Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Klima për emigrantët po ashpërsohet. Pasi Suedia shpalli kontrollin e pasaportave në kufi me Danimarkën, qeveria daneze kërcënon pasoja: kontrolle në kufi me Gjermaninë.
Kontrollet e pasaportave në kufirin gjermano-danez po bëhen sipas kryeministrit të Danimarkës Lars Lëke Rasmusen gjithnjë e më shumë të mundshme. “Ne nuk duam të shohim më përsëri refugjatë dhe emigrantë në autostradat tona. Ne duam qetësi dhe rend”, tha kryeministri në fjalimin e tij të Vitit të Ri. Sfondi i fjalëve të tij është paralajmërimi për kontrollet e pasaportave në kufirin danezo-suedez, që fillojnë nga dita e hënë (04.01). Këto kontrolle i shpalli në mënyrë të njëanshme Suedia për shkak të numrit të madh të refugjatëve që shkojnë atje duke zemëruar vendin e saj fqinjë.
Për herë të parë që prej vitit 1950 të gjitha kompanitë e transportit që transportojnë pasagjerë nga Danimarka për në Suedi duhet të kontrollojnë tani me urdhër të qeverisë të gjithë pasagjerët në trena, autobusë dhe anije. Sipas kryeministrit të Danimarkës kjo mund të sjellë si pasojë futjen e kontrollove kufitare edhe me Gjermaninë.
Ndryshime të Konventës për Refugjatët
Kërcënimi për Vitin e Ri përshtatet me vijën e ashpër të qeverisë daneze. Për shkak të krizës së refugjatëve kryeministri Rasmussen u shpreh për rishikimin e Konventës së OKB-së për Refugjatët. Nëse numri i refugjatëve vazhdon të shtohet në të njëjtën masë si deri tani, do të vijë momenti kur duhet të diksutojmë në lidhje me “përshtatjen e rregullave të lojës”, tha Rasmussen në TV2. Partia konservatore e djathtë e Rasmusenit “Venstre”, e cila është në pushtet, ka nevojë ndër të tjera për mbështetjen e Partisë Popullore Daneze (DPP), e cila është kundër emigrantëve.
Rasmusen tha në një intervistë për të sqaruar në mënyrë të veçantë janë të drejtat e refugjatëve që aplikojnë për herë të parë për azil. Ai kritikoi në këtë kontekst se Konventa e vitit 1951 ende mundëson që refugjatët edhe pasi kalojnë disa vjet në një azil të parë për të aplikuar për azil në Europë. Bashkimi Evropian duhet të kërkojë një modifikim të Konventës për Refugjatët.
Danimarka i ka shtrënguar në mënyrë drastike kohët e fundit rregullat e azilit. Kështu sipas rregullave të reja refugjatët kanë të drejtë për bashkim familjar vetëm pas tre vjetësh. Përveç kësaj, policia mund t’i kontrollojë azilkërkuesit dhe bagazhet e tyre për para dhe sende me vlerë, me të cilat ata mund të paguajnë qëndrimin e tyre.
Edhe Norvegjia synon ashpërsimin e ligjit për azilin
Danimarka nuk është e vetme me vijën e saj të izolimit. Norvegjia gjithashtu planifikon të ashpërsojë ligjin e azilit. Refugjatët që dëshirojnë të hyjnë aty nga vendi fqinj Suedia apo vendet e tjera të zonës Shengen, në të ardhmen do të refuzohen, njoftoi qeveria e qendrës së djathtë në Oslo. Masa është pjesë e një pakete legjislative që ka për qëllim të kontribuojë për zvogëlimin e numrit të refugjatëve. Këtë vit në Norvegji paraqitën kërkesa për azil rreth 30.000 vetë, shumica e të cilëve kishte hyrë në Norvegji nga Suedia.
Synohet një politikë azili “e cila do të jetë ndër më të rreptat në Evropë,” tha Ministrja për Emigracionin dhe Integrimin, Sylvi Listhaug, për agjencinë e lajmeve NTB. “Kjo është e nevojshme për t’i ndihmuar ata që vijnë tek ne për t’u integruar, tha politikania e partisë populiste të djathtë Partia e Progresit.
Ndër të tjera planifikohet zvogëlimi i ndihmave sociale për azilkërkuesit dhe përshpejtimi i dëbimeve. Po ashtu do të ketë kushtetmë të rrepta për bashkim familjar dhe lejen e përhershme të qëndrimit./DW
Kremlini ka njoftuar se kreu i Organizatës së Inteligjencës ...
Është kthyer mbrapsht 40 minuta pasi ishte ngritur në ajër a...
Kandidatja demokrate Hillary Clinton tha se do të flasë për ...
Policia Kufitare në Morinë, ka kryer arrestimin provizor të ...
Prishtinë- Kryeqyteti i Kosovës është përfshirë nga temperat...
2016 është vit zgjedhor në SHBA. Pavarësisht se kush do të z...
Kandidati republikan presidencial në Shtetet e Bashkuara, Do...
Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë paralajmëroi sot se protesta ...
Ideologjia revolucionare e Teheranit zgjerohet në Lindje të ...
2016 është viti i “Majmunit të zjarrit”, sipas traditës kine...
Mbretëria e Arabisë Saudite “do të paguajë një çmim të lartë...
Përdorimi i shumtë i telefonave dhe kufjeve në ambiente publ...
Të inatosesh me francezët është shumë e lehtë: Nga trupvogli...
Kritikët e milicëve terroristë të IS nuk janë të sigurtë as ...
Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsio...
Për gjashtë muaj, shtetasit e Zvicrës duhet të dalin në refe...
Sondazhi i fundit i Kombeve të Bashkuara sjellin rezultate s...
Dy të dyshuar si kamikazë, anëtarë të organizatës terroriste...
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në intervistën dhënë ...
Nga Ulrike GuerotNë vitin 1543 Andres Laguna, një mjek i shq...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...