Mbeti me gisht në gojë/ Spiropalit nuk i del e keqja, ja lëvizja kundër Ramës
Pasi u shkarkua nga çdo post i rëndësishëm dhe mebtei thje...
Pasi u shkarkua nga çdo post i rëndësishëm dhe mebtei thje...
Pas ekzekutimit të predikuesit shiit Al-Nimr janë shtuar tensionet midis Arabisë Saudite dhe Iranit. Për të dyja shtetet konflikti është i mirëpritur, mendon Kersten Knipp. Sepse të dyja ndjekin një politikë cinike.
Momenti i ekzekutimit nuk është rastësi. Shteti saudit e di shumë mirë se çfarë bën. Dhe po kaq mirë e di se kur e bën. Kaq naiv nuk është askush në Riad, që të mos i parashikojë pasojat e ekzekutimeve masive. Kjo do të thotë se zbatimi i dënimit me vdekje përfaqëson edhe një mesazh politik, madje ndoshta në radhë të parë. Dhe ky mesazh është: askush të mos guxojë të matet me ne. As brenda dhe as jashtë Arabisë Saudite.
Sinjal brenda dhe jashtë vendit
Ky mesazh drejtohet në radhë të parë ndaj opozitës në vend. Për të, ekzekutimet janë paralajmërimi më i ashpër që mund të bëhet. Aktualisht, drejtësia saudite po ndjek një kurs të ashpër kundër kundërshtarëve të të gjitha ngjyrave. Me blogerin Raif Badawi para gjyqit doli një liberalM; me poetin Ashraf Fayad, një përfaqësues i kulturës moderne; dhe me Nimr al-Nimrin që e vranë tani – njëri nga përfaqësuesit më të lartë të shiitëve sauditë. Edhe nipi i Al-Nimrit, Ali al-Nimr është dënuar me vdekje për shkak të protestave kundër regjimit; në momentin e “shkeljes” që bëri ai ishte vetëm 16 vjeç. Këto raste të shquara janë shembuj për kërcënimet, para të cilave e sheh veten Arabia Saudite. Ndaj tyre me sa duket ajo reagon krejtësisht sipas modelit të kasapit sirian Bashar al-Assad.
Në politikën e jashtme, ekzekutimet me sa duket synojnë të dërgojnë një sinjal të fuqisë dhe të vendosmërisë. Që prej të tërheqjes së pjesshme të fuqisë mbrojtëse SHBA, Arabia Saudite përpiqet që nën kryeministrin 30 vjeçar dhe zëvendësin e princit trashëgimtar të kurorës Mohammed Bin Salman të prezantohet si fuqi e madhe në rajon. Që prej muajsh, ushtria saudite ka ndërmarrë sulme nga ajri ndaj vendit fqinj Jemen, i cili është bërë prej kohësh fushë beteje e një lufte me prokurë me Iranin shiit. Regjimit me sa duket aq i bën për rreth 3000 civilët që humbën jetën dhe rreth dy milionë e gjysmë refugjatët e brendshëm.
Para pak kohësh, Arabia Saudite u vu në krye edhe të një aleance të re: një “aleance-antiterroriste” në Siri- e vëmë në thonjëza këtë koncept, për shkak të ekzekutimeve. Trazirat e provokuara qëllimisht në Iran me ekzekutimet, por edhe në Irak dhe tek Hisbollatë e mbështetur nga Irani me sa duket i shërbejnë shtrëngimit të radhëve midis aleatëve sunitë të Arabisë Saudite edhe në lidhje me Sirinë. Konflikti merr ngjyra fetare, duke u nxehur edhe më tepër. Të para kështu, ekzekutimet janë edhe një përllogaritje strategjike. Dhe drejtësia vihet në shërbim të politikës.
Reagime të diskutueshme në Teheran
Natyrisht që edhe protestat në Iran janë më tepër se të diskutueshme. Rrethana që udhëheqja iraniane lejon sulmin dhe shkretimin e ambasadës saudite, tregon edhe që regjimi i mullave në Teheran nuk është i interesuar për qetësimin e konfliktit. Edhe ai vendos përllogaritjet politike mbi të drejtën ndërkombëtare. Sepse e drejta ndërkombëtare do të kishte kërkuar që të garantohet me çdo kusht mbrojtja e ambasadës. Në vend të kësaj, Irani e shpall veten me prepotencë si “fuqi mbrojtëse” të shiitëve – edhe të shiitëve nënshtetas të vendeve të tjera. Edhe ky është shkallëzim dhe i kalon kufijtë e protestave. Skeptik të bën reagimi edhe sepse Irani pas Kinës është vendi që i zbaton më shumë në botë dënimet me vdekje – i ndjekur drejtpërdrejt nga Arabia Saudite.
Ekzekutimet si dhe reagimi ndaj tyre tregojnë edhe njëherë më shumë se si janë ndërtuar të dyja regjimet, që përcaktojnë tonin në Lindjen e Afërt. Dhe për regjimet perëndimore shtrohet edhe njëherë më shumë pyetja nëse duhen thirrur vërtet “partnere” të dyja regjimet e armiqësuara në Gji. DW
Nëse problemet në vend kërcënojnë të kthehen në krizë, atëhe...
Roja bregdetare turke nisi një operacion shpëtimi sot pasi a...
Një ushtar amerikan u vra dhe dy të tjerë u plagosën sot gja...
“Të harrojmë fyerjet dhe mallkimet / dhe të ngrëmë dolli me ...
Nga Bernard GuettaGjithkush do të donte që viti i ri të jetë...
Indinjata e Iranit për ekzekutimin e aktivistit më të njohur...
Austria ka bërë kërkesë në Organizatën Ndërkombëtare të Tele...
Nëse problemet në vend kërcënojnë të kthehen në krizë, atëhe...
Në orën 11.30 të 7 janarit 2015, nën një qiell të zymtë dhe ...
Jo vetëm Arabia Saudite, por edhe aleatët e saj në rajon kan...
Rënia e bursave në Shangai të Kinës udhëhoqi një tërheqje gl...
E dashur dhe e urryer, kancelarja gjermane po nis një 2016 t...
Gjermania po përjeton një nivel të ri ksenofobie. Politika e...
Policia e Kosovës ka vënë në pranga dy persona ne aeroportin...
I cilësuar si grupi terrorist më i pasur në histori, kryesis...
Klima për emigrantët po ashpërsohet. Pasi Suedia shpalli kon...
Kremlini ka njoftuar se kreu i Organizatës së Inteligjencës ...
Është kthyer mbrapsht 40 minuta pasi ishte ngritur në ajër a...
Kandidatja demokrate Hillary Clinton tha se do të flasë për ...
Policia Kufitare në Morinë, ka kryer arrestimin provizor të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...