Ndryshimi mund të presë edhe pak...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Gjermania po përjeton një nivel të ri ksenofobie. Politika e Merkelit ndaj refugjatëve po kthehet në një sfidë sociale që përmban rreziqe, mendon Volker Wagener.
Diçka ka ndodhur gjatë vitit që sapo lamë pas. Kur arritën refugjatët, në verën e nxehtë, në vjeshtën e ngrohtë dhe madje edhe në dimrin e butë, shumë u bënë papritmas shumë nervozë. Së pari, ata të cilët gjithmonë shprehin me zë të lartë për të ardhur turp idetë e tyre raciste dhe neonaziste. Pastaj kishte dhe shumë drejtues të shoqërisë që e humbën toruan: kryetarë komunash në provincë, politikanë të landeve, deputetë të zgjedhur në parlement në Berlin. Ata deklaratën e kancelares, që ne mund t’ia dalim me refugjatët, e kthyen në pyetje: A mund t’ia dalim?
Ndërkohë, gjermanët janë të ndarë si kurrë më parë. Asnjë çështje e së kaluarës së afërt nuk polarizon kaq shumë sa pyetja nëse vendi duhet të pranojë refugjatë pa asnjë kontroll dhe në këtë masë? Etika e ndihmuesve gjendet në testin e stresit. Ata që e shohin mbingarkesën e tyre si një çështje prioritare, po bëhen gjithnjë e më shumë dhe po shprehen me zë edhe më të lartë. Prej kohësh është e qartë: politika ndaj refugjatëve e Angela Merkelit mund ta hedhë në erë qendrën e famshme sociale të shoqërisë gjermane. E minuar ajo tashmë është. Konsensusi, një karakteristikë thelbësore e gjermanëve, është në rrezik. Ekziston rreziku i radikalizimit dhe ky ka arsye.
Pegida: një fenomen i rrugës
Ka për shembull të pakënaqur që po rizbulojnë fuqinë e rrugës. Pegida me mesatarisht 10.000 protestues në protestat e të hënave nuk mund të jetë më një fenomen i vërtetë krize. Në këto protesta nuk kritikohen tarifat e TV-së, revolucioni energjetik apo politika arsimore. Politika e dyerve të hapura e Merkelit u ka dhënë të pakënaqurve një emërues të përbashkët, i cili quhet thjesht: Të huajt jashtë! Dikush mund të thotë duke kundërshtuar që Pegida vepron vetëm në shkallë të vogël në Saksoni. Por në fakt, perëndimorët e shqetësuar që orientohen djathtas po përjetojnë një hov pothuajse në gjithë Evropën lindore dhe juglindore. Karakteristika janë himnizimi i tipareve kombëtare, një paranojë mikroborgjeze veçanërisht ndaj së resë dhe së huajës. E djathta e re e interpreton thjeshtë botën komplekse. Janë të mbingarkuarit e epokës digjitale, ata që kanë gjetur tashmë një gjuhë, një forum, një temë.
AfD: një parti që mobilizon
Kjo është veçanërisht e vërtetë në një shkallë më të madhe. Alternativa për Gjermaninë (AfD) qe si një parti me orientim konservator dhe ekonomikisht liberale klinikisht e vdekur që në themelim, kur politika ndaj refugjatëve i dha një jetë të dytë. Në fillim ajo ishte vetëm populiste, tani anëtarë drejtues të partisë janë hapur si ekstremistë të krahut të djathtë dhe ksenofobë. Kjo parti po grumbullon tani të gjithë ata që prej politikës së Angela Merkelit për hapjen e kufijve kaluan në kampin e protestës – si ish-votues CDU ashtu dhe socialdemokratë të kalitur. Aktualisht sipas anketimeve AfD-ja ka dhjetë për qind të votave. Dhjetë për qind për një parti që është në mes të një procesi radikalizmi. Kjo ngre pyetjen nëse Gjermania mund ta përballojë të ndjekë një politikë ndaj refugjatëve që moralisht duket kaq superiore?
Më shumë etikë përgjegjësie, se sa etikë bindjesh
Nisur nga radikalizimi në mesin e shoqërisë kjo është më shumë se problematike. Franca mund t’i përballojë 30 për qind të Frontit Kombëtar, Gjermania, për shkak të historisë së saj, jo. Është mirë që në fund të vjeshtës politikanë realë u përzien në këtë diskutim dhe e bënë Merkelin që të bënte lëshime për të organizuar atë që është e realizueshme. Fisnikëria, që tregoi qeveria federale gjermane në interpretimin e ligjit për azil ishte, dhe është e denjë për çdo nderim, por rrezikon në perspektivë afatmesme paqen sociale. Mirë është të mendosh se nuk është e mjaftueshme. Asaj që do të ofrosh si bujari, duhet të jesh në gjendje t’i përgjigjesh. Sepse stabiliteti shoqëror është po ashtu një vlerë në vetvete. Dhe parandalimi i një rryme të gjerë ekstremiste të djathtë po se po./DW
Policia e Kosovës ka vënë në pranga dy persona ne aeroportin...
I cilësuar si grupi terrorist më i pasur në histori, kryesis...
Klima për emigrantët po ashpërsohet. Pasi Suedia shpalli kon...
Kremlini ka njoftuar se kreu i Organizatës së Inteligjencës ...
Është kthyer mbrapsht 40 minuta pasi ishte ngritur në ajër a...
Kandidatja demokrate Hillary Clinton tha se do të flasë për ...
Policia Kufitare në Morinë, ka kryer arrestimin provizor të ...
Prishtinë- Kryeqyteti i Kosovës është përfshirë nga temperat...
2016 është vit zgjedhor në SHBA. Pavarësisht se kush do të z...
Kandidati republikan presidencial në Shtetet e Bashkuara, Do...
Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë paralajmëroi sot se protesta ...
Ideologjia revolucionare e Teheranit zgjerohet në Lindje të ...
2016 është viti i “Majmunit të zjarrit”, sipas traditës kine...
Mbretëria e Arabisë Saudite “do të paguajë një çmim të lartë...
Përdorimi i shumtë i telefonave dhe kufjeve në ambiente publ...
Të inatosesh me francezët është shumë e lehtë: Nga trupvogli...
Kritikët e milicëve terroristë të IS nuk janë të sigurtë as ...
Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsio...
Për gjashtë muaj, shtetasit e Zvicrës duhet të dalin në refe...
Sondazhi i fundit i Kombeve të Bashkuara sjellin rezultate s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...