Kërcënim për sigurinë kombëtare/ Ikballe Berisha shpallet “non grata” në Shqipëri
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Qeveritë e vendeve europianolindore e qendrore kanë bërë bllokadë të hershme kundër pranimit të refugjatëve myslimanë para ngjarjes së Këlnit, ku pati ngacmime seksuale masive. Tani ata thonë se paskan pasur të drejtë.
Si Polonia, Hungaria, Çekia apo Sllovakia – qeveritë e këtyre vendeve por edhe shtypi i tyre e vlerëson pas ngjarjeve të Këlnit, pak a shumë kështu: Dihej që do ndodhte ajo që ndodhi në Këln. Më pa doreza u shpreh kryeministri sllovak, Robert Fico, ndoshta edhe pse se synon të ruajë shumicën parlamentare të partisë socialdemokrate në zgjedhjet e parashikuara për më 5 mars. ?Menjëherë sapo hyjnë emigrantë në vend mund të përballesh me probleme të tilla?, tha Fico të enjten para gazetarëve. ?Ne nuk duam që kjo të ndodhë tek ne.?
Fico e sheh problemin para së gjithash tek myslimanët: Konkluzioni i tij: Më së miri ata nuk duhet lejuar të hyjnë në vend. Ficon e mbështesin mediat sllovake, disi e çuditshme por edhe faqet e shtypit liberal të majtë.
“Altruistë naivë”
Gazeta ?Sme? konstaton tek Gjermania një naivitet të përhapur. ?Kriza e migracionit ka çuar në krijimin e një subkulture altruistësh qëllimmirë, të cilët i kushtojnë kaq kohë e vëmendje të ardhurve, sikur duan të besojnë se vuajtja e mëparshme i ka ngritur këta të ardhur në një nivel moral më të lartë.?
Ndërsa gazeta sllovake ?Pravda? paralajmëron për gabimin e të gjykuarit të përgjithësuar të burrave myslimanë, pra fajësimi kolektiv, por shton se po bëhet gjithnjë e më e vështirë mbrojtja e këtij qëndrimi. ?Debati se çfarë do të thotë për shoqëritë europiane integrimi i një numri kaq të madh refugjatësh nuk ishte i lehtë edhe para ngjarjeve në natën e Vitit të Ri në Këln. Por tani këtij i janë shtuar tone të tjera të pakëndshme e provokuese.?
Edhe qeveria nacionalkonservatore polake. Kryeministrja Beata Szydlo mbi ngjarjen e Këlnit tha se ?ajo që ndodhi në Gjermani, tregon se problemet janë më serioze se sa duan të besojnë udhëheqësit europianë.?
Jo hapësira ku nuk vepron ligji
Në Çeki si kryeministri aktual Milos Zeman ashtu edhe paraardhësi i tij, Vaclav Klaus janë shprehur disa herë kundër refugjatëve. Zeman pretendoi para pak ditësh se ?besoj se invazioni po përgatitet nga Vëllazëria Myslimane-me mjetet e një sërë vendesh.? Me këtë sipas tij Vëllazëria Myslimane ?kërkon të kontrollojë hap pas hapi Europën.?
Ndërsa gazeta konservatore çeke “Lidove noviny” sheh një lidhje të drejtpërdrejtë me Këlnin: ?Ngjarjet e Natës së Vitit të Ri ofrojnë deri më tani argumentin më të fortë për rritjen e kujdesit në lidhje me pranimin e migrantëve. Deri më tani na thuhej se zonat e ndaluara ?No-go? janë thjesht shpikje. Tani ministri gjerman i Drejtësisë Maas thotë: ?Nuk duhet të krijohen hapësira ku nuk vepron ligji.’ Po lufton ai me një rrezik joekzistent apo ka pranuar me këtë seriozitetin e problemeve??
Një nga komentet më të ashpra për Këlnin dhe sidomos për raportimin gjerman e sjell gazeta hungareze ?Magyar Idök? në numrin e së premtes. ?Imazhi naiv i familjeve që marrin arratinë nga lufta dhe mjerimi do të ishte tronditur thellësisht, nëse do të ishte vendosur një lidhje e drejtpërdrejtë në Natën e Vitit të Ri me sheshin e Këlnit. Falë ?korrektesës politike? të gazetarëve gjermanë kjo u mbulua. Ata kanë krijuar një ?Stasi mediatik?, që vrojton diktaturën e mendimit.?
Harrojeni tani shpërndarjen e refugjatëve
Një gjë dihet: Hendeku për politikën e refugjatëve në Europë është thelluar më shumë pas ngjarjeve në Këln. Kjo vlen edhe për bashkëpunimin për të shpërndarë refugjatët brenda Europës. Në vjeshtë ministrat e Brendshëm ranë dakord për të shpërndarë 160.000 refugjatë. Rumania, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia u mundën me votë. Këto vende refuzojnë kategorikisht kuotat fikse. Sllovakia dhe më vonë Hungaria dorëzuan padinë në Gjykatën Europiane. Por edhe vende të tjera nuk janë entuziaste. Nga 160.000 refugjatët që duhet të shpërndahen nga Italia e Greqia, vetëm pak qindra kanë gjetur një strehë të re në vendet e BE-së.
Por një gjest i kryeministrit sllovak Fico e tregon më së miri atmosferën në Europën Lindore e Qendrore. Ai jo vetëm që nuk dëshiron pranimin e refugjatëve, por ai nuk do më të dorëzojë fonde për krizën humanitare të refugjatëve. Mjetet duhet të shkojnë në drejtim të mbrojtjes: ?Ndihmat financiare për zgjidhjen e problemit të refugjatëve ne do t’i riorientojmë në drejtim të mbrojtjes së kufijve të jashtëm të Shengenit. Vetëm kështu mund të ndalen karvanet e pakontrolluara të refugjatëve.? Sllovakia vetë nuk ka pse të shqetësohet. Përgjatë 2015-s aplikuan për azil vetëm 169 vetë në këtë vend. 8 prej tyre morën azil ? se sa myslimanë janë tek kjo tetëshe nuk dihet./DW
Kur Mohammed bin Salman ishte vetëm 12 vjeçar ai merrte pjes...
Rreth 90 gra kanë raportuar se në natën në mes të 31 dhjetor...
Tony Blair: Alo, jam përpjekur të të kontaktoj gjatë ditëve ...
Në SHBA, gara presidenciale është intensifikuar, tani që mbe...
Evropa kontinentale ka nevojë për mendimin liberal dhe botër...
70 vjet pas vdekjes, vepra nxitëse e urrejtjes e Hitlerit de...
Një fluturim i British Airways në Aeroportin e Londrës nga I...
Rënia e shpejtë e kursit të aksioneve në Kinë vazhdon dhe i ...
Përfaqësuesit diplomatik në Kosovë kanë reaguar të shtunën p...
Parashikimi i Komisionit Europian tregon se PBB-ja (Produkti...
Një botë në një krizë nervash, ngashërehet me mall për epokë...
Lëvdatat në distancë ndërmjet Donald Trump dhe Vladimir Puti...
Në aksionin e kapjes së tij mori pjesë policia meksikane dhe...
Prokurori Basri Morina, çuditërisht nuk flet për aplikimin e...
Rënia e konjunkturës ekonomike në Kinë po sjell me vete humb...
“Daily Mail” ka zbardhur të plota bisedat telefonike të ish-...
Fotografja Danielle Villasana ka kryer një fotoreportazh në ...
Edicioni i parë gjerman i “Mein Kampf” do të publikohet për ...
Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë notë të keqe, madje j...
Të gjitha shpresat e mundshme për një zgjidhje paqësore për ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...