70 vjetori i Republikës së Enver Hoxhës/ Ja cfarë ndodhi më 11 janar 1946
Më 11 janar të vitit 1946 u shpall Republika e dytë shqiptar...
Genc Pollo tashmë zinte vend në ?listën e zezë? të Berishës dhe nuk duhej pritur që ai të ishte ndër
njerëzit me të cilët Berisha do të tregohej bujar në ndarjen e tortës së pushtetit, pasi PD fitoi zgjedhjet parlamentare të marsit 1992. Por Berisha, në kohën që u zgjodh President i Republikës, në prill 1992, e ndjente se shpejt klani kundërshtar në PD do ta formalizonte ndarjen nga partia. Berisha e kuptonte se këtë shizmë politikë do të kërkonin ta interpretonin edhe si një konflikt mes tij si një lider musliman dhe krahut të krishterë ortodoks të partisë, pasi tek rebelët bënin pjesë Gramoz Pashko, rivali i tij kryesor që me krijimin e PD-së dhe njerëz të tjerë me profil të lartë në parti, që ishin të fesë ortodokse. Imazhi i kryeministrit të krishterë ortodoks të PD-së, Aleksandër Meksi, nuk mjaftonte për të kundërbalancuar këtë lëvizje.
Prandaj Berisha kërkoi të tërhiqte nga krahu tjetër Genc Pollon, duke i ofruar postin e këshilltarit politik të Presidentit. Sigurisht që Berisha nuk i besonte Pollos si njeri dhe as aftësive të tij politike dhe intelektuale, kur ishte fjala për një post të tillë. Berisha as që kishte ndërmend që t? i jepte Pollos akces në procesin e vendimmarrjes së tij politike si President, duke u këshilluar seriozisht me të, edhe pse me gjasë kishte ndërmend që t? i jepte iluzionin se Pollo kishte impakt në vendimmarrjen presidenciale, duke bërë me të biseda, që dukej se kishin si të vetmin qëllim që të kënaqnin egon e Pollos. Ata që filluan ta quajnë Pollon, pasi u bë këshilltar politik i Presidentit Berisha si ?Sofokli Lazri? i Berishës, duke bërë analogji me rolin që Sofokli Lazri kishte tek Ramiz Alia, e kanë gabim. Së pari se Pollo nuk e kishte kapacitetin e Sofokli Lazrti dhe së dyti se Berishës nuk i ka pëlqyer kurrë që politikanë të rinj ambiciozë të bëjnë rolin e interlokutorit mes tij dhe kancelarive të huaja dhe kjo për arsye që kuptohen.
Por, Berisha duket se shkonte me mendjen që ta përdorte Pollon si një figurë dekorative për të ulur disi pakënaqësitë e Greqisë dhe të ortodoksëve në PD për ndarjen që po ndodhte në parti me largimin e pritshëm të krahut të Pashkos. Sigurisht që Greqisë dhe klanit kundërshtar të Berishës në PD u ka pëlqyer që ta kenë një njeriun e tyre pranë Presidentit Berisha dhe për këtë e kanë nxitur Pollon që ta pranojë ofertën e Berishës. Gjatë mandatit të parë të PD-së në pushtet, në vitet 1992-1996, Pollo
parapëlqeu mos të kishte një profil të lartë publik, duke qendruar i tërhequr në hije, në Presidencë.
Edhe pse gjatë kohës që Pollo ishte në postin e këshilltarit politik të Presidentit pati shumë kriza, në të cilat qe drejtpërdrejt i involvuar Presidenti Berisha si njeriu më i pushtetshëm në vend, duke filluar që nga kriza në marrëdhëniet shqiptaro-greke, e krijuar me dëbimin e një prifti grek në 1993 dhe me arrestimin e pesë aktivistëve të Omonia-s një vit më pas, çështja e projekt-kushtetutës etj., Pollo asnjëherë nuk doli në media për të marrë pjesë në debatin mbi këto, në mbështetje të Presidentit Berisha. Pollo qëndroi larg edhe debatit në PD, ku Presidenti Berisha mori vetë përsipër të bënte rotagonistin në konfliktin me mocionistët në verën e vitit 1992 dhe me Eduard Selamin në fillim të vitit 1995. Pozicioni i tërhequr i këshilltarit politik të Berishës bënte kontrast të madh me pozicionin shumë aktiv të Presidentit Berisha, si në shtet ashtu dhe në parti, ku Berisha vazhdonte të qe pjesë e lidershipit edhe formalisht, duke qenë anëtar i kryesisë së PD-së. Praktikisht Pollo ishte duke e kryer detyrën e vet si këshilltar pranë një Presidenti honorifik dhe jo pranë një Presidenti të fuqishëm dhe kjo mund të interpretohej edhe si një distancim i heshtur nga modeli i Presidencës shumë të angazhuar politik që ndiqte shefi i tij, Berisha.
Në rast se do të ishte vërtet kështu, atëhere ky do të ishte një virtut politik i Pollos. Por, Pollo tregoi se ishte shumë i prekshëm nga vesi kryesor politik i Berishës, zgjerimi i sferës së pushtetit presidencial, kur kjo gjë ishte në interesin e vetë Pollos. Pollo tregoi se dinte ta përdorte postin e vet në Presidencë për të hyrë në ato organizma prania në të cilat mendonte se i shërbente karrierës së vet të ardhme si politikan, duke i siguruar kontakte dhe duke i pasuruar CV. Në vitin 1993 ai u bë anëtar themelues i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut, si dhe u zgjodh nënkryetar i kësaj shoqate, ku kryetar ishte Alfred Moisiu. Në këtë cilësi Genc Pollo ka përfituar shumë herë nga bujaria e bosit të firmës piramidale mashtruese VEFA, Vehbi Alimuça, i cili qe pranuar në kryesinë e Shoqatës Shqiptare të Atlantikut vetëm që të paguante faturat e hoteleve dhe restoranteve luksoze të krerëve të shoqatës gjatë udhëtimeve të tyre jashtë vendit.
Në zgjedhjet e 26 majit 1996 Pollo doli nga hija e Presidencës, duke u bërë kandidat për deputet i PD-së në vendin e tij të origjinës, në Përmet. Pse Pollo hyri në këtë aventurë politike kur që para zgjedhjeveishte bërë e qartë se Presidenti Berisha dhe PD-ja, që tashmë gjendeshin në konflikt me SHBA-të, po shkonin drejt një fitoreje të dyshimtë dhe të kontestuar ndërkombëtarisht? Për këtë Pollon e shtynte interesi për t? u bërë deputet, për herë të parë në karrierën e tij politike. Pollo kishte që nga viti 1991 që po sillej rreth parlamentit si ?zog skifteri?, siç thotë ajo kënga e Shqipërisë së Mesme. Në 1991 ai nuk arriti të fitonte në Tiranë, në 1992 u mënjanua nga lista e kandidatëve prej Berishës, ndërsa në 1996 ai po kandidonte me mbështetjen e Berishës, çka dëshmon për amoralitetin e tij politik.
Në 26 maj Pollo fitoi në Përmet dhe u bë për herë të parë deputet. Në rast se zgjedhjet e 26 majit 1996 qenë të manipuluara, sigurisht që ato nuk u manipuluan gjithandej, por vetëm në vendet ku PD nuk mund të fitonte. Në këtë sens, një nga vendet ku u manipuluan më së shumti ato qe Përmeti. Për këtë mjaft të thuhet se në tre palë zgjedhjet parlamentare që janë zhvilluar në Shqipëri pas vitit 1996, duke ëprfshirë dhe ato të fundit të vitit 2005, në Përmet ka fituar PS-ja. Vështirë të besohet se Përmeti që tre zgjedhje rresht ka votuar për PS-në, në 1996 të ketë votuar për PD-në, edhe pse kandidat atëhere qe Genc Pollo. Në rast se do të kishte qënë kështu atëhere Genc Pollo në zgjedhjet e vitit 2005 duhet të kishte kandiduar dhe fituar në Përmet. Por, ai në 2005, parapëlqeu që mos të kandidonte dhe të bëhej deputet nga sistemi proporcional.
Në Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e vitit 1996 Genc Pollo u zgjodh anëtar i komisionit parlamentar të
punëve të jashtme dhe kryetar i nënkomisionit parlamentar të integrimit europian. Natyrisht që të gjitha këto ishin angazhime fiktive në një kohë që pushteti i PD-së po shkonte me shpejtësi drejt izolimit ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë Pollo mbajti dhe pozicionin e vet në Presidencë si këshilltar politik i Berishës. Pollo erdhi duke u bërë gjithherë e më aktiv në mbështetje të Berishës, veçanërisht në rrafsh ndërkombëtar, duke mbrojtur legjitimitetin e zgjedhjeve të 26 majit në delegacionet shqiptare që shkuan në Këshillin e Europës, Parlamentin Europian, forumet e OSBE etj. Mbetet ende një mister se çfarë e bëri Pollon në këtë periudhë që të dalë jashtë natyrës së vet të njeriut diskret dhe që e braktis gjithherë kauzën që duket e humbur, për mos t? u kompromentuar. Një hipotezë mund të jetë ajo që niset nga premisa se Pollo ka pasur afera me firmat piramidale që atëhere qenë në lulëzim të plotë, gjë për të cilën e ka akuzuar shtypi pranë Berishës pasi Pollo u prish me këtë të fundit, çka e detyronte Pollon që të qendronte fort në krah të Berishës, edhe kur dukej qartë se pushteti i tij po pësonte fatin e ?Titanik?.
Fakti është se Pollo, në gjysmën e dytë të vitit 1996 dhe në gjysmën e parë të vitit 1997, erdhi duke e rritur angazhimin politik në mbështetje të Berishës pari passu me shkallëzimin e konfliktit në Shqipëri. Në shkurt të vitit 1997, Pollo u zgjodh sekretar i marrëdhënieve me jashtë në PD, në një kohë që ende nuk qe anëtar i kryesisë së PD. Në mars 1997 Pollo u zgjodh kryetar i komisionit parlamentar të punëve të jashtme dhe në prill 1997 u zgjodh sekretar i përgjithshëm i PD-së, duke u bërë kështu numri 2 në hierarkinë zyrtare partiake.
Në ditët më të vështira për Berishën në vitin 1997, në 12-20 mars 1997, kur në të gjithë Shqipërinë u shpërthyen depot e armëve dhe Berisha ishte i ngujuar në selinë presidenciale, që u sulmua disa herë me armë dhe kur Berisha u kërcënua me ultimatume të përsëritura për t? u larguar, Pollo ishte nga paktët që i qendruan pranë thuajse gjatë gjithë kohës. Por, në ato ditë shumë të tensionuar të marsit 1997 kishte njerëz ?cinikë? që thoshin se sa kohë që Berisha ka Pollon pranë është e sigurt se nuk do t? i ndodhë gjë dhe se mbetet ende në lojë për ndërkombëtarët dhe se shenja e sigurt se Berisha ka marrë fund dhe do të largohet nga Shqipëria është kur të braktiset edhe nga Pollo.
Në maj të vitit 1997, kur Genc Pollos i vdiq i ati, Stefanaq Pollo, u krijua një nga ato situata që krijohen në Shqipëri nga ?qarku i shkurtër? mes konfliktit politik dhe traditës shqiptare, kur rrethi i të ndjerit që shkoi për ngushëllim dhe që përbëhej nga njerëz të ish-nomenklaturës dhe aktualisht të majtë, u përplasën në një sallë me njerëzit e së djathtës, me të cilët ishte i lidhur tash Genc Pollo. E gjithë kjo tregonte se sa absurd ishte angazhimi politik aktual i Genc Pollos, gjë për të cilën nuk mungonin të bënin aluzione kësolltarët e majtë.
Në zgjedhjet e 29 qershorit 1997 Genc Pollo kandidoi për PD-në në qytetin e Korçës ku humbi, por megjithatë u bë deputet nga sistemi proporcional, nëpërmjet listës shumëemërore të PD-së. Në Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e vitit 1997 Pollo u zgjodh kryetar i grupit parlamentar të PD-së. Karriera politike e Pollos në PD erdhi duke përparuar. Në Kuvendin IV të PD-së që u mbajt në tetor 1997, ku Berisha u zgjodh kryetar i PD, Genc Pollo u zgjodh nënkryetar i partisë. Duke zgjedhur Pollon, kristian ortodoks, si zëvendësin e vet, Berisha sigurisht që kërkonte të bënte një veprim simbolik për të treguar hapjen e partisë drejt kristianëve ortodoksë, të cilët deri më atëherë nuk kishin qe në të pranishëm në lidershipin e partisë, që nga koha e krijimit të saj, po të përjashtojmë këtu konsiderimin joformal të Gramoz Pashkos si nënkryetar i PD-së, në fillimet e kësaj partie.
Duhej pritur që Pollo duke qenë një njeri inaktiv dhe pa oratori të pajtohej me këtë rol që po i jepte Berisha, duke u mjaftuar me beneficet që i vinin nga posti i tij dhe duke pritur, në një pozitë komode, ardhjen e PD-së në pushtet për të marrë më tepër. Por, Pollon filluan ta pompojnë disa qarqe ndërkombëtare për ta bindur që t? i hynte sfidës për t? i marrë Berishës postin e kryetarit të PD-së. Ishin ato qarqe ndërkombëtare që në atë kohë përpunuan tezën se për t? u eliminuar konflikti politik në Shqipëri duhej të largoheshin nga politika Nano dhe Berisha, duke u zëvendësuar me Majkon dhe Pollon. Sponsorë të kësaj teze ishin kancelaritë europiane që donin t? i privonin SHBA-të nga përdorimi i kartës ?Berisha?, si një politikan i fortë që ato mund ta përdornin në një kohë tjetër në lidhje me Kosovën, si dhe lobi greko-amerikan, që në sintoni me Athinën donte të riaktivizonte planin ?Micotakis? të janarit 1991 për të vënë të krishterë ortodoksë në krye të dy partive të mëdha në Shqipëri. Teza e eliminimit të konfliktit politik shqiptar nëpërmjet largimit të Nanos dhe Berishës, që u lançua së pari në një raport të Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Shqipërinë, në 1998, nuk u pranua në SHBA-të nga Departamenti i Shtetit dhe Pentagoni. Megjithatë u tentua që të zbatohet ky projekt nga ana e europianëve dhe posaçërisht të Greqisë.
Me vrasjen në shtator të vitit 1998 të Azem Hajdarit, nënkryetarit me profil të lartë të PD-së, në lidershipin e PD-së u krijua një vacuum që dukej se krijonte kushtet që me largimin e Berishës nga posti i kryetarit të partisë, vendin e këtij ta zinte Pollo. Në vjeshtën e vitit 1998, kur Nano tashmë kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe ishte larguar nga Shqipëria dhe kur pritej nga dita në ditë arrestimi i Berishës për ngjarjet e 14 shtatorit, dukej se projekti i zëvendësimit të Nanos dhe Berishës ishte në prag të realizimit.
vijon…
Më 11 janar të vitit 1946 u shpall Republika e dytë shqiptar...
Burime nga tatimet e Tiranës thanë për citynews se shpërdori...
Presidenti i republikës Bujar Nishani ka deklaruar se mazhor...
Prej kohësh, fenomeni i blerjes dhe përdorimit të shtypit ng...
Këngëtari i famshëm David Bowie ka ndërruar jetë sot në mosh...
Horoskopi ditor për diten e hënë – 11. janar 2016Marrëdhënia...
...
Nuk mund te kete nje pakt te ri politik ne vend, pa pergjegj...
Këngëtarja Eni Koçi ka publikuar këngën e saj më te re. Me t...
Michael Attaleiates ishte një avokat dhe historian bizantin,...
Mbrëmjen e sotme, për të 73-in vit rradhasi do të publikohen...
Deputeti Eduart Ndocaj, ka deklaruar se mjekët dhe infermier...
Është publikuar traileri i sërisë së fundit të filmit “Batm...
Në ditët e fundit të dhjetorit 2011, u nda nga jeta Leka Zog...
Pa u shuajtur akoma jehona e parkimit nëntokësor te Parku Ri...
“Audi” me ngjyrë të zezë, me të cilin u rrëmbye Gazmend Çoll...
“Blloku”Në dhjetor të vitit 1960, ndërsa avioni zyrtar shqip...
E përditshmja italiane “Il Giornale”, boton një fragment nga...
Ka përfunduar tryeza e ekspertëve të mazhorancës lidhur me R...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...