burokracia kineze ka gjithmonë në qendër interesat e veta
Nga Zheng Wang
?The Diplomat?
Ekziston një fenomen i veçantë në politikë kineze, që karakterizon ndërveprimet e udhëheqësit më të lartë të vendit me burokratët. Unë e quaj atë një teori, sepse kjo ka ndodhur në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë historisë së gjatë të Kinës. Në Kinë, kur udhëheqësi i madh është i dobët, burokratët, sidomos zyrtarët e nivelit të lartë, do të përfitojnë për t?i krijuar vështirësi shtesë liderit, në zbatimin e politikave të tij.
Ata do t?i vjedhin pushtetin dhe do e bëjnë atë një figurë të rëndomtë. Shumë shpesh kryekomandantët e fuqishëm por edhe shërbëtorët u bënë zotërit e vërtetë të vendit. Nga ana tjetër, kur udhëheqësi është i fortë dhe i fuqishëm, burokratët do të bëjnë çdo gjë për ta kënaqur, lëvdëruar, dhe adhuruar liderin e tyre. Në cilindo skenar, burokratët janë përpjekur për të ndikuar tek udhëheqësi, për të mbrojtur dhe maksimizuar interesat e tyre.
Sistem hierarkik burokratik i Kinës, ka një histori më të gjatë se kudo tjetër në botë, dhe Kina gjithashtu ka numrin më të madh të zyrtarëve qeveritarë. Është ky grup njerëzish që realizojnë qeverisjen e përditshme; janë ata që në fakt po e drejtojnë këtë vend të madh. Nga dinastia Cin (221-206 P.E.S) e deri më sot, ky skenar bazë nuk ka ndryshuar.
Të dy administratat e fundit në Kinë, e kanë konfirmuar sërish si korrekte këtë teori. Hu Xhintao ishte një udhëheqës i dobët, dhe gjatë mandatit të tij (2002-2012), pushteti i tij ishte shumë i kufizuar, dhe se ai ishte një figure drejtuese deri në një farë mase. Disa anëtarë të Byrosë Politike si Zhou Jongkang, Guo Boxiong, dhe Xu Caihou u bënë shumë të fuqishëm, dhe ndihmësi kryesor i Hu-së dhe shefi i zyrës së tij, Ling Xhihua, ishte në një fare mënyrë personi i vërtetë përgjegjës për shumë prej çështjeve politike të Kinës.
Dalja në pension e Hu-së i hapi rrugën lindjes së një udhëheqësi të ri të fortë. Xi Jinping përgjithësisht konsiderohet si udhëheqësi më i fuqishëm i Kinës që nga koha e Ten Hsiaopinit. Historia përsërit veten, dhe tanimë burokratët e Kinës kanë filluar një fushatë të re për të ?lavdëruar udhëheqësin tonë të madh?.
Për shembull, një video e kohëve të fundit, e prodhuar nga gazeta ?E Përdishmja Popullore? ka qarkulluar gjerësisht në internet. Nëpërmjet intervistave të studentëve të huaj në Kinë, aty Xi cilësohet si një udhëheqës ideal. Megjithatë, për shumë njerëz jashtë Kinës, këto janë thjesht lajka. Gjatë vizitës sime në Kinë disa muaj më parë, zbulova se çdo dhomë në një nga hotelet ku qëndrova kishte një kopje të librit të Xi ?Qeverisja e Kinës?, ashtu si shumë hotele në Perëndim kanë një kopje të Biblës.
Unë gjithashtu vura re se sa herë që ka ndonjë lajm në lidhje me Xi Jinping, në faqet kryesore kineze në internetit, të gjithë komentet e lexuesve janë plot lavde për presidentin e Kinës. Shpjegimi i vetëm për këtë, është se Departamenti i Propagandës ka punësuar shumë nga përdoruesit e internetit për të lëvduar udhëheqësin e madh dhe në të njëjtën kohë për të fshirë të gjitha mesazhet negative.
Një keqkuptim popullor mbi Xi-në, pretendon se ai po përpiqet të konsolidojë pushtetin në nivelin e Mao Ce Dunit si një diktator. Megjithatë, njerëzit që bëjnë këto lloj komentesh, nuk e kuptojnë plotësisht dinamikën reale të politikës kineze. Xi u emërua, dhe shumica e anëtarëve të Komitetit të Byrosë së tij Politike janë zgjedhur nga paraardhësit e tij, dhe jo ai vetë. Nëse ai nuk ka autoritet dhe pushtet, s?mund të bëjë asgjë.
Dhe në qoftë se dëshiron të shmangë fatin e Hu Xhintaos, ai ka nevojë të konsolidojë pushtetin. Aktualisht shumë studiues kinezë me të cilët kam biseduar, e cilësojnë një shenjë pozitive faktin që Xi është duke marrë përgjegjësinë dhe inisiativën për të bërë ndryshime. Ata e kuptojnë, se ai ka nevojë për më shumë pushtet, për të zbatuar planet e tij të reformave.
Kur flasim për diktatorët e fundit të Kinës, si Kryetari Mao, ndeshemi shpesh me pyetje të rëndësishme se si Mao u bë një diktator. Kur ai u bë një udhëheqës i fuqishëm, pasuesit dhe zyrtarët e tij u përkujdesën që ta lavdëronin pa masë, duke krijuar kultin e individit të përqëndruar tek Mao, dhe në këtë mënyrë ata fshehën prej tij të vërtetën dhe realitetin, që ekzistonte përtej velit të personalitetit të ndërtuar.
Ishin burokratët që e bënë atë diktator. Pas përfundimit të Revolucionit Kulturor, një nga mësimet e rëndësishme që nxorri Partia Komuniste nga ajo tragjedi, ishin rreziqet që vijnë nga kulti i individit. Por roli i burokracisë në krijimin e atij problemi mbeti i patrajtuar.
Shumë studiues besojnë një nga arsyet kryesore pse Mao nisi Revolucionin Kulturor, ishte se ai qe shumë i zhgënjyer nga burokratët komuniste, të cilët nuk ishin të aq të ndryshëm nga ata të dinastive perandorake. Ai donte revolucionin e tij për të krijuar një Kinë të re, por burokratët e tij ishin të lumtur duke qenë klasë e sipërme dhe qenë zhytur në korrupsion.
Ndërsa ndonjë udhëheqës i lartë ka aftësinë për të lëvizur lehtësisht një zyrtar nga pozicioni i tij, ata edhe mund t?i torturojnë apo vrasin ata, ashtu si bëri Kryetari Mao gjatë Revolucionit Kulturor. Një numër i madh burokratësh të lartë kinezë, u larguan nga pozicionet e tyre duke u keqtrajtuar dhe diskriminuar, duke përfshirë edhe Ten Hsiaopinin dhe babain e Xi Jinping.
Megjithatë, pjesa e dytë e teorisë është se fitorja përfundimtare i takon gjithmonë burokratëve. Pas Revolucionit Kulturor, kur Teni u bë udhëheqësi kryesor, shumica e burokratëve që e pësuan gjatë Revolucionit, rifituan postet e tyre dhe u ritkhyen sërish në qeverisjen e vendit.
Xi duhet të kuptojë është se shumica e problemet të Kinës, po vijnë nga ky grup i veçantë burokratësh. Nëse ai dëshiron të kryejë një reformë gjithëpërfshirëse, në rast se dëshiron për të ndalojë ciklin e kësaj teorie ? udhëheqësi i dobët/ udhëheqësi i fortë- dhe ndërmarrë një reformë të vërtetë në Kinë, ai duhet që në një farë mënyre të ndryshojë sistemin burokratik. Hapi i parë është të ndalojë fushatën e Departamentit të Propagandës? për ?falënderimin e udhëheqësit tonë të madh?.
Shënim: Dr Wang Zheng është aktualisht pedagog i jashtëm në Universitetin e Tokios. Ai është drejtor i Qendrës për Studimet e Paqes dhe Konfliktit në Universitetin Seton Hall në Nju Xhersi të SHBA-së.
The Diplomat ? Bota.al
Në Paris, forcat e sigurisë vranë një person që u përpoq të ...
Perspektiva që të brengosin: terrorizmi i Shtetit Islamik, s...
Tensioni në Gjirin Persik ka kapur majat. Kriza diplomatike ...
Ekzekutimi i klerikut shiit, Sheik Nimr al-Nimr, prej Arabis...
Një elitë e përkëdhelur dhe arrogante, ka udhëhequr shkatërr...
Grupi Shteti Islamik ka ekzekutuar gazetaren e parë grua për...
13 tonë marijuanë janë kapur në bordin e një anije luftarake...
Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mb...
Një pako e dyshimtë është gjetur mëngjesin e sotëm në zyrën ...
Pas ekzekutimit të predikuesit shiit Al-Nimr janë shtuar ten...
Nëse problemet në vend kërcënojnë të kthehen në krizë, atëhe...
Roja bregdetare turke nisi një operacion shpëtimi sot pasi a...
Një ushtar amerikan u vra dhe dy të tjerë u plagosën sot gja...
“Të harrojmë fyerjet dhe mallkimet / dhe të ngrëmë dolli me ...
Nga Bernard GuettaGjithkush do të donte që viti i ri të jetë...
Indinjata e Iranit për ekzekutimin e aktivistit më të njohur...
Austria ka bërë kërkesë në Organizatën Ndërkombëtare të Tele...
Nëse problemet në vend kërcënojnë të kthehen në krizë, atëhe...
Në orën 11.30 të 7 janarit 2015, nën një qiell të zymtë dhe ...
Jo vetëm Arabia Saudite, por edhe aleatët e saj në rajon kan...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...