Donald Trump reagon ndaj videos së al-Shababit
Kandidati republikan presidencial në Shtetet e Bashkuara, Do...
2016 është vit zgjedhor në SHBA. Pavarësisht se kush do të zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara këtë vit ? ai apo ajo do të vërë vulën në politikën botërore të viteve të ardhshme. Një koment i Miodrag Soric.
Edhe 11 muaj e amerikanët do të votojnë për presidentin e ri. Pavarësisht se kush do të jetë: Vendimi për këtë do të ketë ndikim global. Nëse fiton Hillary Clinton, atëherë SHBA do të vazhdojnë të paraqiten si një fuqi globale e rendit botëror, e Uashingtoni do t’i realizonte interesat e veta në rast nevoje edhe me fuqinë ushtarake. Tek kandidatët republikanë varet se kush do të jetë në fund rivali i demokratëve. Disa kandidatë presidencialë kanë tendencën e izolacionizmit më shumë se Obama. Ky i fundit refuzon me këmbëngulje të dërgojë trupa tokësore në Siri. Një qëndrim që nuk pritet të ndryshojë në vitin 2016. Kështu në Siri luftimet vazhdojnë, derisa palët në konflikt të binden se vetëm një kompromis politik e sjell paqen.
Pas disa dekadash angazhimi, Amerika po tërhiqet gjithnjë e më shumë në Lindja e Afërt. Të gjitha përpjekjet për të vendosur dort rendin e paqes dështuan. SHBA kanë ?djegur? në këtë pjesë të botës shumë biliona para taksapaguesish amerikanë. Shumë amerikanë pyesin, përse? Ndërkohë amerikanët nuk janë më edhe aq të varur nga nafta e huaj, ata nxjerrin tani mjaftueshëm naftë. Në Lindjen e Afërt, Uashingtoni ndjek para së gjithash qëllime të politikës së sigurisë: Ai kërkon të dobësojë influencën e islamistëve. Në vitin 2016 si ai ashtuquajturi ?Shteti Islamik?, si Al-Kaida nuk kanë për t’u mposhtur përfundimisht. Prandaj Obama ia lë këtë detyrë pasardhësit të tij. Ose pasardhësit të pasardhësit.
Marrëdhëniet me Rusinë mbeten të vështira
Kjo vlen edhe për negociatat e paqes të Izraelit me palesinezët. Presidenti amerikan ka humbur çdo shpresë për risjelljen e palëve në tryezën e bisedimeve. Marrëdhënia e Obamës me kryeministrin izraelit, Netanjahu mbetet një marrëdhënie në krizë. Edhe në muajt e ardhshëm ata do ta injorojnë me mirësjellje njëri-tjetrin.
Të tensionuara do të mbeten edhe marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë. Presidenti amerikan u qëndron sanksioneve kundër Kremlinit. Në fund të fundit është Moska ajo që ka shkelur rendin europian të paqes. Për demonstrimin amerikan të forcës kundrejt rusëve gëzohen sidomos ukrainasit, polakët dhe vendet balltike. Por jo ekonomia gjermane. Ajo i vuan pasojat e sanksioneve, humbet miliarda. Kështu qëndrimi ndaj Rusisë e përçan perëndimin. Në vitin e fundit si president, Obamës po i mbaron koha. Prioritetet e tij janë marrëdhëniet më të mira me Iranin dhe Kubën. Por regjimet autoritare në këto vende nuk ia bëjnë të lehtë. Armiqësia ndaj Amerikës ka ekzistuar për një kohë të gjatë në qëndrimin politik të Teheranit dhe Kubës.
Guantanamo, ligj i ri për armët?
Nuk dihet nëse Obama do t’ia dalë ta mbyllë Guantanamon. Këtë ai e premtoi pas zgjedhjes në vitin 2008, por deri më tani presidenti amerikan ka hasur në refuzimin e kongresit. Edhe për një iniciativë tjetër të presidentit Obama ka skepticizëm tek deputetët: Qëllimi i Obamës për ashpërsimin e ligjit për armët. Nuk pritet që kongresi të miratojë një reformë të zgjeruar. Shumica e deputetëve amerikanë nuk duan ta kenë armik lobin e fuqishëm të armëve në këtë vit zgjedhor që sapo ka filluar./DW
Kandidati republikan presidencial në Shtetet e Bashkuara, Do...
Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë paralajmëroi sot se protesta ...
Ideologjia revolucionare e Teheranit zgjerohet në Lindje të ...
2016 është viti i “Majmunit të zjarrit”, sipas traditës kine...
Mbretëria e Arabisë Saudite “do të paguajë një çmim të lartë...
Përdorimi i shumtë i telefonave dhe kufjeve në ambiente publ...
Të inatosesh me francezët është shumë e lehtë: Nga trupvogli...
Kritikët e milicëve terroristë të IS nuk janë të sigurtë as ...
Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsio...
Për gjashtë muaj, shtetasit e Zvicrës duhet të dalin në refe...
Sondazhi i fundit i Kombeve të Bashkuara sjellin rezultate s...
Dy të dyshuar si kamikazë, anëtarë të organizatës terroriste...
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në intervistën dhënë ...
Nga Ulrike GuerotNë vitin 1543 Andres Laguna, një mjek i shq...
Kina thotë se ka krijuar tre njësi të reja ushtarake, ndërsa...
Rreziku nga terrori, kriza e refugjatëve, presioni nga e dja...
Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite tha se ka ekzekutuar...
Rusia ka hyrë në vitin 2016 me një listë të re prioritetesh ...
Sulmues të armatosur, që mendohet se janë militantë nga Paki...
Nga Adriel KasontaPoeti francez Pol Valeri vërente në vitin ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...